Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

20 vite teknik në Teatrin Kombëtar: “Aq hidhërim do ndjeja po të shembej, sikur të më shembnin shtëpinë time”

“Bëj sa të duash teatro. Shko bëje në Sauk sepse është shtuar popullsia. Shemb diku tjetër. Merr dhe tokën time po të duash…por jo Teatrin Kombëtar. Nuk prishet Teatri Kombëtar”

Ibrahim Cani, ish-teknik skene për rreth 20 vite në Teatrin Kombëtar, i quajtur Teatri Popullor gjatë periudhës në të cilën ka punuar. Ai ndan me Citizens Channel kujtimet e asaj periudhe dhe përjetimet e tij mbi nismën e qeverisë shqiptare për t’i dhënë pjesë toke publike një zhvilluesi privat në shkëmbim të një teatri të ri.

Ai flet me nostalgji për kohët kur teatri ishte kthyer në shtëpinë e tij të dytë, për një ambient të mbushur me aktorë të cilët gjithë kohës përsërisnin batutat e shfaqjeve të cilat priteshin të viheshin në skenë.

Aktorët na përshëndesnin gjithmonë, kujtimet  më të bukura të jetës sime kanë qenë në periudhën kur unë punoja në teatër”

I pyetur për gjendjen aktuale si dhe për mendimin e tij në lidhje shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar zoti Cani shprehet: “Unë nuk mendoj që godina duhet të shembet, ajo duhet të restaurohet siç është restauruar Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli”.

Ai ka një koment për  arkitektët dhe urbanistët të cilët e cilësuan godinën e Teatrit Kombëtar si të rrezikshme për artistët dhe publikun që

Cani mban në letër të gjithë emrat e aktorëve që ka ndjekur nga afër kur punonte në TK

ndjek shfaqjet: “Këta arkitektë që i thonë këto gjëra unë mendoj që janë kthyer nga paraja , ose për të marrë një tender ose për të marrë një ndërtim”.

Më tej Cani i bën një thirrje specialistëve të vijnë me të për të parë kushtet e godinës: “Unë bëj një thirrje, i them kujtdo urbanist të vijë , të vijë me mua .. të hap unë  ku të dojë, në daç murin, në daç lart çatinë e të hyj unë me të t’i them urdhëro zotëri, urdhëro si e ke çatinë”, shton ai, i pyetur për kushtet e godinës.

I pyetur si do të ndihej nëse kjo godinë do të shembej ai thotë: “Unë aq i dëshpëruar do ndihesha, aq hidhërim do të ndjeja sa sikur do më shembnin shtëpinë time. Me prishjen e Teatrit shqiptarët humbasin një kulturë, art, dramë, komedi, çfarë s’humbasin. Po humbasin të ardhmen e një kombi që është arti. Arti të bën me qesh, të heq stresin, të heq mërzinë, të heq çdo të keqe.”

*Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *