Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti i DASH, kritika mbi presionin politik ndaj biznesit të huaj, korrupsionit dhe PPP-ve

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dje raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2018.
Raporti ngre një sërë çështjesh duke cilësuar si probleme të vazhdueshme korrupsionin në sistemin gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe numrin e lartë të kontratave të partneritetit publik privat, mungesën e aksesit të kompanive në  rrjetin e energjisë elektrike dhe presionit politik në punësim.

Disa nga pikat më të rëndësishme që ky raport ka evidentuar në lidhje me gjendjen aktuale të klimës së biznesit në Shqipëri janë:

  • Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë verifikimi e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguar, por investitorët e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes
  • Ligjet që kanë të bëjnë me biznesin ndryshojnë vazhdimisht dhe pa konsultim me komunitetin përkatës.
  • Praktika e ndjekur nga qeveria, partneriteti publik privat, prek dhe investitorët e huaj sepse limiton mundësinë për garë të barabartë, sidomos në sektorin e infrastrukturës, por edhe në sektorë të tjera.
  • Qeveria ka firmosur më shumë se 200 kontrata të tilla (partneritet-publik-privat), në vitin 2017.
  • Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit në vitin 2017 i “Transparency International” e renditi Shqipërinë në vend të 91 nga 180 vende, me një rënie prej 8 vende që nga viti 2016. Shqipëria tani perceptohet si vendi i dytë më i korruptuar i Ballkanit Perëndimor.
  • Shqipëria vazhdon të jetë dobët në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës dhe marrjes së energjisë elektrike.
  • E drejta e pronës ngelet një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titulli është i vështirë për tu marrë. Disa faktorë përfshijnë aktorë të paskrupujt, të cilët manipulojnë sistemin gjyqësor, për të marrë një titull toke që nuk është i tyri. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm është i vështirë për t’u marrë.
  • Agjencia e ngarkuar për të hequr ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe shpesh dështon për të ndjekur procedurat.

Raporti përmend energjinë, turizmin, furnizimin me ujë, kanalizimet, rrugët dhe hekurudhat, minierat dhe teknologjinë  e komunikimit dhe të informacionit si fushat me potencial më të mirë zhvillimi për investitorët e huaj.

Kliko këtu për shkarkuar raportin e plotë

*Citizens Channel/ F.S

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *