Citizens Channel me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert fton të gjithë gazetarët e rinj dhe studentët e gazetarisë në një trajnim një ditor me temë ” Op-Eds dhe metodat e kërkimit” në datën 20 shtator 2018.
Op-Ed (Editorial i Hapur) është një zhanër i veçantë gazetarie që i lejon autorëve të ndikojnë në opinionin publik për çështje me rëndësi. Përmes Op-Eds (editorialeve të hapura) autorët shprehin në median e shkruar opinione që janë zakonisht jo konform linjës editoriale të botimit ku publikohen.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë mbi çështje që prekin etikën e gazetarisë, metodat e kërkimit dhe marrëdhënien me burimet e informacionit.

Plotëso formularin më poshtë për tu regjistruar si pjesëmarrës/e ne trajnim:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc0lr0GEkwHjgOJz732_eV7bbEDAGXa6OiiSmtSKGjgOBQhFw/viewform

Më shumë informacione mbi trajnimin: “Op-Eds dhe Metodat e Kërkimit”:

Trajnimi do të mbahet ditën e enjte, 20 Shtator 2018 në Tiranë dhe do të ndahet në katër sesione kryesore:

1. Etika dhe standardet e gazetarisë në kohën e “fake news”
Në këtë sesion do të flitet mbi dallimin e fakteve nga opinionet duke zhvilluar më tej një diskutim mbi elementët e një debati të mirë.

2. Arti i të shkruarit op-eds dhe editoriale
Ky sesion do të ndihmojë studentët dhe gazetarët e rinj në kërkimin e tezave të forta dhe ndërtimin e argumenteve cilësorë. Më tej do të trajtohet gjetja e balancës midis opinioneve dhe fakteve në një shkrim, duke u mbyllur me një përshkrim të llojeve të ndryshme të Editorialeve të Hapura

3. Arti i redaktimit të Editorialeve:
Ky sesion do t’i përgjigjet pyetjes: “Si të përmirësosh një tekst qe nuk e kemi shkruar ne?

4. Kërkimi dhe burimet e informacionit:
Si të nxjerrim informacion të vlefshëm nga burime të ndryshme. Si t’i përqasemi institucioneve dhe si të ndërtojmë një rrjet të konsoliduar dhe të besueshëm burimesh.

Informacione mbi trajneren:

Joanna Itzek është redaktore e @IPGJournal, një revistë prestigjioze online me qendër në Berlin e fokusuar në debatet mbi politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo është pjesë e Departamentit të Analizave të Politikave Ndërkombëtare pranë Fondacionit Friedrich Ebert (FES) në Berlin. Përpara se të bashkohej me FES, Joanna ka punuar si Drejtuese Editoriale tek “N-Host”, një rrejt ndërkombëtar raportimi për Evropën Lindore. Joanna ka punuar më parë si redaktore dhe korrespondente për media gjermane duke raportuar nga Lindja e Mesme dhe Evropa Veriore. Ajo mban leksione/ trajnime mbi gazetarinë për institucione të ndryshme si Shkolla Ndërkombëtare e Biznesit në Amsterdam.

(Më shumë detaje për axhendën dhe trajnimin do të publikohen pas përfundimi të procesit të regjistrimit)

 

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu