Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Jeta e veçantë në ishullin kolumbian

Nga distanca është e vështirë të përcaktohet se çfarë është Santa Cruz del Islote. Duke ardhur nga deti, ishulli-një nga më të populluarit në botë, duket sikur është lundrues.

Në fakt, Santa Cruz – që ndodhet në arkipelagun San Bernardo të Kolumbisë në Gjirin e Morrosquillo – qëndron në një kombinim të shtratit të detit të ngritur dhe koraleve. Është një nga 10 ishujt në arkipelag.

Legjenda thotë së peshkatarët nga ishujt e afërt e kalonin natën në Santa Cruz dhe vendosën të qëndronin përgjithmonë kur kuptuan se atje nuk kishte mushkonja. Vendasit ja atribuojnë mungesën e mushkonjave, mungesës së pemëve dhe plazheve.

Santa Cruz nuk është një ishull tradicional. Aty nuk ka një vend ku vizitorët mund të qëndrojnë. Turistët zakonisht i kalojnë netët në hotelin Punta Faro në ishullin Múcura dhe udhëtojnë me varka për në ishullin Santa Cruz për të eksploruar për pak orë.

Është si të futesh në një novelë të  Gabriel García Márquez. Pamjet e Santa Cruz janë si një ëndërr, një mënyrë shumë e pafajshme e të jetuarit ( në Santa Cruz nuk ka policë), dhe shtëpi shumëngjyrëshe të cilat kanë kaluar  nëpër breza kështu që atje nuk ka banues jo vendas.

Disa vlerësime tregojnë se mund të vendosen 1200 banorë në ishullin e vogël që në fakt ka madhësinë e dy fushave të futbollit. Por disa thonë se komuniteti është më i vogël. Juve Nal që ka jetuar gjithë jetën në Santa Cruz thotë se është më shumë se 900.

“Mërzitemi nga media sepse thotë gjithmonë se ishulli është më i populluar se sa është në të vërtetë”, thotë Nal i cili duket si një lider i komunitetit, udhërrëfyes dhe zëdhënës, të treja në një.

Pavarësisht popullsisë ( e cila nuk dihet sepse nuk është bërë regjistrimi për dekada), Santa Cruz duket si një shtrëngim i lehtë.

Rreth 115 shtëpi që janë të vendosura në mënyrë josistematike me njëra-tjetrën, ndërkohë që burra të moshuar me sy të këndshëm dhe me fytyra të nxira nga moti, ulen dhe pijnë birra, djem adoleshentë që luajnë në rrugë dhe gra që bisedojnë me njëra tjetrën.

“Këtu nuk ka krime”, thotë Nal me krenari. “Ne nuk kemi polici dhe as që kemi nevojë për ata.”. Ai ndalet në një shesh të vogël të shënuar me një kryq, dhe thotë se ky është vendi më i mirë për të bërë foto sepse ishulli e merr emrin nga kryqi.

Një partneritet me hotelin Punta Faro ka rezultuar në krijimin e një akuariumi të vogël në Santa Cruz. Më parë Më parë, banorët e vendit trajtonin breshkat në të njëjtën mënyrë si pulat, duke i vrarë për mish. Tani, ata me kujdes i zgjidhin breshkat e kapura në rrjetat e tyre të peshkimit dhe kujdesen për to derisa ekipi i konservimit të hotelit t’i mbledhë ato.

Vendasit tregojnë se bëjnë jetë të qetë

Turistët mund të paguajnë një tarifë të vogël për të hyrë tek akuariumi, ku gjithashtu gjenden peshkaqenë të vegjël, dhe peshq.

Por, Santa Cruz është e mbushur me shtëpi. Banorët e ishullit kanë filluar të ndërtojnë katet më lart, pasi hapësira ka mbaruar për më shumë shtëpi në terren.

“Është një shqetësim për të ardhmen”, pranon Nal. “Ne po na mbaron toka dhe nuk e di se çfarë përgjigje është. Ne nuk mund të vazhdojmë të ndërtojmë lart dhe më lart”.

Por banorët e ishullit Santa Cruz nuk duan mëshirën tuaj.

“Ne jemi të lumtur”, thotë Nal. “Ku tjetër në botë nuk ka nevojë për policinë, ku tjetër mund të keni një ishull për vetëm komunitetin tuaj të vogël?

“Çdo ditë zgjohesh me zërin dhe pamjen e detit, nuk dua të jetoj diku tjetër”.

Nal, një lider i komunitetit, udhërrëfyes dhe zëdhënës, të treja në një.

Të vizitosh Santa Cruz

Vizitorëve u kërkohet të paguajnë 3.000 pesos ($ 1) pas mbërritjes në ishull. Në vitet e fundit, thotë Nal, më shumë kanë ardhur për të vizituar, duke bërë fotografi të banorëve të ishullit sikur të ishin duke vizituar një kopsht zoologjik.

“Ishte shumë e pahijshme”, thotë Nal. “Tani ju bëjmë ture dhe turistët kuptojnë se nuk jemi këtu vetëm për tu parë, por edhe mund të mësojnë për kulturën tonë”.

Ka shqetësime se ishulli do të bjerë si pasojë e rritjes së nivelit të detit. Alejandro Alzate, menaxher i përgjithshëm dhe bashkëpronar i Punta Faro, thotë se përmbytjet në Santa Cruz ndodhin rregullisht dhe mund të zhduken disa ditë nën valën në rritje.

“Vendasit nuk duan ta dinë këtë, megjithatë,” psherëtin ai. “Ata nuk do të dëgjojnë, sepse përfundimisht do të duhet të lëvizin dhe jeta në Santa Cruz nuk është diçka që mund të gjesh diku tjetër.

“Njerëzit janë krenarë që jetojnë atje, është më shumë sesa thjesht një komunitet, është një kulturë, një mënyrë jetese, ata nuk duan të jenë ndonjë vend tjetër”.

Jeta në ishull mund të duket e paqëndrueshme, por është një kaos i organizuar, dhe për banorët e ishullit funksionon shumë mirë.

*Citizens Channel, Burimi: CNN/ F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *