Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Protesta masive në Rumani, kërkohet largimi i qeverisë

Protesta masive kanë nisur ditën e premte në Rumani ku shumë rumunë që jetojnë jashtë shtetit u kthyen në atdhe për t’ju bashkuar protestave.

Mijëra protestues kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë Social-Demokrate rumune dhe e akuzojnë atë për korrupsion.

Në protestën e së premtes pati dhe përleshje të dhunshme dhe ngelën rreth 450 persona të dëmtuar. Mediat ndërkombëtare raportuan se policia rumune kishte përdorur gaz lotsjellës, spraj djegës dhe hedhëse uji kundrejt protestuesve. Presidenti rumun Klaus Iohannis, e ka dënuar ndërhyrjen e dhunshme të policisë.

Gjatë përleshjes së protestuesve me policinë

“Dënoj fuqimisht ndërhyrjen brutale të policisë, fuqimisht joproporcionale ndaj demonstruesve të shumicës së njerëzve në shesh. Ministri i Brendshëm duhet të japë urgjent shpjegime”, ka thënë ai.

Protesta, në të cilën një numër i madh ishin rumunë emigrantë jashtë vendit, përfshiu rreth 80 mijë persona. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë që e akuzojnë për korrupsion.

Sipas Bankës Botërore, pak më shumë se çereku i popullsisë në Rumani- rreth tre apo katër milion njerëz- jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por ndërkohë dërgojnë aty 5 bilionë dollarë, për një nga vendet më pak të zhvilluara të Bashkimit Europian.

Ndërkohë protesta ka vazhduar edhe një ditë më vonë, dhe sipas mediave edhe pas natës së dytë të manifestimit, protestuesit kanë ndërmend të vazhdojnë të protestojnë më gjatë.

Mediat shkruajnë se milona njerëz largohen për shkak të korrupsionit të lartë.

Gjatë protestës në Rumani

Background i protestës

Protestat janë zhvilluar kundër Partisë Social Demokrate për muaj.

Në korrik, presidenti Johanis aprovoi shkarkimin e prokurores anti-korrupsion, Laura Codruta Kovesi, e cila kishte hapur disa çështje të forta hetimore kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, që përfshinin hetimin e politikanëve të politikës lokale dhe asaj kombëtare.

Presidenti Johanis u vu nën presion të fortë nga qeveria e PSD për shkarkimin e prokurores.

Gati 150 mijë vetë u bënë bashkë në Bukuresht vitin e kaluar, kur qeveria përgatiti dekretin që mund të lironte nga burgu ata që do të burgoseshin për korrupsion.

*Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *