Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studimi: 14% e amerikanëve kanë ndryshuar mendim për një çështje, për shkak të medias sociale

Për shumicën e amerikanëve ekspozimi i ideve dhe përmbajtjeve të ndryshme në median sociale nuk ka qenë shkak për të ndryshuar mendimin e tyre. Por një pjesë e vogël e publikut – 14% ,thonë se kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre rreth çështjeve politike ose sociale gjatë vitit të kaluar, për shkak të diçkaje që kanë parë në median sociale, bazuar në një vëzhgim të Pew Research Center, në periudhën 29 maj-11korrik.

Megjithëse është e paqartë se cilat këndvështrime kanë ndryshuar më shumë, duke pasur parasysh varietetin e çështjeve sociale dhe politike të vitit të fundit – nga lëvizja “#Me too” deri tek “#BlackLivesMatter” dhe “#MAGA” – të cilat janë diskutuar në median sociale.

BurimI: Pew Research Center
Tre në dhjetë burra të rinj kanë ndryshuar mendimin e tyre për një çështje të caktuar për shkak të medias sociale

Grupe të caktuara, veçanërisht djemtë e rinj, më shumë se të tjerët, kanë pasur prirjen të thonë se kanë modifikuar këndvështrimet e tyre për shkak të medias sociale. Rreth 3 në 10 burra të moshës 19 deri në 29 (29%) thanë se këndvështrimet e tyre për çështjet politike dhe sociale kanë ndryshuar gjatë vitit të fundit për shkak të medias sociale. Kjo është sa dyfishi i pjesës që e thonë këtë nga të gjithë amerikanët dhe më shumë se sa dyfishi i burrave dhe grave të moshës 30 vjeç dhe më të vjetër, (12% dhe 11% respektivisht).

Ka gjithashtu diferenca rracore dhe etnike, bazuar në studimin e fundit. Rreth 1 në 5 njerëz me ngjyrë amerikanë  (19%) dhe hispanikë (22%) thonë se këndvështrimet e tyre kanë ndryshuar prej medias sociale, krahasuar me 11% të njerëzve të bardhë.

Media sociale tregoi se këndvështrimet ndryshonin më shumë tek demokratët dhe demokratët e qendrës (17%) se sa tek republikanë dhe republikanët e qendrës (9%). Brenda këtyre grupeve partiakë ka pasur dhe disa diferenca gjinore, të paktën midis demokratëve. Burrat të cilët janë demokratë ose demokratët e qendrës kanë pasur prirjen të kenë ndryshuar më shumë mendimin se sa gratë (14%). Megjithatë, republikanët dhe republikanët e qendrës thanë të njëjtën gjë (9%).

Në vitin 2016, Qendra pyeti përdoruesit e medias sociale nëse ata i kishin modifikuar ndonjëherë pikëpamjet e tyre rreth një çështje politike ose sociale për shkak të medias sociale. Dy në dhjetë thanë po dhe 79% thanë jo, me më shumë demokratë dhe demokratë të qendrës se sa republikanë dhe republikanë të qendrës.

Njerëzit të cilët kanë ndryshuar mendim prej medias sociale i japin më shumë rëndësi personale këtyre saiteve për t’u përfshirë në çështje të caktuara

Megjithëse shumica e njerëzve nuk i kanë ndryshuar këndvështrimet e tyre gjatë vitit të fundit për çështjet politike ose sociale për shkak të medias sociale, ata që i kanë ndryshuar tentojnë të konsiderojnë median sociale si një mjet për përfshirje politike dhe aktivizëm.

Përmes gjithë përdoruesve të medias sociale njerëzit të cilët kanë ndryshuar mendimin e tyre për një çështje të caktuar janë më të shumtë se sa ata që nuk i konsiderojnë sajte të ndryshme si të rëndësishme kur bëhet fjalë për tu përfshirë në çështje politike ose sociale të rëndësishme pë rata (63% me 35%) ose se të tjerët që ndajnë këndvështrimet e tyre për çështje të rëndësishme (67% me 38%). Vetëm më shumë se gjysma e atyre, pikëpamjet e të cilëve kishin ndryshuar (56%) thonë se media sociale është një mjet i rëndësishëm për të shprehur mendimet e tyre politike krahasuar me një të tretën e përdoruesve të medias sociale të cilët nuk kanë ndyshuar këndvështrimet gjatë vitit të fundit (33%).

Amerikanët që nuk kanë ndryshuar këndvështrimet e tyre, i japin medias sociale më pak rëndësi personale, ndërsa shumica i shikon këto platforma si platforma ndihmuese për t’u dhënë zë grupeve të papërfaqësuar, platforma që theksojnë çështje të rëndësishme që të tjerët nuk i kanë trajtuar ose si platforma që ndihmojnë për të bërë të përgjegjshëm njerëzit me pushtet. Ata që kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre prej medias sociale thonë se këto qëndrime e përshkruajnë median sociale më mirë.

Në të njëjtën kohë, shumica nga të dy grupet bien dakort se media sociale i shpërqëndron njerëzit nga çështje që janë vërtet të rëndësishme ose i bën njerëzit të mendojnë se ata janë dukë bërë një diferencë që në të vërtetë nuk janë duke e bërë.

Burimi: Pew Research Center

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel/F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *