Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Media e lirë nuk është “armiku i popullit”

Media e lirë nuk është “armiku i popullit” – dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ajo sulmohet gjithmonë nga politikanët në të gjithë botën.

Në datën 16 gusht 2018 rreth 350 gazeta në Amerikë publikuan një editorial të koordinuar si përgjigje për sulmet e Presidentit Donald J. Trump për sulmet e përsëritura kundrejt medias.

Për një njeri i cili ka marrë vazhdimisht vëmendje nga media, ka punuar vetë në botën e showbizit, ka përfituar publicitet pa e paguar kur lançoi fushatën e tij politike, Trump shfaq një mospëlqim për shumicën e medias, duke i cilësuar ata që kanë kurajën për të ofruar çdo gjë pa kushte si “armiku i popullit amerikan”, dhe duke i konsideruar vazhdimisht si të pavlerë dhe duke j’u referuar si “fake news”platformave mediatike si ABC, CNN dhe New York Times.

MEDIA E LIRË MUND T’I FUQIZOJË NJERËZIT – PRANDAJ  TË FORTËT E SULMOJNË ATË

Trump nuk është vetëm. Politikanë të fuqishëm në të gjithë botën sigurisht që nuk e pëlqejnë idenë se ekzistojnë institucione të pavarura të cilat përpiqen ti mbajnë nën përgjegjësi. Burrat e fortë nga Italia deri në Indi, nga Polonia deri në Filipines, nga Ekuadori deri në Afrikën e Jugut janë përpjekur gjatë për të zbutur lajmet përmes sulmeve publike, presion politik dhe  marrëveshjeve biznesi të errëta. Këto përfshijnë presion mbi pronarët dhe përdorim strategjik të publicitetit qeverisës duke zbehur një pikë kyç në procesin e qeverisjes – aksesin e njerëzve në marrjen e informacionit të pavarur për çështjet publike.

Këta politikanë e dinë që media e lirë mund t’i fuqizojë njerëzit duke i informuar ata për çështjet publike. Media e lirë mund të zbulojë mënyrat me të cilat të zgjedhurit dhe autoritetet publike prezantojnë vetveten  dhe të ndezë një dritë për pyetje jo të rehatshme dhe të vërteta jo të leverdisshme. Kjo është arsyeja pse politikanët j’u druhen dhe i sulmojnë.

Pikërisht se media e lirë nuk është  “armiku i popullit”, është e sulmuar nga ata politikanë që preferojnë adhurim në vend të kritikës observuese. Shumë nga këta nuk janë autokratë të vjetër të cilët përpiqen të kontrrollojnë lajmet nëpërmjet censurë direkte dhe dhunë fizike. Shumica operojnë në shoqëri të cilat i kanë pak të zhvilluara principet dhe praktikat e demokracisë. Disa nga ata përdorin mënyra direkte për të kontrrolluar median dhe po ashtu ata përpiqen të qëllojnë bazat për fuqinë e medias të lirë – lidhjen që ajo ka me publikun. Nëse një politikan mund të bindë mjaftueshëm njerëz që media është armiku i tyre, që lajmi i pavarur nuk është i vërtetë, dhe nuk duhet t’i besojnë askujt përveç atij ose asaj, ai politikan do të ketë shumë pak frikë nga media.

Si mund të luftojë media mbrapsht

Të mbrosh principet e gazetarisë profesionale, siç po e bëjnë gazetat amerikane tani dhe që po rezonon jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, është hapi i parë për të luftuar mbrapsht. Demonstrimi i kësaj në praktikë është akoma më i rëndësishëm. Gazetaria amerikane nuk është “në luftë” me administratën e Trump, por “në punë”, siç e tha editori i Washington Post Marty Baron. Të sfidosh retorikën jokoherente të Trump nuk është një lëvizje e njëanshme, ose lëvizje kundër-administratës , por thjesht një rikujtesë publike se gazetaria pretendon të mbajë fuqinë nën përgjegjësi dhe ky pushtet publik ose privat, i zgjedhur ose jo, përgjithësisht nuk pëlqen të mbahet nën përgjegjësi. Partia Republikane dikur e mbrojti fort këtë ide, “liria e shtypit”, tha presidenti Reagan “është një princip kryesor për jetën e amerikanëve” dhe një shtyp i lirë, siç Presidenti George W. Bush tha, “është i domosdoshëm për demokracinë”.

Për të mbajtur pushtetin nën përgjegjësi në mënyrë të efektshme gazetarët dhe media duhet të mbrojnë principet e tyre, të vendosin në praktikë atë çka thonë dhe të bindin publikun se në fakt ata janë duke bërë punën e tyre ( dhe jo duke zgjedhur një autoritet të zgjedhur të caktuar në mënyrë të padrejtë). Për t’ju rezistuar politikanëve të fuqishëm të cilët i cilësojnë si armiq të popullit, ata duhet të bindin njerëzit se ata punojnë për publikun, jo për interesa të njëanshme, elita apo establishment.

Kur politikanët e fuqishëm përpiqen ta polarizojnë këtë çështje dhe i detyrojnë njerëzit të zgjedhin, kë do të besojnë ata, median e lirë apo politikanët e njëanshëm?

Një anketim në Shtetet e Bashkuara i Reuters-Ipsos vitin e kaluar, zbuloi se besimi tek media është rritur ndjeshëm pasi Presidenti filloi ta quante atë “armik i popullit amerikan”, dhe  besimi tek Trump është ulur. Por edhe atëherë besimi tek media dhe tek Trump ishte i lidhur dhe ndërkohë që shumë platforma mediatike individuale ishin të besueshme për përdoruesit e tyre, media si institucion vazhdonte të përballej me krizën e besimit në shumë shtete të botës.

Një studim i botuar në korrik të këtij viti zbuloi se 34% e amerikanëve thanë se mund t’i besonin lajmeve shumicën e kohës dhe treguan se njerëzit i jepnin rëndësi sulmeve të Presidentit Trump kundrejt medias. 48% thanë se ishin të shqtësuar për përdorimin e termit “fake news” nga politikanët për të diskretituar lajmet që nuk ju pëlqenin.  Në të njëjtin studim, një numër më i madh i amerikanëve shprehën shetësimet e tyre për “shkrime në të cilat faktet nuk janë të drejta për t’i shërbyer një axhende të veçantë” (67%) dhe “gazetari e dobët” (60%).

Konfrontimi me politikanët e fuqishëm të cilët sulmojnë median e lirë është vetëm fillimi. Problemi i vërtetë është se si gazetarët dhe platformat mediatike duhe të fitojnë besimin e njerëzve. Nëse media e lirë fiton një luftë të cilën ata kurrë nuk e deshën, dhe mban pushtetin nën përgjegjësi, kjo bëhet vetëm me publikun në anën e tyre.

Burimi: European Journalism Observatory

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel/ F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *