Gazetarë dhe aktivistë protestojnë përpara Kryeministrisë. Foto: Lorin Kadiu *Citizens Channel

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 03:00 – 04:00, u godit me breshëri kallashnikovi shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala. Në shtëpinë e prekur nga breshëria e plumbave gjendeshin dy vajzat e gazetares, vëllai dhe prindërit e saj. Fatmirësisht, askush prej familjarëve të saj nuk mbeti i lënduar. Vetë gazetarja përmes një statusi në Facebook deklaroi se dyshon që sulmi është rezultat i punës së saj si gazetare, pasi as ajo dhe as familjarët e saj nuk kanë ndonjë konflikt personal.

Një numër i madh gaztarësh kanë reaguar në bllok ndaj sulmit me armë drejtuar koleges Lala, duke publikuar raste kur ata vetë kanë qenë viktima të kërcënimeve, e duke i kujtuar autoriteteve përgjegjësinë që kanë për zbardhjen e ngjarjes.

Ne vetem 2 mije dite qeverisje ja dolem qe te leshojme kallashnikovet e mafias dhe krimit mbi gazetaret. Kjo nuk do te ishte e mundur pa ndihmen tuaj. Faleminderit!

Posted by Klodian Tomorri on Thursday, August 30, 2018

Sulmi ndaj shtepise se nje qytetari e me teper ndaj nje gazetari, si ai dje ndaj koleges Klodiana Lala, per mua qe i kam…

Posted by Dashamir Biçaku on Friday, August 31, 2018

Incidenti i ndodhur ndaj koleges Klodiana Lala eshte teper serioz dhe duhet kerkuar pa reshtje identifikimi i autoreve…

Posted by Fatjona Mejdini on Thursday, August 30, 2018

Nuk ka asnje dyshim se bresheria e kallashnikovit qe ka terrorizuar dje ne mesnate familjen e koleges Klodiana Lala ka…

Posted by Artan Hoxha on Thursday, August 30, 2018

https://www.facebook.com/dritan.laci.7/posts/10217456827030008?__xts__%5B0%5D=68.ARDotcl4loYerRcjMs-nV2gn9kidnox6DhIPaiv9NmNLOYDxl5dvFTNJejxaXEIQ7y_tLu3AfYO5YT538WM8hyamKEv20ruaZVpfOjAtr03XluObwxBfJwux9h8Q_COoomxT5D3Xjon7T_AnZ_gWsOYmu6MfiNuWKbDMXH9vA2gaZFKjyg1rYqI&__tn__=-R

#meKLODIANENFamilja e gazetares Klodiana Lala u qëllua me breshëri plumbash. U qëllua banesa e një gazetare që bën mirë…

Posted by Dorjana Bezat on Thursday, August 30, 2018

Klodiana Lala #teZbardhetSaMeShpejt

Posted by Mimoza Kociu on Thursday, August 30, 2018

TANI NISEN EDHE PLUMBAT NDAJ GAZETAREVE… ME KETE AKT TE SHEMTUAR TREGOHET QARTE SE SECILI PREJ NESH JEMI NJE FIJE LARG ME TE KOBSHMES…#KlodianaLala

Posted by Simon Shkreli on Thursday, August 30, 2018

Albanian human rights associations and politicians have united in condemnation of the unidentified persons who sprayed bullets against the home of the father of crime reporter Klodiana Lala.

Posted by Gjergj Erebara on Thursday, August 30, 2018

Gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan mbrëmjen e djeshme një protestë përpara Kryeministrisë në mbështetje të gazetares Klodiana Lala. Pjesëmarrësit  u solidarizuan me mesazhin se plumbat ndaj koleges Lala, janë plumba që drejtohen ndaj gjithë gazetarëve që punojnë me ndershmëri, përkushtim dhe profesionalizëm për pasqyrimin e së vërtetesë.

Foto galeri nga protesta: 

Veç gazetarëve kanë reaguar edhe një numër i lartë institucionesh kombëtare dhe organizmash për lirinë e shtypit.

Misioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri shkruan në profilin zyrtar në Twitter:
“Ne dënojmë sulmin kundër gazetares investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjet tona më të forta për gazetarët në vijën e parë të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ftojmë autoritetet të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e cilëson sulmin akt të frikacakëve që kanë frik nga drejtësia.

Misioni i OSBE në Shqipëri:

Harlem Desir, përfaqësues i Lirisë së Medias pranë OSBE shkruan në profilin zyrtar në Twitter:
“Dënoj Fuqimisht sulmin në të cilin u qëllua me armë në shtëpinë e familjes së gazetares Klodiana Lala kë të mëngjes në Shqipëri. Sulme dhe kërcënime të tilla janë të papranueshme. U bëj thirrje autoriteteve që të çojnë përpara drejtësisë autorët e krimit.”

Profili i Këshillit të Europës dedikuar lirisë së medias “COE Media FreedoM”:
“Shtëpia e gazetares investigative Klodiana Lala mbulohet me të shtëna armësh automatike”

Profili zyrtar i organizatës “Reporterët pa Kufij” për Evropën dhe Ballkanin:
RSF dënon sulmin me Kallashnikov në shtëpinë Klodiana Lalës, një gazetare investigative që mbulon krimin e organizuar në Shqipëri. Autoritetet kanë për detyrë të mbrojnë dhe të dënojnë raste të tilla.

Ditën e sotme Prokuroria dhe Policia e Tiranës deklaruan se është ngritur një grup hetimor i posaçëm për të hetuar ngjarjen: “Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po vijon me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe procedural, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Autorët e sulmit ndaj banesës së familjes së gazetares Lala nuk janë vënë përpara drejtësisë.

*Citizens Channel /l.k./

Raporto

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu