Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Biçikletë, ecje, makinë apo transport publik? Mënyrat më të shëndetshme (dhe më të sigurta) për të lëvizur në qytet

Ka shumë mënyra për të lëvizur në qytet. Mund të drejtoni një makinë ose një motor, në shumë qytete keni mundësinë e transportit publik. Dhe natyrisht nëse jetoni mjaft afër vendit që  dëshironi të shkoni, mund të lëvizni në mënyrë më aktive duke hipur në biçikletë ose duke ecur.

Çiklizmi mund të jetë i rrezikshëm në disa raste, por është gjithashtu i shëndetshëm. Por a janë  përfitimet shëndetësore më të mëdha se rreziqet e vdekjes së mundshme? Po në lidhje me transportin publik apo makinën? Cili është rreziku i aksidentit dhe a ka ndonjë përfitim shëndetësor? Ekzistojnë një sërë ndryshoresh, prandaj përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të mos jenë aq të drejtpërdrejta sa mendoni.

Variabla të  ndryshme

Sa i përket sigurisë, disa gjëra që duhen marrë parasysh përfshijnë vendndodhjen tuaj, distancën e udhëtimit dhe kohën e ditës që po udhëtoni. Me më shumë njerëz në rrugë gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, kjo është qartësisht koha më e rrezikshme për të udhëtuar.

Variabla të tjera, të tilla si cilësia e rrugëve, kushtet atmosferike si dhe aftësia juaj si shofer do të merren në konsideratë. Një faktor tjetër është gjendja juaj mendore gjatë udhëtimit. Për shembull, a jeni nën ndikimin e alkoolit ose jeni të hutuar nga telefoni juaj celular?

Gjithsesi, personat që jetojnë në vendet perëndimore,  kanë pak gjasa të vdesin gjatë udhëtimit nëpër qytet. Por gjithsesi këto janë thjesht shifra.

Çiklizmi

Foto: Shutterstock.com

Të  ngasësh biçikletën është mënyra më e shëndetshme për të lëvizur. Jo vetëm që ju çon në destinacionin tuaj, por gjithashtu përfshin një  stërvitje me intensitet të lartë.

Disa mund të kenë frikë nga çiklizmi. Një raport i fundit nga Shoqata e Automobilave Australiane tregoi se 45 çiklistë vdiqën në rrugët Australiane gjatë 12 muajve të fundit, krahasuar me 25 vdekje të regjistruara gjatë së njëjtës periudhë në 2016-17. Kjo është një rritje prej 80%. Por është e rëndësishme të mbani mend se rreziku i përgjithshëm i popullsisë për të pasur një aksident të tillë është i vogël. Në vendet perëndimore një person duhet të udhëtojë rreth 47 kilometra me biçikletë për të pasur një shans vdekje një në  një  milion.

Përfitimet shëndetësore të çiklizmit janë  më të  larta se rreziku. Një studim i vitit 2017 i më shumë se 250,000 njerëzve në Britani të Madhe tregoi se ushtrimi i çiklizmit ul rrezikun e vdekjes me rreth 40%. Ky studim përfshinte gjurmimin e njerëzve për rreth pesë vjet duke analizuar marrëdhëniet mes mënyrës se si ata udhëtojnë dhe rezultateve shëndetësore.

U mor parasysh mosha, seksi, gjendja socio-ekonomike, përkatësia etnike, pirja e duhanit, dieta dhe llojet e tjera të aktivitetit fizik. Ky vlerësim gjithashtu mori parasysh rreziqet që  hasin shpesh çiklistët, të tilla si aksidentet dhe ekspozimi ndaj ndotjes. Pra, kur ju udhëtoni me biçikletë , përfitimet shëndetësore që zvogëlojnë rrezikun e vdekjes, tejkalojnë shanset tuaja reale për të vdekur në rrugë.

Ecja

Foto: Shutterstock.com

Raporti i Shoqatës së Automobilistikes Australiane tregoi se gjatë 12 muajve të fundit, 177 këmbësorë u vranë në rrugë, duke përfaqësuar një rritje prej 4.7% nga një vit më parë. Por përsëri, rreziku i popullsisë që ecën është i ulët. Nëse jetoni në një vend perëndimor, ju do të duhet të ecni rreth 27 km për të pasur një mundësi vdekje një  në  një milion.

Ecja është një alternativë e shëndetshme për të lëvizur rreth qytetit, edhe pse përfitimet nuk janë aq të mëdha sa me çiklizmin, gjithashtu ecja duhet të  bëhet në një distancë të konsiderueshme çdo javë.

I njëjti studim i Britanisë së Madhe, siç tregohet më lart, tregon se ecja ka ulur rrezikun e sëmundjeve me 27% dhe rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjeve të zemrës me rreth 36%. Megjithatë, një person duhet të ecë të paktën 10 km çdo javë për të pasur këtë përfitim.

Transporti publik

Foto: Shutterstock.com

Transporti publik gjithashtu duket se përmirëson rezultatet shëndetësore. Kjo mund të jetë thjesht për faktin se marrja e transportit publik në mënyrë të pashmangshme përfshin disa ecje. Natyrisht, duke qenë afër shumë njerëzve ka dobësitë e saj, siç është rritja e rrezikut të ekspozimit ndaj sëmundjeve ngjitëse.

Një studim tjetër ka sugjeruar se mund të ketë një rritje gjashtëfish në rrezikun e marrjes së një sëmundjeje respiratore akute gjatë përdorimit të transportit publik. Por ky studim ishte relativisht i vogël dhe marrëdhënia ndërmjet marrjes së transportit publik dhe transmetimit të sëmundjes ishte e paqartë. Një tjetër studim sugjeroi se përdorimi i rregullt i transportit publik mund të krijojë imunitet, gjë që mund të rezultojë në një zvogëlim të rrezikut për të kontraktuar një sëmundje.

Pra, nuk ka asnjë justifikim për shmangien e transportit publik për shkak të frikës nga kontraktimi i ndonjë sëmundjeje. Por marrja e pilulave kundër gripit madje edhe vendosja e një maske mund të zvogëlojë rreziqet që mund të ekzistojnë, sidomos gjatë sezonit të ftohtë.

Dhe kur vjen puna te rreziku për të vdekur nga një aksident, marrja e një treni (në një vend perëndimor) është në të vërtetë mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Ju do të duhet të udhëtoni pothuajse 10,000 km për të pasur një mundësi  një në  një  milion për të vdekur.

Makina apo motorri

Foto: Shutterstock.com

Drejtimi i një  motoçikletë është  mënyra më  e rrezikshme  për të udhëtuar, në  lidhje me mundësinë  për të  vdekur. Ju jeni 1000 herë më shumë i ekspozuar ndaj vdekshme rrisë  nga udhëtimi me motor sesa nëse jeni duke udhëtuar me tren. Për rreth 10 km udhëtim me një motor ju keni një mundësi prej një në  një  milion për të  vdekur.

Në Australi, 580 shoferë (të makinave) u vranë në 12 muajt e fundit – 1.8% më shumë se një vit më parë. Por, rreziku për të vdekur në një aksident me makinë është në të vërtetë relativisht i pamundur, edhe pse rreziku juaj i lëndimit është më i lartë. Ju do të duhet të udhëtoni rreth 330 km që të keni një në një milion mundësi për të vdekur. Këto shifra tregojnë se udhëtimi me makinë është përafërsisht shtatë herë më i sigurt se udhëtimi me një biçikletë

Pra, nëse doni ta bëni udhëtimin tuaj të përditshëm një  aktivitet promovues shëndetësor, çiklizmi është mënyra më e mirë. Ecja (duke supozuar se është një distancë e arsyeshme) është shumë e mirë. Marrja e transportit publik është më e sigurt nëse keni frikë nga aksidentet.

Burimi: The Conversation

*Citizens Channel /F.R/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *