Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studim: Konsumi i lajmeve në rrjetet sociale në vitin 2018

Shumica e amerikanëve vazhdojnë të informohen në mediat sociale, edhe pse shumë kanë shfaqur shqetësime në lidhje me vërtetësinë e tyre.

Sipas një sondazhi të ri të Pew Research Center, i zhvilluar edhe në vitin 2017, më shumë se  tretat e të rriturve amerikanë (68%) thonë se herë pas here konsumojnë lajme nga mediat sociale.

Megjithatë, shumë prej këtyre konsumatorëve janë skeptikë për informacionin që marrin atje: Shumica, (57%) thonë se e presin që lajmet që ata shohin në mediat sociale të jenë kryesisht të pasakta. Megjithatë, shumica e konsumatorëve të lajmeve në mediat sociale thonë se lajmet në këtë media e kanë ndryshuar shumë pak opinioin e tyre mbi ngjarjet aktuale (36% në krahasim me 15%).

Republikanët janë më skeptik sesa demokratët në lidhje me lajmet që ata shohin në mediat sociale. Midis konsumatorëve të lajmeve në mediat republikane, 72% thonë se presin që lajmet që shohin atje të jenë të pasakta, krahasuar me 46% të demokratëve.

Burimi: Pew Reserch Center
Rreth 2/3 e amerikanëve i marrin lajmet nga social media.

Dhe ndërsa 42% e demokratëve që marrin lajme në mediat sociale thonë se kjo ka ndihmuar në kuptimin e ngjarjeve të aktualitetit, pak republikanë, (24%) thonë të njëjtën gjë.

Edhe amerikanët që preferojnë më shumë mediat sociale se platformat e tjera ( shtypin, TV, radion), janë në një pjesë të madhe (42 %) skeptikë për vërtetësinë.

Të pyetur se çfarë iu pëlqen nga përvoja e informimit online, janë më shumë ata që përmendin lehtësinë në përodrim se sa përmbajtjen.

“Prakticiteti” është avantazhi më i përmendur, (21%) ndërsa 8% thonë se më së shumti shijojnë ndërveprimet me njerëzit e tjerë. Shumë më pak konsumatorë të mediasve sociale shprehen  se pëlqejnë shumëllojshmërisë së burimeve në dispozicion (3%), apo aftësinë për të përshtatur përmbajtjen që ata shohin (2%).

Ky studim bazohet në një anketë të kryer në korrik-gusht 2018 me 4,581 të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë anëtarë të panelit amerikan “Tendencat Kombëtare të Pew Research Center”.

Konsumi i lajmeve në mediat sociale po zvogëlohet

Rreth dy të tretat e të rriturve amerikanë (68%) informohen në faqet e mediave sociale, pothuajse njësoj si në 2017, (67%). Një në pesë amerikanë merr shpesh lajme në këto media sociale.

Facebook-u është larg të qënurit platforma që amerikanët përdorin më së shumti për lajme, me pak ndryshim nga viti 2017. Rreth katër në dhjetë amerikanë (43%) marrin lajme në Facebook-u.

Faqja më e përdorur për lajme është YouTube( 21%), e ndjekur nga Twitter (12%). Një pjesë e vogël e amerikanëve (8% ose më pak) marrin lajme nga rrjetet e tjera sociale si Instagram, LinkedIn ose Snapchat.

Rëndësia e secilës media sociale në ekosistemin e lajmeve varet nga dy faktorë: popullariteti i saj i përgjithshëm dhe shkalla në të cilën njerëzit shohin lajme në këtë platformë.

Reddit, Twitter dhe Facebook rezultojnë platformat ku pjesa më e madhe e përdoruesve janë të ekspozuar ndaj lajmeve. 67% e përdoruesve të Facebook  shohin lajme atje, ashtu si 71% e përdoruesve të Twitter dhe 73% e përdoruesve Reddit.

Megjithatë, për shkak se baza e përgjithshme e përdoruesve të Facebook është shumë më e madhe se ato në Tëitter ose Reddit, shumë më tepër amerikanë  i marrin lajmet në Facebook sesa në dy platformat e tjera.

Platforma të tjera të studiuara, përfshirë YouTube, Tumblr, Instagram, LinkedIn, Snapchat dhe WhatsApp, kanë më pak vëmendje nga përdoruesit e mediave sociale. Më pak se gjysma e përdoruesve të çdo faqeje marrin lajme në çdo platformë.

Afërsisht katër në dhjetë përdorues të YouTube (38%) thonë se shohin lajme në aty. Këto shifra janë pak më të larta, se vitin e kaluar (32%) . Dhe 30% e përdoruesve të LinkedIn i marrin lajmet atje, nga 23% në vitin 2017.

Përqindja e të rriturve në SHBA, që marrin lajme në dy ose më shumë platforma të mediave sociale, është 28%, pak më shumë në vitin 2017, (26%).

Demografia e konsumatorëve të medias sociale

Konsumatorët e lajmeve në mediat sociale mund të duken shumë të ndryshëm në aspektin e karakteristikave tw tyre demografike. Për shembull, shumica e konsumatorëve të lajmeve në Instagram nuk janë të bardhë. Tre të katërtat e konsumatorëve të lajmeve në Snapchat janë të moshës 18- 29 vjeç, më shumë se në çdo platformë tjetër.

Burimi: Pew Research Center
Profilet e përdoruesve të medias sociale

Shumica e konsumatorëve të lajmeve në mediat sociale janë të shqetësuar për vërtetësinë, megjithatë një pjesë e madhe sërish sheh avantazhe

Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e të rriturve amerikanë marrin të paktën një herë  lajme në mediat sociale, 57% e tyre thonë se presin që lajmet që shohin në mediat sociale të jenë kryesisht të pasakta. Kjo është në përputhje me besimin e ulët te lajmet në mediat sociale, të vënë re në sondazhet e kaluara. Vetëm 42% e personave mendojnë se lajmet që ata shohin në mediat sociale të jenë kryesisht të sakta.

Republikanët kanë më shumë gjasa se demokratët dhe të pavarurit që të jenë të shqetësuar me pasaktësinë e lajmeve që shohin në mediat sociale. Rreth tre të katërtat e republikanëve e thonë këtë (72%), krahasuar me 46% të demokratëve dhe rreth gjysma e të pavarurve (52%).

Shqetësimet për pasaktësitë mbi lajmet në mediat sociale janë të përhapura edhe në mesin e atyre që thonë se preferojnë t’i marrin lajmet atje, mes këtij grupi, 42% thonë se presin që lajmet që ata shohin të jenë kryesisht të pasakta.

Sidoqoftë, ata përdorues të mediave sociale që preferojnë platforma të tjera të tilla si shtypi apo televizioni për të marrë lajme, kanë më shumë gjasa të thonë se presin që lajmet në mediat sociale të jenë kryesisht të pasakta.

Jo vetëm që konsumatorët e lajmeve në mediat sociale presin që lajmet që shohin atje të jenë të pasakta, por pasaktësia është shqetësimi kryesor që ato sjellin në lidhje me informacionin mbi mediat sociale. Kur u pyetën me një “pyetje të hapur” në lidhje me çfarë nuk u pëlqen më shumë gjatë marrjes së lajmeve në mediat sociale, shqetësimet rreth pasaktësisë kryesonin listën, duke tejkaluar shqetësimet rreth anshmërisë politike.

Në mënyrë të veçantë, rreth tre-në-dhjetë (31%) konsumatorë të mediave sociale thonë se pasaktësia është ajo që ata nuk pëlqejnë. Përfshirë në përgjigjet rreth pasaktësisë ishin edhe shqetësimet rreth burimeve të pabesueshme, mungesës së kontrollit të fakteve dhe “lajmit të rremë”.

Komoditeti dhe lehtësia shihet si pjesa avantazhi kryesor lajmeve në mediat sociale

Edhe pse konsumatorët e lajmeve në mediat sociale kanë shqetësime në lidhje me saktësinë e informacionit, ata njëkohësisht listojnë disa përfitime gjatë marrjes së lajmeve në mediat sociale, gjë që mund të ndihmojë në shpjegimin e arsyes së marrjes së lajmeve në të tilla platforma.

Arsyeja më e shpeshtë pse përdoren mediat sociale për të marrë informacione është lehtësia, 21% e të anketuarve thanë se kjo ishte gjëja që pëlqenin më shumë, me përgjigje të tilla si “Është shumë e aksesueshme”, “nuk më duhet të kërkoj vetë lajmin”.

Burimi: Pew Research Center
Konsumuesit e lajmeve nëpërmjet medias sociale pëlqejnë komoditetin, shpejtësinë dhe ndërveprimin social

Të anketuarit gjithashtu thonë se ata pëlqejnë interaktivitetin: 8% e lexuesve të lajmeve  në mediat sociale thonë se kanë bashkëveprimin me të tjerët, qoftë përmes diskutimeve në lidhje me lajmet, shpërndarjes së lajmit me miqtë dhe familjen, ose duke parë se cilat janë opinionet e të tjerëve.

Shpejtësia dhe koha përmenden gjithashtu si aspekte pozitive gjatë marrjes së lajmeve në mediat sociale, 7% thonë se u pëlqejnë sa shpejt mund ta marrin lajmin në mediat sociale dhe 6% thonë se i pëlqejnë sepse lajmet përditësohen, me përshkrime si “deri në minutën” ose “më aktuale”.

Një pjesë e mirë e të anketuarve (12%) thonë se nuk u pëlqen asgjë gjatë marrjes së lajmeve në mediat sociale. Rreth një e treta thonë se media sociale ndikon pozitivisht në të kuptuarit e ngjarjeve të aktualitetit.

Rreth një e treta (36%) e njerëzve që marrin lajme në mediat sociale thonë se kjo ka ndihmuar që ata të kuptojnë më mirë akutalitetin

Pothuajse gjysma (48%) thonë se kjo nuk ka shumë ndikim në botëkuptimin e tyre dhe 15% thonë se lajmet mbi mediat sociale i kanë bërë më konfuzë për aktualitetin.

Midis atyre që marrin lajme në mediat sociale, republikanët janë më pak pozitivë se demokratët dhe të pavarurit për mënyrën se si lajmet ndikojnë në kuptimin e tyre rreth botës. Rreth një e katërta (24%) thonë se lajmet e mediave sociale i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë ngjarjet aktuale, krahasuar me 42% të demokratëve dhe 40% të të pavarurve.

Burimi: Pew Research Center
Shumica thonë se marrja e lajmeve nëpërmjet medias sociale nuk e përmirëson të kuptuarin e tyre për ngjarjet që janë duke ndodhur

Mosha është gjithashtu një faktor në mënyrën se si njerëzit e shohin rolin e mediave sociale. Konsumatorët e rinj të mediave sociale kanë më shumë gjasa të thonë se ka përmirësuar njohuritë e tyre.

Rreth gjysma e konsumatorëve të lajmeve në mediat sociale 18-29 vjeç (48%) thonë se lajmet në mediat sociale i mbajnë ata më të informuar, krahasuar me 37% të atyre 30-49 vjeç, 28% të atyre 50-64 vjeç dhe 27% të atyre 65 vjeç dhe më të vjetër.

Burimi: Pew Research Center

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel / F.R

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *