Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studimi “Largimi i Mjekëve nga Shqipëria” – hedh dritë mbi arsyet e eksodit të “bluzave të bardha”

Shoqata “Together for Life” e mbështetur nga fondacioni Friedrich Ebert, publikoi sot studimin “Largimi i Mjekëve nga Shqipëria”, ku hidhej dritë mbi disa nga arsyet kryesore për largimin masiv të “bluzave të bardha”. Gjetjet e studimit u prezantuan sot në një tryezë me mjekë, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, institucionit të Avokates së Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe shoqërisë civile.

Bazuar në të dhënat e marra nga Urdhëri i Mjekut, vitet e fundit rezulton se ka një kërkesë të madhe të mjekëve që kërkojnë të marrin çertifikatën e sjelljes së mirë. Të dhënat tregojnë se numri i mjekëve që kërkojnë këtë çertifikatë është njësoj ose më i madh se sa numri i mjekëve të rinj të sapo diplomuar nga Universiteti i Mjekësisë.

“Deri para pak kohe, Universiteti i Mjekësisë nxirrte 150 deri në 170 mjekë çdo vit, në një kohë që numri i atyre që kanë marrë çertifikatën e sjelljes së mirë, sidomos këto dy vitet e fundit është mbi 200. Do të thotë që ka më shumë mjekë që largohen se sa mjekë që diplomohen. Një gjë e tillë do të thotë kaos praktikisht. Ti i nxjerr ata mjekë sipas nevojave që ti ke si shtet dhe ata mjekë nuk janë aty sepse janë larguar jashtë shtetit.”, u shpreh drejtuesja e grupit të punës në studimin “Largimi i mjekëve nga Shqipëria”, Arlinda Shehu Gjypi.

Aktualisht , sipas Dhomës Gjermane të Mjekëve numri i mjekëve shqiptarë të diplomuar nga shkollat shqiptare dhe që punojnë në Gjermani është 521.

Kjo çertifikatë vlen dhe njihet jashtë shtetit dhe është një indikator që tregon dëshirën dhe përpjekjet e mjekëve për tu larguar. Konkretisht: në vitin 2013 janë pajisur me këtë çertifikatë 76 mjekë të përgjithshëm, në vitin 2014 janë pajisur 128 mjekë të përgjithshëm, në vitin 2015 janë pajisur 124 mjekë të përgjithshëm dhe 19 mjekë specialistë, në vitin 2016 janë pajisur 165 mjekë të përgjithshëm dhe 43 mjekë specialistë dhe në 2017 e kanë marrë këtë çertifikatë 175 mjekë të përgjithshëm dhe 32 mjekë specialistë.

“Mjekët janë lehtësisht të transferueshëm për shkak të profesionit. Ikja masive e mjekëve, infermierëve dhe personelit tjetër mjekësor ka nisur fatkeqësisht të krijojë ngërç, shqetësime dhe probleme që kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe energjike.”, u shpreh Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.

Një pjesë e konsiderueshme e mjekëve synojnë shtetin e Gjermanisë si destinacion të preferuar, kjo për shkak të lehtësisë së procedurave.

Vendet që mjekët do të zgjidhnin për tu larguar nga Shqipëria

Një tjetër problematikë e rëndësishme e ngritur nga Urdhi i Mjekut ka të bëjë me proceset gjyqësore ndaj mjekëve. Kjo sjell një imazh negativ për figurën e mjekut, ul besueshmërinë e pacientëve dhe rrit presionin ndaj bluzave të bardha. Gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri janë dënuar me burg 20 mjekë, ndërkohë që  në Amerikë  që ka 70 – fishin më shumë mjekë janë dënuar vetëm 3.

“Në kodin e ri penal duhet të hiqet gabimi mjekësor si vepër penale dhe duhet të krijohet mbrojtje e veçantë për figurën e mjekut.  Ne kemi rritur kuotat nga 170 në 270 në mënyrë që fenomeni i largimit të mjekëve nga Shqipëria të zbutet. Duhet që ti sigurohen mjekëve dinjitet, mbrojtje dhe kushte”, u shpreh Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë dhe mjek në QSUT.

Bazuar në të dhënat e studimit, gadishmëria e mjekëve shqiptarë për të jetuar në një vend tjetër është 24 % duan të largohen menjëherë dhe 54% duan të largohen nëqoftë se ju jepet mundësia.

Ndërsa në aspektin gjinir rezulton se 27% e grave  dëshirojnë të largohen menjeherë  në raport me 25% të burrave dhe 57% e grave do të largoheshin nëse do tju jepej mundësia në raport me 49% të burrave. Këto të dhëna tregojnë se prirja e grave për tu larguar është më e lartë në raport me prirjen e burrave.

Gadishmëria për tu larguar në një vend tjetër sipas gjinisë

Ndërsa për sa i përket faktorit të shpërndarjes gjeografike, rezulton se mjekët që dëshirojnë të largohen më shumë janë ata të qarkut të Durësit, Lezhës dhe Dibrës. Për sa i përket qarkut që ka numrin më të madh të mjekëve që duan të qëndrojnë në Shqipëri, është Shkodra.

Shkaqet që i shtyjnë mjekët të largohen nga Shqipëria

Arsyet se pse mjekët dëshirojnë të largohen lidhen me disa faktorë: kushtet e punës, kushtet më të mira të punës në vendin pritës dhe ekuilibri në punë gjithashtu renditet si një faktor tjetër i rëndësishëm.

“Çfarë do ndodhte në sistemin tonë mjekësor, sikur të gjithë ata që ikin të jenë specialistë të një specialiteti. Nëse për 1, 2 apo 3 specialitete të caktuara ku ka një numër të caktuar pacientësh, në qëndra urbane ose në qendra rurale. Çfaqë do të ndodhte, si do të ofrohej ky shërbim?”, u shpreh Robert Gajdja, Komisioneri kundër Diskriminimit

Si ndihen mjekët aktualisht në pozicionin e punës

Por dëshira e mjekëve për tu larguar nga Shqipëria nuk lidhet vetëm me arsye ekonomike, por edhe me arsye të tjera që kanë të bëjnë me statusin e mjekur dhe me trajtimin e tij nga media dhe opinioni publik. Arsyet kryesore që dominojnë dëshirën për të ikur janë: ekonomike dhe profesionale dhe më pas vijnë arsyet sociale, familjare dhe gjyqësore.

Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *