Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

KRK, Erasmus Mundus dhe Unioni i Studentëve Europian mbështesin protestën studentore

Foto: Kongresi Rinor Kombëtar

Studentët e universiteteve shqiptare kanë hyrë sot në ditën e 9-të të protestës. që po protestojnë kryesisht përballë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve; ndërsa ditën e djeshme ata protestuan në dy kampe kryesore; një grup protestoi pranë Ministrisë kurse grupi tjetër pranë Kryeministrisë.

Studentët kanë adresuar 8 kërkesa kryesore në institucione si:  Kuvendi, Kryeministria, dhe Ministria e Kulturës dhe Sporteve. Gjatë gjithë ditëve të protestës, studentët nuk kanë pranuar të dialogojnë me Kryeministrin Rama i cili në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar bisedime me ta. Qëndrimi i studentëve është se nëse nuk plotësohen 8 pikat e kërkuara, nuk do të ketë asnjë dialog.

Mbështetja për studentët

Protesta është mbështetur nga studentët shqiptarë që studiojnë jashtë vendit. Ata janë solidarizuar duke treguar mbështetje dhe vëmendje kryesisht në rrjetet sociale; por nuk kanë munguar as rastet kur në mështetje kanë qenë edhe studentë nga universitetet private në Shqipëri.

Mbështetja nga studentët jashtë vendit
Foto: Web
Mbështetja nga studentët jashtë vendit
Foto: Web

Kongresi Rinor Kombëtar, i cili mision kryesor ka mobilizimin e organizatave rinore dhe fuqizimin e të rinjve në Shqipëri, është solidarizuar me studentët me anë të një deklarate për shtyp.

“Si të rinj, ne kemi qëndruar jashtë dyerve të Ministrisë dhe Kryeministrisë e sot të Parlamentit duke përfaqësuar veten tonë, të afërmit dhe miqtë sepse po vuajmë të njëjtën barrë studentore. Si Kongres ne kemi qenë një ndër palët më të forta kundërshtuese të Ligjit për Arsimin e Lartë, dhe sot, 4 vite më vonë, shikojmë pasojat e një veprimi jo të mirë menduar nga politikëbërësit”, thuhet në deklaratë.


Edhe Unioni i Studentëve Europianë një organizatë ombrellë për organizatat studentore të Bashkimit Europian nëpërmjet një deklarate ka mbështetur studentët protestues. Në deklaratë thuhet se Unioni i mbështet të 8 pikat që studentët shqiptarë kanë kërkuar ndaj Qeverisë.

Edhe shoqata Erasmus Mundurs, një nga organizatat më të mëdhaja në botë për studentët e programit Erasmus, ka shprehur mbështetjen e saj kundrejt studentëve shqiptarë.

“Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, që po protestojnë kundër tarifave të larta, që kanë sjellë ulur aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor.  

Duke pasur parasysh efektet e tjera që sjell një vendim i tillë, EMA inkurajon cdo person që ndikon në marrjen e vendimeve pozitive në këtë drejtim. Kur zërat bëhen së bashku, ata mund të dëgjohen më shumë”, thuhet në deklaratë.

Citizens Channel / F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *