Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Qindra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

Siç ishte paralajmëruar rreth një muaj më parë nëpërmjet rrjeteve sociale, sot në orën 17:00 u zhvillua protesta e shqiptarëve të diasporës para Kryeministrisë. Me moton “Nën një flamur”, u bashkuan shqiptarët e diasporës, protestuesit e Unazës së Re, artistë dhe qytetarë që protestojnë prej rreth 10 muajsh pranë Teatrit Kombëtar për mosshembjen e tij, si dhe një grup studentësh që kanë protestuar për cilësinë e arsimit në vend gjatë këtij muaji.

Protesta e thirrur nga emigrantët kishte në fokus gjendjen socio-ekonomike në vend dhe bëri thirrje për ndryshime themelore për mënyrën se si shqiptarët janë qeverisur deri tani.

Protestuesit u shprehën se kjo protestë do të vijojë dhe gjatë dy ditëve në vazhdim.

Nga protesta e ditës së sotme
Foto: Citizens Channel

Më pas protestuesit e zonës së Astrit iu bashkuan artistëve dhe qytetarëve tek sheshi i Teatrit Kombëtar në shenjë mbështetjeje duke theksuar se teatri është i gjithë shqiptarëve dhe se nuk do të lejojnë që ky teatër të prishet.

Nga protesta e ditës së sotme
Foto: Citizens Channel

Dy ditë më parë një prej iniciatorëve të kësaj proteste, Genc Sejko iu mohua leja për zhvillimin e kësaj proteste me motivin se pengon qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve  nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, por kjo nuk i pengoi qindra qytetarë që të bashkoheshin dhe të protestonin para Kryeministrisë.

Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *