Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Si “gazetaria e qasjes” po kërcënon gazetarinë investigative

Nga Peter Manning / Profesor i gazetarisë, Universiteti i Teknologjisë, Sydney/ The Conversation

Një seri kujtimesh po shfaqen për Krishtlindje – nga Mike Carlton, Kerry O’Brien dhe të tjerë, ndërsa brezi i gazetarëve të lindur ndërmjet viteve 1946-1964 merr pak kohë për të reflektuar, qeshur dhe për të zbuluar disa sekrete të reja.

Pasi mora kartonin në vitin 1972 për “gazetarinë investigative” nga kolegët e mi në programin e ABC-së “This Day Tonight”, më kujtohej se “gazetaria investigative” ishte një zhanër i freskët dhe i ri që cdo gazetar i ri do të donte të shoqërohej.

E pranova cmimin me nder. Ishte kryesisht si rezultat i raportimit për kryeministrin liberal të korruptuar të atëhershëm Robin Askin.

Në mes të mohimeve që ekzistonin kazinotë ilegale, ne gjetëm një fabrikë të njohur përgjatë rrugës nga selitë e radios ABC në rrugën Forbes, afër Kings Cross, dhe arritëm me kamera në derën e përparme një natë për të parë nëse mund të filmonim brenda. Përgjigja ishte jo, por ne telefonuam prezantuesin tonë TDT, të madhin Bil Peach, dhe i kërkuam atij të thërriste policinë, sepse ne e kishim gjetur ndihmën e njërës nga këto institucione për ta.  Në fund të shfaqjes ne raportuam se policia nuk kishte ardhur dhe se dëshironte të qëndronte në injorancë.

Ishte për të qeshur, por kishte një rëndësi. Jo shumë kohë më vonë, e përsërita këtë metodë me një shok timin nga universiteti i Sydney-t, kundërshtari i ndërgjegjshëm Michael Matteson. Kur minstri federal liberal, Philip Lunch tha se nuk mund të gjente ndonjë “draft dodgers” (persona qe refuzonin t’i bashkoheshin forcave të armatosura), që refuzonin të shkonin në Vietnam, ne gjetëm pacifistin më të artikuluar në mensën e universitetit, ku ai ulet çdo ditë. Ai dha një intervistë të shkëlqyer.

Gjatë asaj kohe, asnjë nga brezi jonë i të rinjve problematikë nuk kishte formuluar një metodologji për cfarë po bënim në baza ditore. Por ne e dinim instiktivisht që ishte një formë tjetër e tregtisë, nga ajo që kishim mësuar nga krerët e lajmeve si kadetë (kursantë të shkollës ushtarake). Ishte:

  • e bazuar në dëshmi
  • “transparente” në thirrjen e publikut për të parë arsyetimin tonë
  • e balancuar për t’i dhënë “anës tjetër” një vend dhe kohë për t’u përgjigjur
  • duke mos ndjekur një qeveri apo një axhendë të opozitës

Një dekadë më vonë, të dy,”Four Corners” e ABC-së dhe “National Times” e Brian Toohey-t, do të bënin një art të zhvillimit “ të gjurmës së dokumentit” apo “të gjurmës së parasë” dhe lejimi i publikut për të parë vetë se ku e cuan këto shtigje. Shumë nga këto histori kanë të bëjnë me “sekretet” që agjensitë e sigurisë sic janë ASIO apo CIA nuk dëshironin të zbuloheshin. ( për shembull Pine Gap dhe mënyra se si operonte).

Që atëherë qindra libra janë publikuar sipas formës që përbën “gazetarinë investigative”. Mësova tek UTS për disa prej tyre (dhe nga eksperienca ime) një dekadë më parë.

Tani vjen ajo që unë zbuloj të jetë një formë e re e gazetarisë. Është quajtur shpesh si një “hetim ekskluziv”, por në fakt ka shumë pak të përbashkët me metodologjitë tradicionale. Shumë shpesh duket të jetë një rrjedhje nga agjensitë e sigurisë, por jo për to. Historitë bëhen një formë e përshtatshme e propagandës qeveritare.

Gazetari i madh investigativ Seymour Hersh së fundmi e quajti këtë formë të re “gazetaria e qasjes”. Në këtë formë, gazetarët raportojnë qasjen, zakonisht një pretendim, dhe madje as nuk e vërtetojnë apo hedhin poshtë pretendimin. Kjo formë ka karakteristikat e mëposhtme:

  • Dëshmia bazohet në burime që nuk mund të emërohen
  • Nuk ka bazë të provave (sic janë dokumenti apo gjurma e parave)
  • I mungon transparenca, pasi provat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur
  • I shërben axhendës së një krahu (zakonisht qeverisë)
  • Përdor fjalë në tekst që kanë pak përkufizim (vecanërisht “ është i lidhur me” )
  • Mund të shkruhet dhe publikohet shumë shpejt

Forma është padyshim një përgjigje ndaj nevojës që media të lëvizë më shpejt për historitë me një impakt të madh. Por ndërsa akuzat mund të përputhen me ligjin amerikan, në Australi, ku thellësia e kërkimit mund të jetë një mbrojtje e dobishme ligjore, është po ashtu vecanërisht e rrezikshme sipas ligjeve tona të shpifjes.

Krahasoni formën tradicionale të “gazetarisë investigative”, e cila ka këto tipare :

  • Bazohet në burime të identifikueshme, gjendja dhe kredibiliteti i të cilëve rrisin pretendimet
  • Është e bazuar në fakte (duke përfshirë dokumenta, financat dhe kështu me rradhë) duke provuar një tezë specifike ose propozim deklaruar zyrtarisht në tekst
  • Dëshmia e saj është në dispozicion për t’u kontrolluar
  • Nuk i shërben axhendës së askujt, sic janë dëgjuar disa anë të argumentit, duke lejuar lexuesit/shikuesit për t’a ndarë vetë mendjen me të vërtetën
  • Nuk përdor fjalë që në mënyrë ta panevojshme paragjykojnë përfundimin final
  • Merr një kohë të përpiktë për të ndërtuar bazën e provave, për të lejuar ekuilibrin dhe për të marrë këshilla ligjore nëse është e nevojshme.

Asnjë media nuk është imune ndaj marrjes së shkurtimeve në këtë tranzicion drejt së ardhmes digjitale. Edhe më të mirët, përfshirë Fairfax (tani pjesë e Nëntës) dhe ABC-ja mund të shihen duke u futur në pranverën e “gazetarisë së qasjes”.

Por një akuzë nuk është domosdoshmërisht një tregim, dhe as një “lidhje me dicka” nuk dëshmon automatikisht. Duhet të ketë një bisedë më të madhe rreth asaj se çka përbën dëshmi të duhur publike, burime të besueshme dhe tranparencë në të dyja.

Burimi: The Conversation 

*Citizens Channel / E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *