Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Avokatit i Popullit nxjerr në pah probleme shqetësuese të spitaleve psikiatrike

Esmeralda Keta / Citizens Channel

Avokatit i Popullit nxjerr në pah probleme shqetësuese të spitaleve psikiatrike

Të mbipopulluar, me të sëmurë kronikë që braktisen nga familjarët dhe harrohen nëpër spitale, me mungesa dramatike në staf dhe infrastrukturë të amortizuar spitalet psikiatrike në vend vazhdojnë të vuajnë amullinë e reformave që nuk përfundojnë asnjëherë. Një raport i Avokatit të Popullit, i bërë publik në komisionin e shëndetësisë në tetor 2017 tregoi se sa e vështirë është mbijetesa e spitalit të Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit.

Shkodra, vetëm një mjek neuropsikiatër për të gjithë veriun

Në spitalin psikiatrik të Shkodrës, i cili është i vetmi që mbulon të gjithë veriun mungon shërbimi psikiatrik për fëmijë dhe adoleshentë dhe si rrjedhojë në këtë spital nuk ka psikopediatër. Sipas “avokatit të Popullit” në këtë spital, i cili aktualisht ka 35 shtretër ka vetëm një mjek neuropsikiatër. Po ashtu në këtë spital problem mbetej mungesa e dhomës së izolimit dhe amortizimi i godinës që bënte që lagështira të ishte prezente kudo.

I mbipopulluar, dhe si pasojë edhe të sëmurët janë të përzier me njëri tjetrin, spitali psikiatrik i Elbasanit, sipas “Avokatit të Popullit” ka nevojë urgjente për ndërhyrje. “Me një kapacitet zyrtar prej 310 shtretërish, në momentin e vizitës inspektuese ky spital akomodonte 333 persona. Numri i pacientëve varionte nga 25 deri në 63 për pavijon dhe në dhomat e tyre mbaheshin nga 7 deri në 10 persona”, – thuhet në raportin e Avokatit të popullit.


Foto Ilustruese: Spitali Rajonal në Shkodër
Burimi: web

Si pasojë e këtij mbipopullimi, ka mungesë edhe në personel. Sidomos për pavijonet me rreth 70 pacientë ku për çdo turn shërbimi ka nga një infermier dhe një ose asnjë kujdestar. Edhe më shqetësuese paraqitet situata për turnet e pasdites dhe të darkës ku stafi mjekësor është i reduktuar.

Elbasan: Mungon pavioni për pacientët me aftësi të kufizuara intelektuale

Sipas avokatit e papranueshme është edhe riorganizimi që ka bërë ky spital, duke vendosur në të njëjtin pavijon pacientët me aftësi të kufizuar intelektuale me pacientë të tjerë “kronik” rezidentë prej vitesh në këtë institucion. “Përveçse nga Avokati i Popullit prej kohësh është kërkuar largimi dhe gjetja e një vendi të përshtatshëm për akomodimin e personave me aftësi të kufizuar intelektuale jashtë institucioneve psikiatrike me shtretër, e papranueshme në këndvështrimin e të drejtave të njeriut dhe strategjinë kombëtare për shëndetin mendor për të cilin është punuar për vite me radhë ishte edhe fakti se me riorganizimin e pavijoneve janë vendosur në të njëjtët pavijone pacientët me aftësi të kufizuar intelektuale, rezidentë si dhe ata akut dhe subakut. Për më tepër këta pavijone vazhdojnë të mbeten të mbipopulluara dhe mungesat në staf vazhdojnë të jenë evidente sidomos për shkak edhe të infrastrukturës së këtyre pavijoneve të cilët mbajnë nga 30 deri në 65 pacientë”, citon raporti i Avokatit të Popullit.

“Personat me aftësi të kufizuar intelektuale për të cilët duhet të ishin larguar nga ky institucion si dhe të ishte gjetur një zgjidhje për akomodimin e tyre në shtëpi sociale, ishin shpërndarë nëpër pavijone duke i akomoduar me pacientë të tjerë rezidentë (“kronik”) në këtë institucion, madje në disa raste edhe në pavijone ku pranoheshin pacientë subakut. Ky ri organizim i këtyre pavijoneve ka bërë që trajtimi i të gjithë kategorive të personave që janë të hospitalizuar në këtë institucion të mos jetë në funksion të problematikave specifike që këta persona shfaqin. ky institucion vijon të mbetet problematik sa i përket mbajtjes së pacientëve rezidentë prej vitesh aty, si dhe 53 personave me aftësi të kufizuar intelektuale (prapambetje mendore)”, – nënvizon avokati.

Foto Ilustruese: Spitali Psikiatrik në Elbasan
Burirmi: web

Grupi i ekspertëve të Avokatit të Popullit vërejti se,”kishte mbetur ende pa u zgjidhur mungesa në organikën e këtij spitali e infermierëve dhe kujdestarëve numri i të cilëve mbetet shumë i vogël në raport me  numrin e pacientëve për pavijon. Këtu vlen të theksohet se, edhe shpërndarja e asaj pjese të stafit ekzistues nga njëri pavijon në tjetrin kishte një dallim të theksuar të këtij raporti, ku pavijone me 60 pacientë kishin të njëjtin numër stafi si dhe ato që kishin 30, 25, apo 6 pacientë”.

Sistem qendror i ngrohjes vazhdonte të ishte jashtë funksionit. Lavanteria, megjithëse ishte vënë në funksion aty kishte vetëm një punonjës lavanterie, i pamjaftueshëm për të kryer një shërbim të plotë në këtë sektor.

Shërbimi stomatologjik ofrohej nga një stomatolog, por ky shërbim nuk ofron tjetër veçse heqje dhëmbi, pasi vazhdonte të kishte mungesa në materiale e instrumente dentare mbetej ekzistente.

Po ashtu, mjekët e këtij spitali përballen çdo ditë me vështirësi në kryerjen e analizave, ekzaminimeve dhe konsultave të pacientëve në spitali e përgjithshëm të Elbasanit, ku jo rrallë herë e stigmatizojnë këtë kategori të sëmurësh. Kjo vjen edhe nga mungesa e një laboratori brenda tij si dhe e personeli të specializuar në kryerjen e EKG-së si një ekzaminim i domosdoshëm për personat që trajtohen në këtë spital.

Nga informacioni i marrë prej stafit të këtij spitali, nga ana e shërbimit laboratorik në spitalin rajonal vazhdonte të mungonte pajisja dhe kitet për kryerjen rutinë të matjeve të nivelit në gjak për dy stabilizuesit e humorit Tegretol dhe Karbonat Litiumi, e domosdoshme për personat që trajtohen me këto medikamente.

Vlorë, kushte të mira, por jo për të sëmurët kronik

Edhe në spitalin psikiatrik të Vlorës, grupi i ekspertëve të Avokatit ka konstatuar si problem kushtet dhe trajtimin e pacientëve që janë rezidentë prej vitesh në këtë institucion.  Me një kapacitet prej 160 shtretërish, ekspertët u vunë në dijeni mbi një projekt të Minsitrisë së Shëndetësisë mbi bazën e të cilit personat që kanë një familje, do të transferohen pranë tyre, me qëllim që të vijojë trajtimi dhe mjekimi i tyre në kushtet e shtëpisë, por ende nuk ishte gjetur një zgjidhje. “Ky institucion me infrastrukturën e një godine të re, e cila përmbushte standardet për të qenë një shërbim i shëndetit mendor me shtretër konform kuadrit ligjor në fuqi, kishte parametrat e një shërbimi dinjitoz, si për sa i përket kushteve materiale, hapësirave, ashtu dhe shërbimeve që ofroheshin aty. Por krejt ndryshe paraqitej situata në pavijonet e “kronikëve” për burra dhe gra, ku infrastruktura, kushtet materiale, lagështira vazhdonin të ishin prezent, ndaj dhe trajtimi i këtyre personave në këto ambiente mund të konsiderohet në limitet e një trajtimi degradues dhe jo human. kushtet materiale, ato higjieno-sanitare ishin të amortizuara, me lagështirë dhe ku nuk respektohej hapësira jetike. Këto salla vazhdonin të mbanin nga 15-18 pacientë, kishin dritare të mëdha që siguronin ndriçim natyral të mjaftueshëm, por lagështira ishte evidente në çdo anë të dhomave. Ngrohja, e cila realizohej me kaloriferë, ishte e pamjaftueshme për hapësirë të tillë. Edhe banjat e dushet vazhdonin të ishin tejet të amortizuara dhe me hidrosanitare thuajse jashtë funksionit’, – thuhet në raport.


Foto Ilustruese: Spitali Psikiatrik në Vlorë
Burimi: web

Gjithashtu, u vure se nuk kishte mangësi të medikamenteve për sëmundjet e tjera kronike, kardiake, endokrinologjike, neurologjike, dermatologjike, etj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

One Response

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *