Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Policia hyn në universitet, përplasje me studentët

Një ditë më parë studentët janë ngujuar në ambjentet e fakulteteve të Universitetit të Tiranës, duke bllokuar dyert me banka. Ata janë kthyer në fakultete, jo për të vazhduar mësimin, por për të diskutuar më tej problemet e universitetit.

Një grup prej tyre kanë kaluar edhe natën brenda fakultetit. Natën e mbrëmshme situata ka degraduar në konflikt në Fakultetin e Juridikut, pasi punonjës të policisë private kanë tentuar të hyjnë brenda për të dëbuar studentët. Ata kanë filluar të lirojnë hyrjen e fakultetit, por janë kundërshtuar nga studentët.

Në mëngjesin e ditës së sotme, përpos policisë private, ishin forcat e policisë së shtetit ato që u vendosën në Fakultetin e Ekonomisë.

Burimi: Renaldo Salianji, gazetar

Në mbështetje të studentëve, shkoi deputeti i opozitës Luciano Boci, por është përzënë me thirrje  nga studentët.  Sipas tyre kjo është kauzë e studentëve dhe nuk duan përfshirje politike.

Sipas studentëve policia ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj tyre.

Në raportimet e televizionit Ora News, studentët kanë deklaruar:

“Shokët tanë u dhunuan brenda. Polici më ka tërhequr nga rripi, më ka kapur për veshi dhe më tha se do të më rrahë”

“Ne kemi qenë brenda në fakultet që nga dje. Tani policia e shtetit shkel ligjin dhe hyn në fakultet. Studentët janë zvarritur. Kjo protestë ka qënë e qetë që nga fillimi, tani po shkatërrojnë imazhin e saj duke përdorur dhunën. Të gjithë oficerët e policisë që përdorin dhunën sot do të denoncohen në prokurori “.

Në bojkot janë përfshirë edhe universitete të tjera si Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti i Elbasanit.


*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *