Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shumë pak mbetje për shumë inceneratorë; Ku qendron Shqipëria në raport me BE?

Për vitin 2017, Shqipëria gjeneroi 436 kg mbetje për frymë, sipas të dhënave të publikuara në Eurostat, vendi ynë renditet i 24 nga 38 shtetet e përfshira në raport.
Nëse shikojmë nga tabela e të dhënave të Eurostat, nivelin më të lartë e kanë: Gjermania (633 kg/person), Danimarka (781 kg/person), Qipro (637 kg/person, Luksemburg ( 607 kg/person), Austria (570 kg/person), Norvegjia (748 kg/person), Zvicra (706 kg/person)

Shqipëria parë në raport me vendet fqinje dhe vendet më afër saj ka një shifër më të lartë të gjenerimit të mbetjeve. Sipas të dhënave të Eurostat vëmë re se Serbia gjeneron 306 kg/person mbetje në vit, Bosnjë dhe Hercegovina (352 kg/person), Kosova (228 kg/person), Maqedonia (344 kg/person).

Në kuadrin e përpunimit të mbetjeve, Shqipëria është i vetmi vend ne rajon që raporton të dhëna mbi incenerimin.

Çfarë është metoda e incenerimit?

Trajtimi me djegie ose incenerimi është një metodë e njohur për asgjësimin e mbetjeve të ngurta urbane.  Djegia është një proces i trajtimit të mbeturinave që përfshin djegien e substancave organike që gjenden në materialet e mbeturinave. Djegia e materialeve të mbetjeve konverton mbeturinat në hi, gaz dhe nxehtësi. Në disa raste energjia e gjeneruar nga djegia mund të përdoret për të gjeneruar energji elektrike.

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria renditet e treta mes vendeve që e përdorin këtë metodë përpunimi të mbetjeve. Nga vëzhgimi i të dhënave vihet re se vetëm nëntë vende nga 38 të përfshira në raporti incenerojnë mbetjet. E para në listë qëndron Gjermania, e cila ka përpunuar për vitin 2017, 27 kg/person. Më pas vjen Sllovenia me 18 kg/person, e cila ndiqet nga Shqipëria me 7kg/person.

Vendet e tjera që përdorin këtë metodë janë vende të cilat kanë një industri të zhvilluar, por sërish qëndrojnë më poshtë Shqipërisë për sa i përket sasisë së përpunuar në vit për frymë. Ato janë Belgjika (3kg/person), Franca (2kg/person), Italia (4 kg/person), Polonia (5 kg/person), Holanda (5 kg/person).

Duke qenë se ky proces ka të bëjë me djegien e mbetjeve, kjo do të thotë se shoqërohet me një ndotje të përmasave të konsiderueshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë djegia çliron elemente të rrezikshëm që konsiderohen kancerogjene për trupin e njeriut.

Sa inceneratorë funksionojnë në Shqipëri? 

Shqipëria renditet e treta për sa sa i përket përdorimit të metodës së incenerimit për mbetjet në rastin kur ajo në funksion ka vetëm një icenerator, atë të Elbasanit. Mirëpo në pritje për t’u ndërtuar janë edhe dy inceneratorë të tjerë, përkatësisht ai i Fierit dhe i Tiranës. Me vënien në punë të këtyre dy inceneratorëve të tjerë, shifrat e arritura për përpunimin e mbetjeve me metodën e djegies do të rriten.

Inceneratori i trajtimit të mbetjeve Fier (“Integrated Technology Waste treatment Fier”) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 180-200 ton/ditë. Inceneratori i trajtimit të mbetjeve Tirane (“Integrated Energy B.V shpk”), me kosto totale 31.17 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë.

Ndërkohë, kostot për inceneratorin e Tiranës pritet të jetë shumëfish më të larta.

I projektuar për të pasur një kapacitet përpunues rreth 900 ton mbetje në ditë, kompania Integrated Energy ka marrë përsipër të investojë më shumë se 128 milionë euro për ndërtimin dhe operimin e tij. Fatura do të shlyhet për 30 vitet e ardhshme nga Bashkia e Tiranës, e cila detyrohet në kontratë që ta paguajë koncesionarin për një sasi mbetjesh të garantuara prej 550 tonësh në ditë, pavarësisht sasisë së mbetjeve që ajo do të mbledhë në kryeqytet. Garancia në kontratë i çon kostot minimale vjetore për taksapaguesit e kryeqytetit në 5.8 milionë euro dhe vlerën totale për 30 vitet e koncesionit në rreth 174 milionë euro.

E pyetur mbi barrën që tre projektet do të kenë mbi buxhetin e shtetit, Ministria e Infrastrukturës së Energjisë ia kaloi përgjegjësinë Ministrisë së Mjedisit si institucioni kontraktor. Ministria e Mjedisit dhe kreu i saj, Blendi Klosi refuzuan gjithashtu të komentonin. Edhe Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj një kërkese për koment se sa do t’i kushtonte trajtimi i mbetjeve në inceneratorin e Sharrës.

Në qoftë se tre incenarotët do të punojnë çdo ditë me kapacitet të plotë do të arrijë një nivel të frikshëm të mbetjeve të djegura për frymë. Megjithëse kjo ka pak gjasa të ndodhë, mund të gjendemi edhe në situatën ku për shkak të mos funksionimit të Impianteve me kapacitet të plotë do të na duhet ti mbulojmë shpenzimet ne qytetarët, pasi paratë do të merren nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë Shqipëria rënditet e gjashta nga të dhënat e Eurostat, për sa i përket mbetjeve të depozituara në landfille me 275 kg/person, nga 520 kg/person që është niveli më i lartë i shënuar, i arritur nga Malta.

*Citizens Channel /E.K/

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *