Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Nëse ricikloni të gjitha mbeturinat plastike në botë, mund të blini NFL-në , Apple-in dhe Microsoft-in

Nga Liberty Vittert / The Conversation

Këtë vit kam shërbyer në panelin gjykues për Statistikat Ndërkombëtare të Vitit, të Shoqërisë Statistikore Mbretërore. Më 18 dhjetor, kemi shpallur fituesin: 90.5 përqind, sasia e plastikës që nuk është ricikluar kurrë. Në rregull – por pse është kaq e rëndësishme?

I ngjashëm me konkursin e Fjalorit Anglisht të Oksfordit “Fjala e Vitit”, statistika ndërkombëtare ka për qëllim të kapë zeitgeistin e këtij viti. Trupi gjykues pranoi nominimet nga komuniteti statistikor dhe publiku i gjerë, për një statistikë që ata ndjejnë se lëshon një dritë mbi çështjet e sotshme më urgjente.

Fituesi i vitit të kaluar ishte 69. Ky është numri mesatar i amerikanëve të vrarë nga makina e prerjes së barit, krahasuar me dy amerikanë të vrarë mesatarisht cdo vit, nga terroristët xhihadistë emigrantë dhe 11.737 amerikanë të vrarë çdo vit duke u qëlluar nga një amerikan tjetër. Kjo shifër e ndarë së pari në gazetën Huffington Post, u theksua nga një cikël postimesh në twitter nga Kim Kardashian, në përgjigje të ndalimit të propozuar  të emigrantëve.

Statistikat e këtij viti erdhën në rend të parë nga raporti i Kombeve të Bashkuara. Kryetari i gjykatësve dhe presidenti i RSS-së, zoti David Spiegelhalter, tha : “Është me të vërtetë shqetësuese që një plastikë kaq e vogël nuk është ricikluar, dhe si rezultat kaq shumë mbetje plastike janë zhdukur në mjedisin e botës. Është një problem i madh, në rritje dhe i vërtetë i botës.

Le të shohim më nga afër statistikat fituese të këtij viti. Rreth 90.5 përqind e 6.3 bilion ton metrikë mbetjesh plastike të prodhuara që nga koha kur prodhimi filloi në masë rreth 60 vite më parë,tani po shtrihet rreth planetit tonë në landfille dhe oqeane, ose është djegur. Nëse nuk ndryshojmë këto mënyra, deri në vitin 2050, do të ketë rreth 12 bilion ton metrikë të mbetjeve plastike.

Kur paneli filloi së pari të shihte këtë statistikë, unë nuk kisha ndonjë ide se çfarë do të thotë bilion ton plastikë. Bazuar në një studim nga viti 2015 e më vonë, kjo është e barabartë me 7.2 trilion qese ushqimore të mbushura me plastikë që nga 2018.

Lexo:

Pse të ndalojmë te qeset dhe pipat plastikë? Rasti për një traktat global që ndalon plastikën njëpërdorimshe

Por përsëri, nuk e kam mjaft të qartë se sa e vërtetë është. Njerëzit tentojnë të përdorin matjet në distancë për të krahasuar numrat, kështu që këtë u përpoqa të bëj edhe unë. Duke supozuar se një qese ushqimore prej plastike është rreth 1 këmbë e lartë, në qoftë se keni mbledhur një pirg me çanta ushqimore, ju mund të shkoni në hënë dhe të ktheheni pas 5.790 herë. Tashmë po fillon të ndjehet më reale.

Në fakt, mund të fitosh para nga të gjitha plehrat plastike që pengojnë mjedisin tonë-duke përfshirë 12 përqind që digjen-ju mund të blini disa nga bizneset më të mëdha në botë.

Duke supozuar se kushton 3.25 përqind për të prodhuar një shishe plastike, mund të arrijmë në përfundimin që një qese ushqimore përmban rreth 1 dollar të prodhimit të materialeve plastike. (Kam marrë një qese ushqimore dhe e kam mbushur me 31 shishe). Pra, 7.2 trilion qese ushqimore është e barabartë me një fitim prej 7.2 trilion dollarësh.

Çfarë mund të blesh më këtë?  Apple, Amazon, Google, Microsoft, Walmart, Exxon, GM, AT & T, Facebook, Bankën Amerikane, Visa, Intel, Home Depot, HSBC, Boeing, Citigroup, Anheuser-Busch, të gjitha skuadrat NFL, të gjitha skuadrat MLB dhe skuadrat e Futbollit të Premier ligës.

Me fjalë të tjera, në qoftë se dikush mund të mbledhë dhe të riciklojë të gjithë plastikën e pa ricikluar në tokë, ky person do të ishte më i pasur se çdo individ në planet.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *