Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

A janë qytetet tona duke planifikuar në mënyrë efektive për ndryshimin e klimës?

Nga Marta Olazabal / The Conversation

Në vitin 2006, qytetet pioniere si Londra (Britania e Madhe) dhe Durban (Afrika e Jugut) filluan të integronin ndryshimet klimatike në politikat dhe planet e tyre për të përgatitur infrastrukturën, komunitetet, ekosistemet dhe institucionet për ndikimet e saj më të mundshme.

Që atëherë, shumë qytete rreth globit kanë ndjekur shembullin e tyre. Qytetet të rëndësishme globale dhe rajonale  për të promovuar veprime në ndryshimin e klimës kanë krijuar (C40) dhe janë nënshkruar angazhimet globale, siç është Konventa Globale e Kryetarëve.

Nga qytetet e mëdha te qytetet e vogla, ata që veprojnë të gjithë kanë fjalën e tyre. Dhe për këtë arsye, qytetet kanë një rol në rritje në negociatat ndërkombëtare. Kjo u demonstrua pas Marrëveshjes së Parisit në vitin 2015, kur nuk kishte asnjë dyshim mbi kontributin e rëndësishëm të aktorëve jo-shtetërorë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Vetëm 47% e 885 qyteteve evropiane kanë plane

Deri tani, studimet kuptimplota kanë tentuar të ndjekin progresin e bërë deri më sot në përshtatjen urbane. Një studim në shkallë të gjerë i 885 qyteteve evropiane zbuloi se vetëm 47% kanë plane përshtatjeje; janë përqendruar në përshtatje (26%) ose një kombinim të përshtatjes dhe lehtësimit (reduktimi i shkarkimeve të gazrave serrë).

Një studim i dhjetorit 2016 duke përdorur një bazë të dhënash prej 401 qyteteve globale me më shumë se 1 milion banorë ka gjetur se vetëm 18% raportojnë iniciativa përshtatjeje. Studime të tjera specifike për vendin janë zhvilluar në Kanada, Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e këtyre studimeve ndajnë një paragjykim të konsiderueshëm në vendet e zhvilluara dhe fokusi është përqëndruar në ekzistencën e politikave për të mbështetur progresin e bërë për përshtatjen.

Vlerësimi i qyteteve

Ndërsa një përparim i tillë është i mirë, si mund ta dimë nëse këto plane do të reduktojnë efektivisht rreziqet në të ardhme? Së pari duhet të shqyrtojmë nëse këto plane janë politikisht dhe ekonomikisht të besueshme-nëse bazohen në njohuri të shëndosha shkencore dhe nëse agjentët e qytetit dhe shoqëria civile do të mbështesin aktivitetet dhe projektet e planifikuara.

Për të ndihmuar në përgjigjen e këtyre pyetjeve, ne zhvilluam dhe testuam një qasje të re në katër qytete pioniere (Durban, Quito, Kopenhagen dhe Vankuver). Në studim ne zhvillojmë matësit për të vlerësuar besueshmërinë e politikave të përshtatjes duke zbuluar nëse ato janë të siguruara financiarisht, nëse janë zhvilluar vlerësimet e duhura klimatike dhe nëse opinionet e qytetarëve janë marrë në konsideratë.

Legjitimiteti i politikave të adaptuara është vendimtar. Çdo veprim publik duhet të jetë transparent dhe çdo politikë duhet të ndërtohet në një proces pjesëmarrës. Përpjekjet e përshtatjes duhet gjithashtu të mbrojnë ata që janë më të ekspozuar ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimaterike. Në të njëjtën kohë, masat e përshtatjes mund të përfitojnë disa komunitete dhe disa të tjera jo.; humbësit dhe fituesit e përshtatjes se ndryshimeve klimaterike duhet të merren parasysh.

Përfundimet tona? Ka ende punë për t’u bërë, madje edhe në qytete të cilat janë më të avancuara në përpjekjet për përshtatjen e klimës, veçanërisht në lidhje me krijimin e proceseve legjitime me palët e interesit dhe komunitetet, ngritjen e sistemeve adekuate të monitorimit, përkufizimin e një buxheti të qëndrueshëm për zbatimin dhe së fundmi, shqyrtimi i rreziqeve dhe pasiguria që sjell ndryshimi i klimës në vetvete.

Përllogaritja e rreziqeve në të ardhmen.

Në këtë linjë, një studim i janarit të vitit 2017, llogariti probabilitetin e ardhshëm dhe dëmet ekonomike të ndikimit klimaterik të lidhur me rritjen e nivelit të detit gjatë shekullit të 21 në 120 qytete të mëdha bregdetare në të gjithë botën.

Është konstatuar se pasiguria ka një rol kritik në vendimmarrje: mund të ketë ngjarje me potencial për dëmtime të larta ekonomike, por një probabilitet shumë të ulët të ndodhjes; ka po ashtu edhe ngjarje me impakt të ulët që kanë një probabilitet shumë më të lartë. Ne synojmë të planifikojmë për ngjarjet me probabilitet të lartë dhe të shpërfillim ato të cilat kanë probabilitet më të ulët, por një potencial më të madh për dëmtime. Nëse shikojmë 5% të rasteve më të këqija, kjo mund të ketë implikime të rëndësishme për qytetet, ndërsa pasojat mund të jenë katastrofike nga perspektiva ekonomike, sociale dhe mjedisore. Një shembull i rëndësishëm është Uragani Sandy, i cili goditi  qytetin e Nju Jorkut më 2012. Pas kësaj qyteti përgatiti planin “Nju Jorku më i fortë e më elastik”, i lëshuar në vitin 2013.

Kjo punë po ashtu identifikoi nevojën për të përcaktuar nivelin e rrezikut nëse qytetet do të jenë të gatshme të pranojnë. Sikundër me çdo lloj tjetër rreziku, rreziqet klimatike nuk mund të eliminohen me burime të arsyeshme. Çfarë është e mundur dhe çfarë është e mundshme janë dy gjera të ndryshme.

Për të marrë shembull të ekzagjeruar, do të jetë gjithmonë e mundur të ndërtohen mure prej 4 metrash për të parandaluar përmbytjen e një lumi. Megjithatë, kjo nuk është realiste apo praktike nga një këndvështrim ekonomik, mjedisor apo social.  Për të reduktuar rrezikun e përmbytjeve në zonat më të eskpozuara në Bilbao të Spanjës, qyteti hapi së fundmi kanalin e Deusto. Projekti do të zvogëlojë madhësinë e ndikimeve nga rreshjet në rritje dhe valët e larta, por nuk mund t’i elimonojë ato tërësisht.

A i konsiderojnë planet aktuale të përshtatatjes së qyteteve rreziqet klimaterike në këto terma? Sa shumë rreziqe po planifikojnë qytetet?

Kanali Deusto, Bilbao  Burimi: The Conversation

Ndjekja e qyteteve

Për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla, projekti ynë i vazhdueshëm kërkimor, “A janë qytetet duke u përgatitur për ndryshimin e klimës?”, ndjek përpjekjet e përshtatjes urbane në 136 qytete bregdetare.

Së pari, ne kemi dokumentuar politikat e lidhura me përshtatjen në këto 136 qytete që kanë një ndikim në menaxhimin bregdetar. Këtu është thelbësore të merren parasysh jo vetëm politikat lokale, por edhe ato rajonale dhe kombëtare. Ne do të vlerësojmë se cilat politika ka gjasa të zbatohen dhe të mbahen në afat të gjatë (kredibiliteti) dhe më vonë, ne do të vlerësojmë nëse masat e planifikuara kanë aftësinë për të zvogëluar rreziqet e ardhshme.

Për shembull, në Montevido (Uruguai), ne analizuam politikat e përshtatjes  kombëtare dhe metropolitan. Ne tani po shohim vecanërisht Planin klimaterik te Rajonit Metropolitan të Uruguait (plani metropolitan) dhe vlerësimin nëse ajo është e besueshme dhe se si janë përcaktuar masat bregdetare për të adresuar rreziqet e tyre specifike në të ardhmen.

Mbrojtja e biodiversitetit dhe e ekosistemeve bregdetare dhe kontrollimi i urbanizimit në zonat që tentojnë të shkatërrojnë, siç bën Montevideo, është një tregues i mirë i përshtatshmërisë në të ardhmen për ngjarjet ekstreme.

Pamje ajrore e Montevideo, Uruguaj. Burimi: The Conversation

Derisa rezultatet tona përfundimtare të studimit mund të vijnë vetëm në vitin 2020, ne shpresojmë se kjo do të shërbejë si një shembull në sektorë të ndryshëm nga përshtatja urbane bregdetare. Ne gjithashtu shpresojmë se do të përdoren nga vetë qytetet për të përmirësuar aftësinë e tyre për planifikimin e klimës dhe për të përshtatur strategjitë e tyre sipas rreziqeve të ndryshimeve klimaterike me të cilat ata mund të përballen në një të ardhme që është cdo ditë e më afër.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *