Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

SPK i quan “kërcënime boshe”, premtimet e Kryeministrit për shembjen e Teatrit, Muzeut dhe Bibliotekës

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë aktivitetit të zhvilluar nga Partia Socialiste këtë të shtunë përsëriti edhe një herë qëndrimin e hershëm për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ajo që ra në sy këtë herë është se e njëjta retorikë u përdor edhe për dy godina të tjera historike, Bibliotekën Kombëtare dhe Teatrin e Kukullave. Në fjalimin e Kryeministrit Rama, Muzeu Historik u quajt një fantazmë e së shkuarës, Biblioteka Kombëtare “të madhin e munguar” dhe Teatrin e Kukullave “karakatinë që na turpëron para fëmijëve”, duke shtuar se këto godina do të ndërtohen të reja, pas Gardës së Republikës.

Këto paralajmërime ngjallën reagimin e aktivistëve dhe grupimeve të angazhuara në fushën e artit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Skena e Pavarur Kulturore (SPK) në një njoftim për shtyp e dënoi këtë retorikë të Kryeministrit, duke e quajtur atë antiligjore, negative, antikulturore dhe anakronike.  SPK i gjykon këto paralajmërime të Kryeministrit si “kërcënime” dhe “fjalë” boshe, duke shtuar se plani për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk është vënë në zbatim për shkak të paligjshmërisë dhe antikushtetutshmërisë.

Deklarata vazhdon më tej duke theksuar se këto godina mund të shemben nga çdo faktor, por jo nga projektet e qeverisë:
“..ashtu si edhe ndërtesat e tjera të kërcënuara nga Rama, mundet të shemben nga ndonjë tërmet, mundet t’i bjerë zjarri apo të rrënohen nga neglizhenca flagrante e autoriteteve. Por shanset e Ramës për të shembur këto ndërtesa janë zero. Ne do të ndalojmë kryeministrin dhe çdokënd që mendon ndryshe nga shkatërrimi i trashëgimisë sonë historike dhe kulturore për llogari të pazareve të radhës me klientët e radhës”

Njoftimi i plotë për shtyp i Skenës së Pavarur Kulturore:

Edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit publikoi një reagim mbi këtë çështje, duke deklaruar se do ta ndalojë këtë gjenocid urban që po kryhet në favor të ndërtuesve.

Deklarata e Plotë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Më herët Citizens Channel ka publikuar në këtë artikull historinë e hershme të planit për shembjen e godinave që rrethojnë sheshin “Skënderbej”.

/Transkripti i plotë i deklaratës së Kryeministrit mbi shembjen e godinave historike në qendër të Tiranës:

“Sheshi Skënderbej sot është një kryevepër urbanistike, e konfirmuar ndërkombëtarisht, e cila i bën Shqipërisë shërbime të mira duke i dhënë Shqipërisë çmime, komplimente dhe foto të pafundme nga vizitorët.
Por Muzeu Historik është ende një fantazmë e të shkuarës mu në mes të sheshit. Opera është një kantier dhe fatmirësisht këtë vit do të rihapë dyert dhe do të tërheqë shumë më tepër vizitorë në qënien e saj tërësisht të rilindur. Por në krah të saj Biblioteka Kombëtare është i madhi i munguar në transformimin tonë të derikëtushëm.
Teatri i kukullave është një karakatinë që na turpëron përpara fëmijëve tanë. Uroj dhe besoj që deri në fund të këtij mandati qeverisës ne do t’i hapim themelet e Bibliotekës së Re Kombëtare dhe të Teatrit të ri të fëmijëve, këtu pranë te garda, ndërsa në mandatin e ri të Erionit do t’i hapim edhe dyert e këtyre dy institucioneve. Nuk harroj Teatrin e ri Kombëtar të cilin do ta ndërtojmë se s’bën dhe për turpin e të gjithë atyre që e kanë baltosur pa lindur projektin tonë, le ta bëjmë teatrin e ri kombëtar një kryevepër të të konfirmuar ndërkombëtarisht ashtu si Qemal Stafën e vjetër, Arenën e Re Kombëtare.”, deklaroi Rama.

 

 

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *