Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Lajme të mira për aktivistët e klimës: Marshimet mund të funksionojnë

*Nga Grist 

A i bindin marshimet vëzhguesit që t’i  bashkohen një lëvizjeje, apo i shtyjnë ata më tej? Sigurisht, nëse shkoni në rrugë duke tundur një shenjë që thotë “Nuk ka Planet B“, duket sikur ju po bëni diçka të mirë. Por disa studime kanë sugjeruar që ju nuk jeni duke sjellë askënd afër kauzën tuaj; në të vërtetë, protestat me zë të lartë publik lehtësisht mund të dëmtojnë.

“Për fat të keq, vetë natyra e aktivizmit çon në stereotipe negative”, shkruajnë autorët e një studimi të vitit 2013. Duke thirrur “nuk ka gjak për naftë” ose duke hedhur gjak të rremë në mantelet e gëzofit ju “asocioheni me militantizimin armiqësor dhe jokonvencionin apo me të  çuditshmen”. Pra, uh, aspak ndihmuese në ndërtimin e një lëvizjeje masive.

Por tani ka lajme të mira për protestuesit – të paktën ata që përkrahin mjedisin. Një studim i ri i botuar në revistën “Frontiers in Education” zbuloi se marshimet për ndryshimet klimaterike jo vetëm që mund të rrisin pëlqyeshmërinë e aktivistëve, por edhe inkurajojnë vëzhguesit të mendojnë se të gjithë mund të punojmë së bashku për të zgjidhur krizën globale.

Kërkuesit kanë pyetur rreth 600 “vëzhgues” para dhe pas “Marshimi për shkencën” dhe “Marshimi i njerëzve për klimën”, i cili u zhvillua një javë më vete në vitin 2017. Pjesëmarrësit e studimit nuk morën pjesë në marshime, por shumë prej tyre kishin dëgjuar për ato përmes mediave.

Pas marshimeve, njerëzit me bindje të ndryshme politike i panë protestuesit si “më pak arrogante, më pak të zymtë dhe më pak të çuditshëm”, tha Janet Swim, autor i studimit dhe profesor i psikologjisë në Penn State.

Për të kuptuar rolin që mediat liberale dhe konservatore kanë luajtur në luhatjen e mendimeve, pjesëmarrësve gjithashtu u pyetën se ku i morën lajmet. Siç ju do të dyshonit, ata që dëgjuan për marshime nga burimet liberale të mediave, i panë marshuesit në një sfond më të favorshme.

Kjo mund të ketë ndodhur sepse njerëzit që ndoqën lajme konservatore thjesht nuk e dinin për marshimin përpara se të ndodhte, tha Swim. Dhe çfarë mund të jetë mënyra më e mirë për të bindur dikë që ne mund të punojmë kolektivisht rreth ndryshimeve klimatike sesa tregimi i një grupi gjigant njerëzish … që mblidhen së bashku për të protestuar krizën klimatike.

Marshimet e nxisin ndërtimin e tendencës sonë për të ndjekur turmën. “Sa më shumë njerëz të përfshihen, aq më i rëndësishëm ka tendencën të duket mesazhi juaj,” thotë Swim.

Dhe kjo ndjenjë e rëndësisë mund të ndihmojë në nxitjen e veprimeve. Marshimet kanë dy qëllime kryesore: frymëzimin e njerëzve të tjerë për t’u bashkuar me lëvizjen tuaj dhe bërjen e qeverisë që të veprojë.

Pra, pse studimet e mëparshme sugjeronin se protestat ishin të jo ndihmuese në bindjen e publikut të gjerë? Swim tha se mund të ndodhë sepse këto studime “shikuan protestat më agresive.” Në të kundërt, vëzhguesit mund të kishin qenë më simpatizues ndaj marshuesve në vitin 2017, sepse shumë nga pjesëmarrësit nuk ishin domosdoshmërisht aktivistë. Strategjia që qëndron pas marshimit të njerëzve për klimën, mbi të gjitha, ishte zgjerimi i lëvizjes përtej njerëzve të zakonshëm. Më pak “Sierra Club” ose “350.org”, më shumë pastorë dhe sindikata punëtorësh.

“Nëse do të ishit një vëzhgues në vitin 2017, nëse do të shihje marshimin, do të shihje njerëz që besojnë, sindikata, njerëz me ngjyrë dhe të komuniteteve në vijën e frontit”, tha Paul Getsos, drejtor kombëtar i Lëvizjes Klimatike të Popujve dhe organizatori kryesor i marshimit në vitin 2017. “Nuk ishte lloji juaj tipik i marshimit të aktivistëve”.

Ky lloj i mobilizimit masiv “e mund tregimin se askush nuk i intereson për ndryshimin e klimës”, tha ai. “Nëse do mobilizonim vetëm bazën e zakonshme të aktivistëve, është fakt që nuk do të kishte ndikim të njëjtë”.

Por a zgjat ndikimi? Shumë shqetësohen se protestat rrezikojnë të jenë ngjarje që zhvillohen vetëm një herë dhe dështojnë në frymëzimin e një momenti të gjatë politik. Merrni në konsideratë këtë pasazh që Michael White ka shkruar për “The Guardian” para marshit të grave në vitin 2017: “Pa një rrugë të qartë nga marshimi në pushtet, protesta është e destinuar të jetë një spektakël i paefektshëm i stolisur me kapele rozë”.

“Për këdo që mori pjesë në event, pohimi se ishte një parti amatore  rreth kapeleve, e ndërmarrë në kushte të rastësishme, ishte çmenduri”, shkruan Rebecca Traister në librin “Mirë dhe çmenduri: Fuqia Revoluçionare e Zemërimit të Grave”. Ajo argumenton se mijëra gra morën pjesë në trajnimet politike pas marshimit, duke mësuar si të kandidonin për punë në zyrë apo të luftonin për kujdes më të mirë shëndetësor.

Ngjashëm, javën që u pasua nga marshimin e njerëzve për klimën në 2017 ishte e mbushur me mësime, trajnime, mbledhje fondesh dhe seanca lobimi. Ky marsh në veçanti, i cili u përqendrua në ndryshimet klimatike në aspektin e vendeve të punës dhe investimeve ekonomike, ndihmoi në krijimin e bazës për marrëveshjen “Green New Deal”, sipas Getsos. “Kjo forçoi vendosmërinë e organeve mjedisore, sindikatave  dhe komuniteteve për të mësuar se si të punojnë së bashku”, tha ai.

Për të qenë të sigurt, greva e fundit e “Youth Climate”, në të cilën qindra mijëra studentë dolën nga klasa për të protestuar ndaj mosveprimit të qeverisë mbi ndryshimet klimatike, është ndeshur me sjellje patronizuese. Për shembull, kryeministria britanike Theresa May tha se ndërprerja “rrit ngarkesat e punës së mësuesve dhe çon dëm kohën e mësimit”.

Isabella Johnson, organizatorja kryesore për Illinois së bashku më grevën e “Youth Strike”, i tha “Chicago Tribune” se disa nga shokët e klasës e kishin vënë në dyshim aktivizmin e saj, kjo sepse nuk mendonin se ndryshimi i klimës ishte i rëndësishëm ose sepse ishin skeptike se protesta mund të sillte një ndryshim .

“Ndonjëherë, kjo vetëm tregon se ata ndihen të kërcënuar, dhe kjo dëshmon se po u kushtojnë vëmendje asaj që po bëjmë”, tha Johnson. “Fakti që ata po shqetësohen tregon se ata po dëgjojnë atë që po them dhe kjo e sjell çështjen në mendjen e tyre”.

*Citizens Channel /E.N/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *