Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ligji i ri qe nxit punesimin e personave me aftesi te kufizuara

Ligji i ri për nxitjen e Punësimit ka lehtësuar procedurat e biznesit për deklarimin e burimeve njerëzore në zyrat e punës.Me ligjin e vjetër, mosdeklarimi në kohë i bizneseve për të dhënat e stafeve  në zyrën e punës  penalizohej me 1 milion lekë gjobë.

Me ndryshimet e reja ligjore, bizneset detyrohen me ligj që për çdo të 25 punësuar të punësojnë një person me aftësi të kufizuar.

Nëse nuk e plotësojnë këtë detyrim bizneset e detyrohen të paguajnë kontribut në para në fondin e sigurimit social.

“Ligji është i mirë për faktin që më së fundmi do të ngrejë këtë fondin social dhe do të detyrojë bizneset që nëse vërtetë nuk punësojnë, të derdhin këtë para në formë sanksioni, në fondin social dhe e dyta sjell dhe një risi tjetër ligji që flet për ndërmjetësimin për punësim, pra zyrat e punës nuk do të kenë më këtë rolin që kanë aktualisht që është goxha pasiv, por do të meren më aktivisht për marjen përgjigje.

Kur bëhet fjalë për persona me aftësi të kufizuara kuptohet që duhet një ndërmjetësim më i specializuar për të mundësuar punësim real. Ligji në vetvete është shumë i mirë, shpresojmë të zbatohet në mënyrë që të sjellë impaktin që ne presim,”  u shpreh Suela Lala drejtuese e Fondacionit “Së Bashku” dhe njëkohësisht aktiviste për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Në lidhje me punësimit e personave me aftësi të kufizuara ka pasur edhe një ligj të mëparshëm të vitit 1995 (i ndryshuar), i cili gjithashtu parashikonte që në çdo 25 persona të punësuar 1 prej tyre të ishte me aftësi të kufizuara, por ky ligj nuk ka gjetur zbatim të gjerë në praktikë, si në rrafshin institucional dhe në atë të bizneseve private.

Sipas Lalës ky ligj nuk është zbatuar më parë sepse nuk ekzistonte fondi social i punësimit si sanksion, i cili tashmë i detyron bizneset që të paguajnë rrogën minimale të personave me aftësi të kufizuara në këtë fond (nëse nuk i kanë të punësuar siç e parashikon ligji i ri).

“Mendoj që ligji numër 15/ 2019, është një nismë e mirë por mbetet për tu parë nëse do të zbatohet siç duhet”  u shpreh Suela Lala për Citizens Channel.

 

Citizens Channel f.s

 

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *