Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

TKE me numrin më të lartë të shfaqjeve dhe spektatorëve

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” (TKE)  është institucioni kulturor i cili ka pasur numrin më të lartë të shfaqjeve dhe spektatorëve gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2019 por edhe krahasuar me këtë 3-mujor të vitit të mëparshëm.

Bazuar në të dhënat e INSTAT Teatri Kombëtar Eksperimental është teatri i cili ka shtuar numrin e spektatorëve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë se diferencat janë të ndjeshme krahasuar me institucionet e tjera, përfshirë këtu edhe Teatrin Kombëtar i cili prej më shumë se 1 viti e ka zhvendosur aktivitetin e tij artistik në godinën e quajtur “ArtTurbina”.

Teatri Kombëtar ka zhvilluar 47 shfaqje gjithsej gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 ndërsa Teatri Kombëtar Eksperimental ka zhvilluar 141 të tilla.  Ndërsa për sa i përket numrit të spektatorëve, Teatri Kombëtar ka pasur 10.585 spektatorë gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2019 ndërsa Teatri Kombëtar Eksperimental ka pasur 19.154 spektatorë. Gjithashu edhe në krahasim me institucionet e tjera të artit dhe të kulturës Teatri Kombëtar Eksperimental mban numrin më të lartë të spektatorëve.

Teatri Kombëtar Eksperimental është gjithashtu i prekur nga “projekti” i cili synon prishjen e Teatrit Kombëtar për ta zëvedësuar atë me një të ri pa ruajtur asnjë gjurmë të godinës ekzistuese e cila daton që nga viti 1938 . Por ky projekt ka përballë një protestë të përhershme nga qytetarë dhe ngta artistë prej 1 viti e gjysëm të cilët kanë protestuar çdo ditë dhe kanë qëndruar 24 orë (prej rreth 2 javësh e gjysëm) në sheshin e Teatrit Kombëtar.

Citizens Channel / f.s

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *