Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Projektet më të financuara 6 mujorin e parë të 2019, disa prej tyre jashtë programimit të buxhetit

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 6 mujorin e parë të buxhetit 2019 janë financuar 20 projekte të mëdha, ndër të cilat 6 prej tyre nuk ishin programuar në këtë buxhet.

Monitor.al raporton se nga të dhënat e thesarit të Ministrisë së Financave, segmenti “Qukës-Qafë Plloçe” është financuar gjashtë mujorin e parë me rreth 1.1 miliardë lekë, ndërkohë që ky segment nuk ishte programuar për financim në këtë vit.

Projekti i segmentit “Qukës-Qafë Plloce”, është pjesë e korridorit të 8-të të rrugës Tiranë-Korçë  dhe pritet të ndërtohen 43.4 km rrugë, duke shkurtuar disatancën mes Korçës dhe Tiranës. Pavarësisht se punimet parashikoheshin të zgjasnin 3 vite, ky segment vazhdon të zvarritet prej 10 vitesh tashmë.

By Passi i Fierit është një ndër projektet e tjera, të cilët janë financuar këtë vit me 692 milion lekë, ndërkohë që në buxhet nuk kishte fonde të programuara për këtë projekt. Në qershor të vitit 2019 nisi  qarkullimi i automjeteve në njërin prej akseve të By Passit të Fierit, duke shkurtuar kështu deri në 35 minuta kohën e udhëtimit për në Vlorë.

Segmenti rrugor Tiranë-Elbasan edhe pse nuk ishte programuar për investim është financuar me 413 milionë lekë. Ky segment u zvarrit në një kohë prej 8 vitesh, duke u shoqëruar me ndryshime në projektin gjeologjik për shkak të rrëshkitjeve në zonën e Ibës të cilat kushtuan edhe 51 milionë dollarë të tjera për të përfunduar projektin. Tashmë ky segment është i aksesueshëm për publikun duke shkurtuar kohën e udhëtimin nga Tirana drejt Elbasanit.

Financim përtej parashikimeve të buxhetit të shtetit është përllogaritur edhe për projektet për furnizimin me ujë të qyteteve bregdetare të cilat kanë kushtuar më shumë se 900 milionë lekë.

Projekti i cili ka ecur me ritme të shpejta është ai i rrugës së Arbrit  i cili po ndërtohet me koncension PPP (Partneritet Publik-Privat) dhe sipas të dhënave të siguruara nga  Monitor, gjatë periudhës janar-qershor në këtë rrugë është investuar mbi 2.5 miliardë lekë.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *