Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ndoshta ti e kupton kur një artikull është satirik, por shumë njerëz nuk arrijnë ta bëjnë diferencën

Burimi: NiemanLab [https://www.niemanlab.org/2019/08/maybe-you-know-that-article-is-satire-but-a-lot-of-people-cant-tell-the-difference/]. Autor: R. Kelly Garrett, Robert Bond dhe Shanon Poulsen.

Ta përcaktosh satirën si të tillë mund të duket se e bën shakanë më pak të “pëlqyeshme”. Por është gjithashtu mënyra më efektive që ne dimë për t’i parandaluar njerëzit që ta marrin përmbajtjen satirike si fakt- diçka që është çuditërisht e zakonshme.

Në korrik, faqja e internetit “Snopes” publikoi një pjesë të fakteve të verifikuara rreth një historie të postuar në “The Babylon Bee”, një faqe lajmesh satirike e njohur, me një prirje konservatore. Gazetari konservator David Francez kritikoi “Snopes” për diskreditimit të asaj çfarë ishte, sipas mendimit të tij, “dukshëm satirë. Dukshëm”. Disa ditë më vonë, Fox News i dha hapësirë televizive drejtorit ekzekutiv (CEO) të “The Bee”.  

Por, a e dallojnë të gjithë satirën me po të njëjtën lehtësi si francezët?

Ekipi ynë i studiuesve të komunikimit ka kaluar vite duke studiuar keqinformimin, satirën dhe rrjetet sociale. Përgjatë muajve të fundit, ne kemi anketuar qëndrimet e amerikanëve rreth dhjetëra çështje ve politike me interes të lartë. Ne identifikuam histori lajmesh – të vërteta ose të rreme – që po shpërndaheshin gjerësisht në rrjetet sociale.

Ne zbuluam se shumë nga tregimet e rreme nuk po përpiqeshin të mashtrojnë qëllimisht lexuesit e tyre; ata në të vërtetë vinin nga faqe satirike dhe shumë njerëz duket se i besonin ato.

Njerëzit prej shumë kohësh e kanë ngatërruar satirën për lajm të vërtetë. Në programin satirik të famshëm “The Colbert Report” komediani Stephen Colbert mori karakterin e një eksperti konservativ të lajmeve. Sidoqoftë, studiuesit zbuluan se konservatorët vazhdimisht keqinterpretonin interpretimin e Colbert si një shprehje e sinqertë e bindjeve të tij politike. “The Onion“, një faqe njohur  web-i  për lajme satirike, është keqkuptuar aq shpesh sa ka një komunitet të madh në internet i cili i dedikohet talljes së personave të cilët kanë “ranë pre.

Por tani më shumë se kurrë, amerikanët po shqetësohen rreth aftësive të tyre për të bërë dallimin ndërmjet asaj që është e vërtetë dhe asaj që nuk është dhe mendojnë se lajmet e shpikura janë një problemet shqetësues me të cilin po përballet shteti.  

Ndonjëherë satira është e lehtë për tu dalluar, si atëherë kur “The Babylon Bee” raportoi që Presidenti Donald Trump kishte emëruar Joe Biden për të drejtuar Administratën e Sigurisë së Transportit bazuar në “aftësitë e Biden për t’iu afruar njerëzve në mënyrë të papërshtatshme dhe duke bërë përparime të padëshiruara fizike”. Por titujt e tjerë janë më të vështira për t’u kuptuar.

Për shembull, pretendimi që John Bolton e përshkroi një sulm ndaj dy depozitave saudite të naftës si “një sulm ndaj të gjithë amerikanëve” mund të tingëllojë e besueshëm derisa ty të thuhet se kjo histori është publikuar tek “The Onion”.

E vërteta është se nuk është e lehtë ta kuptosh satirën politike online. Shumë faqe satirike web-i imitojnë formën dhe pamjen e faqeve të lajmeve. Ju duhet të njiheni me çështjen politike e cila po satirizohet. Duhet të kuptosh se si është retorika politike normale dhe duhet ta dallosh ekzagjerimin. Përndryshe, është mjaft e lehtë ta marrësh një lajm satirik për të vërtetë.

A e dallon kur e shikon atë?

Studimi ynë mbi keqinformimin dhe rrjetet sociale zgjati gjashtë muaj. Çdo dy javë, ne identifikuam 10 nga lajmet politike të rreme më të shpërndara  në rrjetet sociale, duke përfshirë lajmet satirike. Të tjerët ishin raporte të rreme lajmesh që synonin të mashtronin me dashje lexuesit. Ne pastaj i kërkuam një grupi përfaqësues me mbi 800 amerikanë që  të na tregonin nëse ata i besonin pretendimeve bazuar në trendin e shpërndarjes. Në fund të studimit, ne kishim matur qëndrimin e të anketuarve për  120 lajmet e rreme  më të shpërndara.

Artikuj satirikë si ato që gjenden në “The Bee Babylon” u shfaqën shumë shpesh në studimin tonë. Në fakt, tregimet e botuara nga “The Babylon Bee”  ishin ndër përmbajtjet më të shpërndara- faktikisht të pasakta-në pothuajse në çdo studim që kemi kryer. Në një studim, “The Babylon Bee” kishte artikuj që kishin të bënin me pesë gënjeshtra të ndryshme.

Për secilën pretendim, ne u kërkuam njerëzve të na thonin nëse ishte e vërtetë apo e rremë dhe sa të sigurt ishin ata në besimin e tyre. Pastaj llogaritëm proporcionin e demokratëve dhe republikanëve të cilët i përshkruan këto deklarata si “padyshim të vërteta”.

Anëtarët e të dy palëve nuk arritën ta dallojnë që “The Babylon Bee” është satirë, por republikanët kishin shumë më shumë gjasa për ta bërë këtë. Nga 23 lajme të rrema që vinin nga “The Babylon Bee”, 8 prej tyre u besuan krejtësisht nga 15% e republikanëve të cilët u përgjigjën. Një nga gënjeshtrat  më të besuara u bazuan në një sërë citimesh të shpikura të cilat i atribuoheshin republikanit Ilhan Omar. Një artikull satirik që sugjeroi që senatori Bernie Sanders kishte kritikuar miliarderin që pagoi borxhin e studentëve të “Morehouse College”, ishte një tjetër lajm i rremë ku republikanët ranë pre.

Sondazhet tona gjithashtu treguan 9 të pavërteta që dolën nga “The Onion”. Këtu, demokratët u mashtruan më shpesh, ndonëse ata nuk ishin aq naivë. Megjithatë, pothuajse 1 në 8 demokratë ishte i sigurt se këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, kishte vënë në dyshim vlerën e sundimit të ligjit.

Nuk është për t’u habitur që, në varësi të titullit, satira mund të ketë më shumë të ngjarë të mashtrojë anëtarët e një partie politike kundrejt një tjetreje. Vështrimet politike të individëve vazhdimisht i “ngjyrosin” perceptimet e tyre rreth fakteve. Megjithatë, paaftësia e amerikanëve për të rënë dakord rreth asaj çka është e vërtetë apo e pavërtetë  është një problem për demokracinë.

Sidoqoftë, pyetja më e madhe është se çfarë duhet të bëjmë për këtë problem.

Në një punim të kohëve të fundit, ne krahasuam efektivitetin e mënyrave të ndryshme për të dalluar përmbajtjet e pasakta në mediat sociale. Ne testuam disa metoda të ndryshme. Njëra përfshinte një paralajmërim ku fakt check-u kishte përcaktuar se ka një pasaktësi në postim.  Një tjetër kishte një mesazh që tregon se përmbajtja ishte nga një faqe satirik web-i.

Ne zbuluam se emërtimi i një artikulli si “satirë” ishte i efektshëm në mënyrë unike. Përdoruesit kishin më pak të ngjarë t’u besonin tregimeve të emërtuara si satirë, ishin më pak të predispozuar që t’i shpërndanin ato dhe e shihnin burimin si më pak të besueshëm. Ata gjithashtu e vlerësuan paralajmërimin.

Facebook-u e testoi vetë këtë metodë disa vite më parë, dhe “Google News” ka filluar t‘i emërtojë disa përmbajtje satirike. Kjo sugjeron që emërtimi i qartë i përmbajtjes satirike si i tillë mund të ndihmojë përdoruesit e mediave sociale të lundrojnë në një mjedis i cili është kompleks dhe ndonjëherë konfuz.

Pavarësisht kritikave franceze rreth “Snopes” për verifikimin e fakteve të “The Babylon Bee”, ai e përfundon esenë e tij duke përmendur se “Snopes mund të shërbejë për një qëllim të dobishëm. Dhe ka një hapësirë ​​për t’i kujtuar lexuesit se satira është satirë”. Në këtë pikë, ne nuk mund të ishim pajtuar më shumë se kaq.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *