Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Kërcënimet na shoqërojnë deri në shtëpi”: Sondazhet detajojnë rreziqet që hasen gazetaret e gjinisë femërore në SHBA, Kanada

Nga Lucy Westcott/Committee to Protect Journalist/ 

Kur mora në pyetje në fillim të këtij viti gazetare të gjinisë femërore në Amerikë dhe Kanada, në lidhje me pikëpamjet dhe përvojat e tyre,  të cilat nuk konformoheshin me rolet gjinore, të anketuarat përmendën avancimet e padëshirueshme të hapave me qëllime seksuale, mesazhe zanore të qarta duke i kërcënuar me përdhunim apo dhunë, dhe si kërcënimi i një lexuesi të inatosur paraqiti mungesën e pasjes së një plani për ta menaxhuar situatën. Të intervistuarit gjithashtu folën për dëmin e shkaktuar në shëndetin mendor nga përballja me sulmeve të tilla.

Sondazhi – pjesë e kërkimit tim në bashkëpunim me Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) James W. Foley, ka si qëllim të nxjerrë në pah çështjet kryesore dhe t’u mësojë udhëzime të reja si pjesë e materialeve ndihmuese nga Departamenti i Emergjencës për gazetarët në terren.

Bazuar në gjetjet e sondazhit, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ka lëshuar udhëzime shtesë rreth sigurisë se si ta mbroni më mirë veten në internet, duke përfshirë mënyrat e heqjes së informacionit personal pasi ndihmon në parandalimin e shpërndarjes në internet: publikimi i informacioneve personale si numri i telefonit apo adresës e bën më të lehtë identifikimin që mund të çojë në ngacmimin e personit, informacion rreth gazetarëve që punojnë vetëm dhe këshilla se si ta mbrosh shëndetin mendor kur ndodh një sulm online.

Studimi zbuloi:

  • 85% e të anketuarve besojnë se gazetaret kanë më pak siguri në pesë vitet e fundit
  • Më pak se gjysma (44%) kishin marrë trajnime për sigurinë
  • Ngacmimi në internet u përmend si kërcënimi më i madh nga 90% e të anketuarave në Sh.B.A dhe 71% në Kanada
  • Më shumë se 70% thanë se kishin përjetuar çështje/kërcënime të sigurisë në Sh.B.A ose Kanada, me ngacmime verbale, pasuar nga ngacmimi në internet si lloji më i zakontë
  • Gazetaret marrin kërcënime të vazhdueshme, por ata që mbulojnë politikën lokale, kombëtare apo ekstremizmin përballen me ngacmime më të rënda dhe të vazhdueshme

Përgjigjet vërtetojnë gjetjet e Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dhe të organizatave të tjera të lirisë së shtypit rreth mënyrës si gazetaret femra përballen me ngacmimet. Ata gjithashtu hedhin dritë rreth rreziqeve që hasin reporterët në dy vende që nuk shikohen tradicionalisht si armiqësorë ndaj shtypit, dhe sa të shumtë janë gazetaret të cilat ndjehen se redaksitë e tyre nuk i kanë kapacitetet e duhura për t’i ndihmuar ato kur përballen me kërcënime.

Shumë të anketuara thanë se do dëshironin që kolegët apo menaxherët e tyre të kuptonin ndikimin e ngacmimit. Një reportere në internet iu përgjigj sondazhit, duke thënë: “Kërcënimet na shoqërojnë edhe në shtëpi“. Një tjetër thjesht dëshironte që kolegët e saj ta dinin “se kjo po ndodh“.

Siguria digjitale

Do doja që kolegët e mi meshkuj të dinin se sa e përhapur është kjo çështje – thjesht të jesh një grua në internet të kthen në një target“.

Ngacmimi në internet u identifikua si çështja më problematike për gazetaret, me kërcënime për dhunë ose dëmtim që vijnë nga njerëzit që tallen, publiku dhe lexuesi, dëgjuesi apo shikuesi. Ngacmimet varionin nga mesazhet seksuale të padëshiruara në platformat e rrjeteve sociale, deri në kërcënime për dhunë, përdhunim apo vdekje.

Personat do të më kontaktonin përmes rrjeteve sociale për të më kërkuar takim, ngacmimi më i zakonshëm  përmes komenteve në Facebook“, më tha Lauren, një reportere online dhe New England. Ajo kërkoi të identifikohej me emrin e saj të parë vetëm për të mbrojtur privatësinë e saj. “Është e vështirë për gratë që të përballen me ngacmime në çdo mjedis, sepse ne jemi të mësuara të sillemi mirë“. “Ekziston gjithashtu rreziku për ta humbur një person nëse u tërheq vëmendjen për sjelljen e tyre. Ne duhet ta kapërdijmë’ këtë gjë shumicën e kohës”.

Si shumë nga të intervistuarit, Lauren, e cila mbulon qeverisjen lokale, arsimin dhe biznesin, tha që ajo ka ndaluar së përdoruri rrjetet sociale. Ajo u largua nga Facebook-u, personalisht dhe profesionalisht, për t’u distancuar nga “armiqësia me të cilën u përballesha sa herë do postoja histori dhe video“.

Gjetjet e studimit rreth ngacmimeve në internet reflektohen edhe nga studimet e tjera të bëra nga grupe jofitimprurëse. Një studim  në dhjetor të 2018 nga “Amnesty International” dhe “Element AI”, një kompani globale e inteligjencës artificiale, zbuloi se gazetaret femra janë në shënjestër për shkak të gjinisë së tyre dhe përballen me dhunën seksuale anonime. Në mënyrë të ngjashme, një raport i vitit 2018 nga Fondacioni Ndërkombëtar i Medias së Grave (International Women’s Media Foundation) zbuloi se sulmet në internet kundër gazetareve “janë bërë më të dukshme dhe të koordinuara në pesë vitet e kaluara”.

Sondazhi i Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) zbuloi se kërcënimet në internet shpesh nënkuptonin planet për të sulmuar një gazetar në jetën reale. Një reportere në New York, e cila mbulon të djathtën ekstreme dhe teknologjinë, tha në studim se një burrë i cili do të merrte pjesë në një nga marshimet e së djathtës ekstreme u përpoq të hynte në vendin e saj të punës. Në një tjetër incident, disa burra që flisnin në një emision në radio të cilët asociohen me një forum të madh supremacistësh të bardhë përcillnin kërcënime për ta vrarë atë, duke thënë nëse do të merrte pjesë në një tubim të ardhshëm ajo do të përfundonte në një “çantë”, më tha ajo.

Një tjetër e intervistuar tha se “kërcënimet digjitale janë pjesa më e frikshme e të qenit grua në gazetari tani“. Një reportere digjitale, gjithashtu në New York, tha në studim se ajo ishte e tmerruar nga fakti se do të linçohej publikisht pasi mbuloi një histori për një teori konspirative amerikane të njohur si “QAnon“. (FBI tha kohët e fundit se teoritë konspirative si  QAnon përbëjnë një kërcënim të brendshëm terrorist.) Reporterja tha që ajo iu drejtua gazetarëve të tjerë dhe jo redaksisë së saj për këshilla se si ta mbronte veten në internet. Sondazhi zbuloi se gazetarët dëshirojnë që punëdhënësit e tyre t’i marrin seriozisht kërcënime në internet dhe të ofrojnë trajnime më të shpeshta për sigurinë digjitale. Ndërsa reporterët pranuan se nuk mund të bëhej shumë për ngacmimin në internet, disa thanë se duhet të njihet si një rrezik profesional.

Siguria fizike

Është e frikshme të jesh gazetare këto ditë. Kam frikë ndonjëherë të dal në publik ose të identifikohem si pjesë e medias

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me situatat kërcënuese ku  gazetarët e kishin gjetur veten, disa të intervistuar thanë se retorika e përsëritur anti-media e Presidentit Donald Trump dhe përdorimi i frazave të tilla si “armiku i popullit” dhe “lajmet e rreme” i bën ata të ndjehen sikur janë në shënjestër. Suzy Pietras-Smith, e cila ka punuar si reportere dhe fotografe për 20 vjet, tha në studim se mungesa e sigurisë vjen pasi “administrata Trump po e kthen në diçka të pranueshme ngacmimin tonë“.  Kjo shoqërohet me kërcënime që vijnë nga duke qenë një gazetare femër që raporton shpesh vetëm në publik. Hannah Gaber, një fotografe dhe producente në Uashington kujton mbulimin e një tubimi te Trump-it në Phoenix, Arizona, gjatë kandidaturës presidenciale të tij. Ajo tha se kandidati i atëhershëm Trump iu drejtua medias dhe vazhdimisht i tha turmës “t’i kujtojnë fytyrat tona” dhe se ne meritojmë gjëra të tmerrshme të na ndodhin për shkak të të qenit gazetare.

Vetëm para se të mbaronte, ai e ktheu turmën edhe një herë kundra nesh, u tha atyre edhe një herë që të na hedhin një vështrim të mirë, tha se sa gjë e mrekullueshme ishte që të gjithë atje e donin Ndryshimin e Dytë (Second Amendment), dhe pastaj përfundoi mitingun, e më pas ato gazetarë duhet të hynin në mes të turmës dhe t’u kërkonin njerëzve intervista“, tha Gaber.

Retorika inflamatore politike e kombinuar me një rënie të besimit në gazetari në publik- një sondazh i Fondacionit Knight 2018 zbuloi se 69% e publikut thanë se besimi i tyre tek media ka rënë – shton ndjesinë e kërcënimit. “Besimi ka gërryer gazetarinë aq shumë, saqë pikëpamja që dikur mbronte gazetarët pasi ‘ju po e tregoni historinë tonë’ nuk ekziston më, përkundrazi, ato janë target“, tha një studiues multimedial i Uashingtonit në studim.

Të intervistuarit thanë se ata janë të shqetësuar për mënyrën e trajtimit të çështjeve nga redaksitë e tyre rreth rrezikut të sulmeve, veçanërisht pas të shtënave të qershorit 2018 në redaksinë e gazetës “Capital” në Annapolis, Maryland. Një reportere në Los Angeles, e cili mbulon çështjet fetare, tha në studim se një hendek i madh në sigurinë e saj fizike vjen pasi “redaktorët nuk … kanë një plan veprimi për një person të dhunshëm që shfaqet në dhomën redaksi, ose si të merren me ngacmimet kur jemi në detyrë“.

Një reportere e lajmeve në Connecticut, tha: “Kompania jonë nuk ka asnjë mënyrë për t’u larguar nëse dikush do të vinte për të sulmuar redaksinë tonë – i cili ishte një kërcënim shumë serioz që kishim një ditë. Pa hyrje të pasme. Asnjë vend për t’u fshehur. Asnjë dritare që ne të mund ta hapim“. Ajo shtoi: “Ende jam e frikësuar kur largohem nga redaksia në fund të turnit tim rreth orës 10 të mëngjesit ose 11 se [njeriu që kërcënoi redaksinë] do të jetë jashtë një ditë”.

Ndërsa disa redaksi të lajmeve ofrojnë trajnime në SH.B.A., më pak se gjysma e të intervistuarve thanë se kishin marrë trajnime për siguri. Ndërsa trajnimi fizik, digjital dhe siguria psikologjike në përgjithësi ishin të mirëpritura dhe u konsideruan ndihmuese, ata që ishin në gjendje ta përdorin ose ta përballojnë atë në SH.B.A. dhe Kanada thanë se fokusi ishte në mjedise armiqësore ose ambiente konflikti. Kërcënimi i gazetarëve se do të sulmoheshin në shtetet e origjinës perceptohej si diçka që nuk kishte gjasë të ndodhte.

Yasmine El-Sabawi, një producente në Uashington, tha në studim se trajnimi i sigurisë që ajo mori nuk ishte praktike “sepse askush nuk mendonte se ti mund të jesh aq e kërcënuar në këtë vend … [siguria e gazetarëve] as që u perceptua të jetë një problem në Amerikë“.

Megjithatë, që nga 3 shtatori, Ndjekësi i Lirisë së Shtypit në SHBA (U.S. Press Freedom Tracker) ka dokumentuar 27 sulme fizike kundër medias në Sh.B.A këtë vit.

Të intervistuarit thanë se ata shpesh nuk kishin dëshirë t’i tregonin kujtdo që ata ishin ngacmuar seksualisht ose veçuar në një tubim politik, nga frika se mos mendoheshin si të dobët, të ndjeshëm ose të paaftë për të përballuar punën e tyre.

Siguria psikologjike

Më bëri ankthioze, nervoze, të inatosur,  kisha frikë ta bëja punën. Më bëri të mendoja se nuk isha e mirë në punën time. Unë nuk kërkova ndihmë për kujdes emocional”.

Shumë gazetare diskutuan për ndikimet teksa përpiqen që të punojnë në mes të një klime ngacmimesh të vazhdueshme në internet dhe sulmeve ose abuzimeve gjatë detyrës. Gati një e treta thanë se janë përballuar me kërcënime psikologjike. Shumë raportuan ndjenjën e ankthit, nervozizmit, paranojës dhe frikës qoftë pas një sulmi, ose teksa parashikonin një të tillë.

Ndërsa disa reportere dhe fotografë thanë se ata ishin në gjendje t’i konsideronin kërcënimet si pjesë e punës së tyre, të tjerë thoshin se ata ishin shumë më të prekur. Shumë gazetare thanë që ekspozimi ndaj rrezikut, përfshirë kërcënimin në telefon dhe ngacmimet seksuale, i bënë ato të kërkojnë kujdes profesional.

Një reportere tha gjatë intervistës se ajo ishte  në shënjestër dhe u linçua në internet pasi mbuloi një mbledhje që u bë pas vdekjes së një adoleshenti me ngjyrë, ku ishte i përfshirë një oficer. Informacione rreth saj dhe familjes u shpërnda në internet. Gjatë asaj kohe ajo ishte një studente në gazetari. Gazetarja tha që ajo u quajt një “protestuese” dhe “gënjeshtare” pasi ndau citate dhe foto nga takimi.

Më shoqëroi  për një kohë të gjatë. Përjetoja nervozizëm rreth postimit të diçkaje në internet, kisha nervozizëm në vazhdimin e raportimit. Nuk mund të flija mirë dhe nuk mund të funksionoja gjatë leksioneve“, tha ajo. “Si një gazetë studentore, ne nuk kemi akses në shërbime rreth shëndetit mendor përveç asaj që ofron universiteti, gjë që nuk ishte shumë“.

Një reportere në Sh.B.A,  e cila tha se përballet vazhdimisht me kërcënime dhe abuzim, kujtoi ndikimin që kishin dëgjimi i komenteve abuzive. “Më është dashur të kaloj pjesën më të madhe të ditës në shtrat pasi dëgjova një bisedë pesë minutëshe se sa e pakëndshme por e nevojshme ishte që të më përdhunonin mua“, tha ajo në studim. Reporterja tha që si pjesë e kërkimit të saj teksa raporton për ekstremin e djathtë, ajo duhet të dëgjojë materiale audio të neo-nazistëve dhe ekstremistëve të krahut të djathtë dhe se ka dëgjuar përshkrime dhe biseda të shumta për sulmet seksuale dhe vrasje të saj.

Në një nga shembujt më ekstrem të cituar në studim, një shkrimtare tha që ajo dhe burri i saj jo vetëm që duhej të ndryshonin rutinën e tyre të përditshme për të shmangur një sulm, por u zhvendosën pasi u linçuan publikisht.

Ashtu si me kërcënimet digjitale dhe fizike, shumë gazetare thanë se mendonin se shqetësimet e tyre psikologjike nuk merreshin seriozisht. Përkundrazi, ato shpesh interpretoheshin nga kolegët dhe shefat e tyre si një “medalje nderi”.

Ka një ‘mburrje’ helmuese në shumë redaksi ku në përgjigje të historive të ngacmimit, ju merrni një ‘rrahje të shpatullave’ pasi keni përjetuar diçka“, tha Anna Hiatt, një gazetare që mbulon traumat dhe ushtrinë, në studim. “Do të preferoja t’i përcillja shqetësimet e mia tek një grup njerëzish ose profesionistësh të shëndetit mendor të cilëve u besoj, për të punuar me rastet e ngacmimit dhe abuzimit, me kujdes dhe ndjeshmëri.”

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *