Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Marrëveshja e Parisit: Trump konfirmon se SHBA-ja do largohet nga marrëveshja për klimën

Nga: Roger Harrabin / BBC

SHBA përfundimisht do të tërhiqet nga marrëveshja e klimës në Paris, ka konfirmuar presidenti Trump.

Ai e bëri njoftimin gjatë një konferencë për energjinë në Pittsburgh në një skenë mbushur me persona që mbanin kaska në kokë.

Ai e përshkroi marrëveshjen si një marrëveshje të keqe dhe tha se politikat e tij pro fosileve të karburantit i kishin bërë SHBA-në një superfuqi energjetike.

Data 4 nëntor është dita më e afërt ku ai mund të fillojë procesin e largimit të SHBA-së nga marrëveshja e Parisit.

Tërheqja do të hyjë në fuqi një vit më vonë – një ditë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në vitin 2020 – duke supozuar se Trump është rizgjedhur.

Marrëveshja e Parisit bashkoi 195 kombe në betejën për të luftuar ndryshimet klimatike.

Ajo angazhon SHBA-në në shkurtimin e gazrave serrë në 28% deri në vitin 2025, bazuar në nivelet e 2005-ës.

Presidenti Trump tha se nëse nuk do mund ta përmirësonte atë marrëveshje ai do të dilte nga ajo, por burimet diplomatike thanë se nuk ka pasur asnjë përpjekje të madhe për rinegociim.

Misioni  kërko dhe shkatërro 

Ndërkohë, stafi i presidentit ka kryer atë që kritikët e quajnë një mision kërkimi dhe shkatërrimi përmes legjislacionit amerikan të mjedisit.

Trump premtoi se do ta kthejë SHBA-në në një superfuqi energjetike dhe ai po përpiqet të heqë një pjesë të legjislacionit në lidhje me ndotjen në mënyrë që të ulë koston e prodhimit të gazit, naftës dhe qymyrit.

Ai i kategorizoi planet e ish-presidentit amerikan Barack Obama për mbrojtjen e mjedisit si një luftë për energjinë amerikane.

Industritë e gazit dhe të naftës janë vërtetë duke lulëzuar por premtimi i zotit Trump për të ringjallur industrinë e qymyrit ka treguar që është shumë më sfiduese.

Qymyri nuk mund të konkurrojë me gazin përsa i përket çmimit – ose, lidhur me këtë çështje, me energjinë e rinovueshme, kostot e të cilave janë ulur.

Firmat gjithashtu nuk kanë dëshirë të investojnë miliarda në industrinë e qymyrit, të cilat mund të kenë një vazhdimësi të kufizuar nëse administrata tjetër do t’i bashkohet pjesës tjetër të botës për ndryshimet klimatike.

Ndërsa qymyri është karburanti më ndotës, problemet e industrisë kanë mbajtur brenda limitit emetimet e SHBA-së, kundrejt politikave të presidentit.

Për më tepër, shumë shtete, qytete dhe biznese amerikane mbeten të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Parisit, çfarëdo që të bëjë Trump.

Bërësit e fushatave thonë se ata përfaqësojnë tani gati 70% të GDP-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) së SHBA-së dhe afro 65% të popullsisë amerikane. Nëse ata do të ishin një shtet, ky grup do të ishte ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Rebelët udhëhiqen nga Kalifornia, të cilët janë në beteje me presidentin lidhur me planet e tij për të shfuqizuar standardet e tyre për një ajër më të pastër.

Efekti i Trump-it

Deri më tani, efekti negativ më i madh i qëndrimit të Trump-it ka ndikuar në uljen e presionit ndaj vendeve si Brazili dhe Arabia Saudite për të ndërmarrë veprimet e tyre.

Ambientalistët thonë që Z. Obama do të kishte vepruar shpejt për të nxitur presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro për të trajtuar situatën e zjarret në pyjet e Amazonës, për shembull.

Obama u pajtua në Paris se SHBA-ja duhet të marrë një drejtimin mbi ndryshimet klimatike sepse kontribuon shumë më tepër se çdo komb tjetër në gazrat serë tashmë në atmosferë.

Kina – aktualisht një ndër emetuesit më të mëdhenj  – dhe India ende e kanë relativisht të ulët emetimin për frymë por Trump tha se ato shtete nuk duhet të lejohen të reduktojnë karburantet fosile më ngadalë sesa SHBA-ja.

Ai tha: “Marrëveshja e Parisit do t’i kishte dëmtuar prodhuesit amerikanë me kufizime të tepërta rregullatore në një mënyrë të pabesushme, teksa prodhuesit e huaj lejohen të ndosin pa u ndëshkuar“.

Ajo që ne nuk do të bëjmë është të ndëshkojmë popullin amerikan teksa pasuron ndotësit e huaj“, tha ai, duke shtuar: “Jam krenar ta them – Amerika na radhë të parë!“.

Kundërshtarët e tij paralajmërojnë se presidenti po dobëson udhëheqjen globale të SHBA-së mbi ekonominë e pastër që përdor teknologji për të rritur energjinë e erës dhe diellit, bateritë e përparuara dhe ruajtjen e energjisë.

Neera Tanden, nga Qendra Librale për Progresin Amerikan, tha: “Në vend që të krijojë fuqi, ky veprim dobëson Amerikën në skenën botërore dhe heq dorë nga udhëheqja e ndryshimeve klimatike dhe sfidat e tjera të kohës sonë në vendet si Rusia dhe Kina“.

Në fakt, udhëheqja kineze për këtë çështje është heshtur kohët e fundit pasi politikanët atje po përqendrohen në shmangien e një recesioni.

Një shkatërrim për diplomacinë amerikane

Qeveria e Pekinit po has vështirësi për të bindur drejtuesit e krahinave që të braktisin industrinë e qymyrit për të cilat ata kanë marrë kredi të rënda.

Ata janë gjithashtu të angazhuar në një program masiv ndërtimi të aeroportit për të stimuluar rritjen ekonomike. Kritikët thonë se kjo është e papajtueshme me shqetësimin për klimën.

Ndërsa ngjarjet ekstreme të motit alarmojnë shkencëtarët e botës, diplomatët do të takohen brenda disa javësh në Kili për të kuptuar rrugën përpara.

Andrew Light, një ish zyrtar i Departamentit të Shtetit gjatë administratës së Obamës i cili ndihmoi me organizimin e Marrëveshjes së Parisit, tha se tërheqja zyrtare do ta bënte të vështirë për SHBA-në që të ishte pjesë e bisedës globale.

Do të duhet pak kohë për t’u rikuperuar nga ky kaotizëm në diplomacinë amerikane“, tha ai.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *