Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Këshillat e punëtorëve dhe dialogu social në realitetin shqiptar

Këshillat e punëtorëve dhe dialogu social kanë qenë tema kryesore që ka mbledhur në një tryezë të përbashkët diskutimi aktivistë, përfaqësues shoqërisë civile dhe sindikatave. Nën kujdesin e FES Tirana dhe Olof Palme International Center, përfaqësues të organizatave punëtore në Gjermani kanë ndarë eksperiencat e tyre në organizimin punëtor në vendin e tyre.

Ky takim ka sjellë në vëmendje diskutime që lidhen me sindikatat dhe rolin e tyre në Shqipëri, ku pjesëmarrësit kanë ndarë njëzëri mendimin se sindikatat e vjetra janë pothuajse inekzistente  dhe lind nevoja për një riorganizim të tyre ose krijimin e sindikatave të reja.

Alda, aktiviste e pranishme në këtë takim u shpreh se : “Sindikatat e vjetra apo bashkimet e ndryshme nuk punojnë. Për fasoneritë thuhet se ka sindikatë, nuk ka për sa kohë  kjo sindikatë nuk  ngre zërin për këtë fasoneri, për kushtet e punës, për marrjen e rrogës, për ndricimin etj“.

Për Renato Muçaj, president i sindikatës Post- Telekomi Shqiptar, sindikatat aktuale kanë nevojë për reformim dhe në punën e tyre mbështetja nga ana e shoqërisë civile është mjaft e rëndësishme.

” Ato sindikata që nuk janë të hapura drejt reformimit për mua nuk janë sindikata ose janë formalisht si emër sindikatash. Nuk i bashkohem shumë asaj gjësë që në cdo kompani duhet të ketë sindikata, sepse nëse i referohemi shembullit të VERDIT, VERDI është bashkimi i 5 sindikatave dhe prandaj është bërë sindikatë e fuqishme, sepse 5 sindikata u bashkuan dhe thanë boll më. Duhet të kemi më shumë sindikata të profilizuara në sektor. Sindikatat duhet të ngrenë zërin që të mos bëhet një ligj dhe pastaj të përfundojë sic përfundojnë të gjitha ligjet shqiptare. Duam që edhe shoqëria civile të na ndihmojë në punën tonë “.

Këshillat e punëtorëve, një term i ri ky për realitetin shqiptar, por mjaft i rëndësishëm për rolin e tyre në Gjermani kaloi me diskutime nga të pranishmit, për vetë eksperiencën e mëparshme nga roli që kanë pasur sindikatat.

Ledio me profesion jurist ngre çeshtjen se sa efektive do të jenë këshillat e punëtorëve. Sipas tij e rëndësishme nuk është se kush do t’i mbrojë kërkesat dhe nevojat e punëtorëve, nëse do të jenë sindikatat apo këshillat. E rëndësishme është të përmirësohet infrastruktura në punë dhe jeta e punëtorëve.

Këshillat e punëmarrësve janë një opsion praktikisht edhe ligjor shumë i kollajshëm për tu bërë por në mentalitet janë goxha dyshuese , fakti që ne kemi qenë dhe e kemi parë , është ndryshe kur e shikon, ndryshe kur e degjon. Unë besoj që nuk do të ketë konkurrencë, jo e jo, por do të ndihmojnë njëra tjetrën me sindikatën, me sindikatat e reja po flas se me të vjetrat është ik vështirë,“-shprehet ai gjatë diskutimit.

Përfaqësuesja e organizatës ILO, Zhulieta Harasani ,për ngritjen e këshillave të punëtorëve u shpreh se çdo përpjekje që merret për të përmirësuar kushtet e punonjësve, janë të mirëpritura nga secili.

” Gjëja e fundit që do të donim është të shihej kjo gjë si një konkurrencë ndërmjet një realiteti që ekziston sot që janë sindikatat dhe ne nuk mund ta mohojmë, dhe këshillave. Dy mendje, dy zëra, dy qasje që ndeshen me njëra tjetrën dhe përballë kanë një punëdhënës do të ishte skenari më ogurzi. “

Sipas drejtueses ekzekutive të qendrës “Siguria dhe Shëndeti në Punë në Shqipëri”, Frosina Gjino, i gjithë ky proces i ngritjes së këshillave të punëtorëve kërkon kohë. “Këto janë procese të vështira që duan edukim, edukim dhe ndërgjegjësim”. 

Në fjalën e tij, Ado Wilhelm, koordinator i fushatës “We expect better” të sindikatës Ver.di në Gjermani theksoi se sindikatat dhe këshillat e punëtorëve bashkëpunojnë ngusht me njëra tjetrën për zgjidhjen e ceshtjeve të punëtorëve.

Sindikata bashkë me këshillat e punëtorëve koordinohen për problematika të caktuara dhe më pas merren këshillat me këtë gjë. Sndikatat vendosin dhe ultimatum, duke shkuar edhe në grevë, ndërsa këshillat nuk kanë të drejtë të organizohen në grevë”, -shprehet ai.

Sipas Wilhem këshillat e punëtorëve grumbullojnë informacion, mund të hartojnë formularë, intervista, anketime, analizojnë rezultatet dhe hyjnë në diskutime me punëdhënësin për tematika të caktuara.

Ky takim, është i pari i këtij lloji në Shqipëri, i cili do të pasohet me të tjerë në vijim, për ti hapur rrugën edhe një propozimi që do ti dërgohet ministrisë përkatëse për të rregulluar tregun midis punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Sindikatat në Shqipëri

Sipa nenit 1 tw ligjit Nr. 7516, datë 7.10.1991, sindikatat janë organizata shoqërore të pavarura që krijohen si bashkime vullnetare të punonjësve, qëllimi i të cilave është përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe e interesave ekonomike, profesionale e sociale të anëtarëve të tyre.

E pyetur nga Citizens Channel, Bora Mema përfaqësuesja e Organizatës Politike shprehet organizimi sindikal është i vështirë për tu mbajtur duke qenë se në krye të këtyre strukturave kanë qenë persona të lidhur me parti të ndryshme politike të cilët kanë qenë të kontrolluara nga këto parti por gjithashtu nuk kanë pëfaqësuar interesat e punëtorëve duke shitur e privatizuar pronat e punëtorëve.

” Gjatë këtyre 30 viteve punëtorët në Shqipëri janë hasur me problematika të ndryshme i shfrytëimi në vedet e punës, pagat dhe deri te humbjet e jetës. DUke marrë parasysh këto kushte, punëtorët janë me te drejtë skeptikë për rolin e sindikatës. Është e pamundur reformimi i këtyre sindikatave ekzistuese dhe ajo c’ka duhet të bëjmë është nxitja e organizimit sindikal të pavarur në vendin e punës. Një rast i tillë është sindikata Solidariteti që është një sindikatë e ardhur nga vullneti i punëtorëve”.

“Solidariteti” është një sindikatë e pavarur që synon mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të punëmarrësit në sektorin e Call Center, sektor i cili prej vitesh lulëzon në Shqipëri.

Pas “Solidaritetit” u bë publik një tjetër grupim social, “Sindikata e minatorëve të bashkuar të Bulqizës, e cila u njoh ligjërisht më  15 tetor 2019 nga Gjykata e Tiranës.


*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *