Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë dy projektligjet e “Paketës Antishpifje”

15 organizata për median dhe të drejtat e njeriut, publikuan sot një deklarate ku kundërshtuan dy projektligjet e qeverisë për median, duke i konsideruar ato si cënim të lirisë së shprehjes.

Në deklaratën për shtyp, të firmosur edhe nga Citizens Channel thuhet se :

Dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje, i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuesendaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenëefektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor”.

Sipas organizatave e vetmja mënyrë efektive është vetërregullimi i medias dhe jo rregullim ligjor i saj.

Nevoja për të patur vetërregullim të medias dhe JO rregullim ligjor të saj, merr rëndësi të veçantë në ato shtete me demokraci në tranzicion, sikurse është vendi ynë, ku shpesh mediat janë të lidhura me interesat e njohura të biznesit, të partive politike. Vetërregullimi është kombinim i standarteve që përcakton kodet e duhura të sjelljes për median, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur lirinë e shprehjes dhe për të mundësuar që kjo sjellje të monitorohet dhe të mbahet e përgjegjshme. Vetërregullimi ruan pavarësinë e mediave dhe e mbron atë nga ndërhyrjet partizane të qeverisë.

Mbledhja “surprizë” e komisionit të ligjeve

Deklarata e organizatave vjen pak orë pasi Komisioni Parlamentar  Ligjeve thirri sot tryezën e diskutimeve për shqyrtimin e dy projektligjeve, krejt papritur dhe pa lajmëruar paraprakisht organizatat që prej javësh kanë shprehur zyrtarisht interesin për të qenë pjesë e procesit. Gjatë kësaj tryeze, prezantimet e dy projektligjeve u realizuan nga deputetja Klotilda Bushka dhe zv/Ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka e cila u shpreh se hapa të tillë po merreshin në të gjithë botën demokratike.

Zv.Ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka /Foto : Gjergj Erebara/BIRN Albania

Kjo nevojë për të rregulluar median dhe veçanërisht atë që është media elektronike dhe shërbimet elektronike, është një nevojë e konstatuar jo vetëm në vendin tonë, por është një tendencë që vihet re gjerësisht në vendet e Bashkimit Europian, Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi, pasi media elektronike janë kthyer në burim të rëndësishëm informacioni,”-u shpreh Zv/Ministrja Caka sipas raportimit të BIRN. 

I pranishëm në tryezë ishte edhe deputeti Ulsi Manja, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ligjeve, i cili deklaroi se ndryshimet e propozuara ishin konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë dhe ekspertë të OSBE-së. Ndër të tjera ai tha se draftet e publikuara nga parlamenti kanë pësuar ndryshime dhe nuk janë të njëjta me variantet e publikuara në faqen e kuvendit të cilat nuk janë publikuar akoma, por u janë shpërndarë me e-mail organizatave.

Relatorja e projektligjeve per median, deputetja e PS-së Klotilda Bushka | Foto : Gjergj Erebara/BIRN Albania

Relatorja e paketës ligjore Klotilda Bushka, u shpreh se ligjet i shërbejnë interesave të publikut shqiptar.
Të dy ligjet janë të tilla që i shërbejnë interesave të publikut. Ne e dimë që roli i mediave në një shoqëri demokratike është thelbësor dhe duhet të garantohet, por në të njëjtën kohë këto garanci duhet të balancohen me të drejtat e individëve për dinjitet dhe jetën private, në mënyrë që ata të mund të gëzojnë të drejtat e tyre në të njëjtën ashtu si media gëzon të drejtat e saj”

Ajo deklaroi se konsultimi i Komisionit të Ligjeve me shoqëerinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe entet qeveritare do të vazhdojë përpara se të miratohen projektligjet.

Deklarata 

Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë dy projektligjet që i janë propozuar Kuvendit, të prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje. Gjithashtu i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që, në rast se qeveria nuk i tërheq këto projektligje, t’i rrëzojë ato menjëherë.

Rëndësia që ka liria e shprehjes në një shoqëri demokratike reflektohet në mbrojtjen e gjerë që i jepet asaj në legjislacionin ndërkombëtar, në nivel global dhe rajonal, përfshi këtu nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, nenin 19 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, nenin 19 të Konvetës Amerikane për të Drejtat e Njeriut, nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, etj.

Amendamenti i parë në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, i miratuar rreth 230 vite më parë (në 15 Dhjetor të vitit 1791) ndalon qeverinë të bëjë ligje që rregullojnë krijimin e feve, ndalojnë ushtrimin e lirisë fetare, që kufizojnë lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit, të drejtën për të mbledhur paqësisht si dhe të drejtën e peticionit ndaj qeverisë për të kërkuar kompensim.

Organizatat vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje, i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuesendaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenëefektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.

Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, si dhe në këtë drejtim ka patur disa precedentë të gjykuar në sistemin tonë gjyqësor.

Nevoja për të patur vetërregullim të medias dhe JO rregullim ligjor të saj, merr rëndësi të veçantë në ato shtete me demokraci në tranzicion, sikurse është vendi ynë, ku shpesh mediat janë të lidhura me interesat e njohura të biznesit, të partive politike. Vetërregullimi është kombinim i standarteve që përcakton kodet e duhura të sjelljes për median, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur lirinë e shprehjes dhe për të mundësuar që kjo sjellje të monitorohet dhe të mbahet e përgjegjshme. Vetërregullimi ruan pavarësinë e mediave dhe e mbron atë nga ndërhyrjet partizane të qeverisë.

Organizatat i bëjnë thirrje organizatave ndërkombëtare (të tilla si OSBE, BE apo Këshilli i Europës), prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi projektligjet në fjalë, si masa në dhunim të lirisë së shprehjes.

Lista e organizatave firmëtare:

Lista e organizatave

BIRN Albania

Civil Rights Defenders

Citizens Channel

Faktoje

Instituti Shqiptar i Medias

Instituti Shqiptar i Shkencave

Këshilli Shqiptar i Medias

Komiteti shqiptar i Helsinkit

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Qendra Res Publica

Qendra Shqiptare MediaLook

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Procesi i konsultimeve pritet të vijojë javën e ardhshme në Komisionin e Ligjeve.

Cilat janë dy projekligjet e propozuara nga qeveria Rama?

1. “DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013, “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR,  ku propozohen rregullime në lidhje me etikën e medias.
2.  DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9918,DATË 19.5.2008,
“PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR  
ku propozohen ndryshime për regjistrimin dhe identifikimin e mediave online.

Dy projekligjet të miratuara nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e datës 3 korrik 2019, vijnë si mbështetëse të “paketës antishpifje” të ndërmarrë nga qeveria Rama dhe kanë si synim kryesor vendosjen e mediave online nën mbikqyrjen e Autoritetit Të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elketronike dhe Postare (AKEP). Sipas projekligjeve, AMA merr të drejtën të vendosë edhe gjoba ndaj mediave, të cilat arrijnë deri në vlerën prej 2 milionë lekësh.

Këto projektligje së fundmi janë ripunuar me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, por në thelb mbajnë sërish natyrën gjobvënëse ndaj mediave online. 

Lexo më shumë: https://bit.ly/2OcKnWi

Reagimet e organizatave ndërkombëtare 

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti Ulsi Manja sikundër kemi cituar më sipër u shpreh se ndryshimet e propozuara në projektligje ishin konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë dhe ekspertë të OSBE-së.

Në një shkrim të botuar më herët nga Citizens Channel, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias , Harlem Desir, theksoi se është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe të mos ndikojë negativisht në lirinë e mediave në vend. Ai theksoi se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), rregullatori i mediave audiovizive nuk duhet të jetë zëvendësuesi i gjyqësorit të pavarur ose mekanizmave të duhura vetë-rregulluese për çështjet e lirisë së shprehjes, duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin e përmbajtjes, gjobitjes për shkelje të ligjit dhe modalitete të së drejtës së përgjigjes.

Mekanizmat e duhur të apelimit dhe rishikimit përpara gjyqësorit duhet të vendosen si një mbrojtje për botuesit dhe qytetarët. Në rrethana të tjera, masat e tilla duhet të trajtohen nga sistemi i drejtësisë penale. Kompetencat e AMA nuk duhet të shtrihen në trajtimin e çështjeve të tilla si shpifja

Përfaqësuesi i OSBE-së e konsideroi mjaft të rëndësishme përfshirjen në procesin e konsultimeve të profesionistëve të mediave, gazetarëve dhe aktorëve vendorë. 

Në letrën e dërguar nga Reporterët pa KufijFederata Europiane e GazetarëveQendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit dhe “Pen International thuhet nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim. 

Kundër projektligjeve të iniciuara nga qeveria Rama për median online doli edhe Bordi i AMA-s. Tre nga pesë anëtarët e AMA-s, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj, me një deklaratë të publikuar ditën e hënë, janë shprehur se ndryshimet e parashikuara në ligj nuk forcojnë lirinë e mendimit dhe të së drejtës për informim.

Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar atë të vetërregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët t’i japin përparësi këtij parimi,”-thuhet në deklaratë.

*Citizens Channel /E.K/ 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *