Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bulqizë: Minatorët në protestë, kërkojnë rikthimin në punë të kreut të Sindikatës

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme,dhjetra minatorë të Bulqizës kanë bojkotuar masivisht punën dhe kanë nisur protestën para hyrjes së minierës së kromit në Bulqizë që administrohet nga kompania Albchrome. Ky organizim vjen pas largimit nga puna të Elton Debreshit, kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, i cili sipas minatorëve është i padrejtë. 

Video nga protesta e minatorëve:


 Me anë të një deklarate publike, sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës e konsideron shkarkimin ngas puna të zotit Debreshi si të paligjshëm dhe të padrejtë . Sipas tyre një vendim i tillë vjen si pasojë e organizimit sdindikal të ndërmarrë nga minatorët.

Fakti që kompania dhe faktorë të tjerë, po sulmojnë ashpër dhe paligjshëm sindikatën tonë, dëshmon se ne jemi në rrugën e duhur dhe përfaqësuesit e vetëm të të drejtave të minatorëve. Veprime të tilla bëhen në kundërshtim me ligjin, konkretisht: Neni 50 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon se: “Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës,”-thuhet më tej në deklaratën e Sindikatës.


Sipas deklaratës, takimi me kreun e Sindikatës u zhvillua në zyrat e kompanisë në Tiranë, si një formë presioni.

Nuk kishte asnjë arsye që takimi të mbahej në zyrat e kompanisë në Tiranë. Albchrome ka në Bulqizë drejtuesit dhe administratën e saj vendore. Diskutimi i problemeve rutinë të punës duhet të ndodhte në Bulqizë. Thirrja në zyrat e Albchrome në Tiranë është haptazi një mjet diskriminues dhe presion.”

Burime nga Bulqiza raportojnë se bojkoti i punës zgjati për rreth nje orë, ndërsa momentalisht Kreu i sindikatës Debreshi së bashku me disa minatorë të tjerë janë shoqëruar në polici. 

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës është themeluar dhe njohur nga Gjykata më datë 15 Tetor 2019. Në 17 Nëntor 2019, u realizua shpallja e Sindikatës në qendër të Bulqizës. 

*Citizens Channekl /E.K/ 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *