Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Instituti Botëror i Punës: Çështja e minatorëve të Bulqizës, shkelje e të drejtave të sindikatave në Shqipëri

Instituti Botëror i Punës (Global Labor Institute) i është drejtuar me një letër kryeministrit Rama duke kërkuar ndërhyrjen e tij për shkeljen e rëndë të të drejtave të anëtarëve të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj letre Instituti i kujton qeverisë se ka ratifikuar Konventën Ndërkombëtare të Punës dhe veprime të tilla janë në kundërshtim të saj.  

Më 17 nëntor të këtij viti një grup i punëtorëve të minierave të kromit në Bulqizë njoftuan formimin e një sindikate të re. Ata nuk ishin të kënaqur me punën e sindikatës ekzistuese, nga e cila ata ishin anëtarë, dhe po kërkojnë të krijojnë një strukturë të re mbi të cilën ata mund të ushtrojnë kontroll të plotë demokratik. Siç jam i sigurt se jeni në dijeni, kjo është e drejta e tyre sipas Konventave 87 dhe 98 të Organizatës së Punës, të cilat Shqipëria ka ratifikuar dhe të cilat janë baza e legjislacionit aktual shqiptar të punës“, thuhet në letër. 

Në këtë letër është përmendur fakti që Elton Debreshi, kryetari i zgjedhur i sindikatës për ta ushtruar këtë post me një mandat prej tre vjetësh, është shkarkuar disa ditë pasi është shpallur formimi i SMBB-së. Instituti Botëror i Punës ka reaguar edhe ndaj heqjes nga puna të Beqir Duriçit, anëtar i këshillit të SMBB-së dhe kanë dënuar thirrjen në polici dhe kërcënimet për pushim nga puna të anëtarëve të tjerë, të cilët u oganizuar në grevë për të kërkuar kushte më të mira pune.

AlbChrome ka reaguar me armiqësi totale: kryetari i sindikatës së re, Elton Debreshi, u pushua nga puna më 22 nëntor, si dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Beqir Durici, në 3 dhjetor. Anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv janë kërcënuar me pushim nga puna dhe janë ndaluar nga policia. Ne besojmë se kjo është sjellje e egër nga ana e një kompanie, të cilës i mungon respekti për punonjësit e saj dhe për shoqërinë në të cilën operon”

Duke përmendur kërkesat kryesore të sindikatës, të cilat përkojnë me kthimin e Debreshit dhe Duriçit në punë, ndalimin e intimidimit dhe kërcënimit nga ana e kompanisë AlbChrome, Instituti Botëror i Punës është plotësisht në përkrahje të minatorëve dhe mbështet kërkesat e tyre deri në krijimin e një marrëveshjeje kolektive. Letra drejtuar Kryeministrit mbyllet duke i kërkuar edhe një herë ndërmarrjen e veprimeve bazuar në standardet ndërkombëtare.

Letra e Institutit Botëror të Punës drejtuar kryeministrit Rama

Reagimet e sindikatave të tjera 

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ndaj shkarkimit të Debreshit dhe minatorëve të tjerë dhe ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të marrë masa ndaj kompanisë Albchrome, e cila sipas tyre ka shkarkuar disa punonjës pa asnjë arsye. Ata kanë kërkuar që minatorët e pushuar të kthehen në postin e mëparshëm të punës.

Ne shprehim keqardhjet tona për kryetarin Elton Debreshi dhe për të gjithë minatorët e tjerë që janë shkarkuar nga puna vetëm pse kanë kërkuar kushte më të mira të punës. Puna jonë si minatorë është mjaft e vështirë, andaj sa herë që kërkojmë kushtet më të mira dikush pëson, mirëpo ne minatorët si të bashkuar gjithmonë do të kërkojmë më të mirën për ne”, u shpreh Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës në deklaratën e tyre të solidaritetit.

 

Edhe shtete të tjera janë solidarizuar me minatorët e Bulqizës. Sipas postimit së datës 8 dhjetor në faqen zyrtare të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, sindikalistë të shteteve të ndryshme janë duke  shpërndarë një thirrje ku i kërkojnë kompanisë Albchrome dhe Kryeministrit Rama të reagojnë për pushimet nga puna dhe diskriminimin e punonjësve. 

 

Letra e publikuar kërkon nga kryeministri Rama të respektojë të drejtat e punëtorëve dhe po ashtu i drejtohen kompanisë Albchrome duke i kërkuar të mos ushtroje presion mbi punëmarrësit në atë kompani dhe t’u mundësojë minatorëve një pagesë dinjitoze. Në këtë postim, është përmendur edhe thyerja e heshtjes mediatike në lidhje me grevën dhe situatën aktuale të minatorëve të Bulqizës.

Ndërkohë, reagim solidarizues me minatorët e Bulqizës ka pasur edhe nga sindikatat ekzistuese në Greqi, përkatësisht Sindikata e Punëtorëve të Metrosë dhe Sindikata e Punëtorëve të Hotelerisë. 

*Citizens Channel/ Entenela Ndrevataj 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *