Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Prova e parë për SPAK” Aktivistët depozitojnë kallëzim për koncensionin e sterilizimit

Vetëm pak ditë pas krijimit, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), ka marrë kallëzimin e parë.

Nisma Thurje ka depozituar një padi për koncesionin e sterilizimit të paisjeve kirurgjikale, i cili po zbatohet nga bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”, që prej 28 shtatorit 2015, datë kur u shpall fitues pas një procedure të gjatë të ekspozuar në këtë investigim të Reporter.al.

Kemi ardhur tek institucionet e reja të drejtësisë, tek Prokuroria e posaçme, duke ndjekur edhe detyrimin që kemi, që na jep kodi procedurës penale e civile që thotë që çdo qytetar që vendoset përpara një shkeljeje të Kodit Penal, përpara konsumimit të një vepre penale duhet të kallëzojë atë në Prokurori’, tha aktivisti Endri Shabani i cili depozitoi kallëzimin.

Nisma Thurje ka renditur katër çështje kryesore për të cilat i kërkon prokurorisë speciale të hetojë:

  1. Dyshime mbi nevojën e marrjes së këtij shërbimi nga një palë e tretë në kushtet kur ai kryhet prej dekadash nga vetë spitalet.
  2. Pse qeveria zgjodhi të shmangë procedurën e prokurimit publik me tender të hapur, ashtu si ka ndodhur me shërbime të tjera spitalore?
  3. A është parashikuar në kontratë se energjia elektrike, uji, avullo dhe ambientet sigurohen nga shteti?
  4. Aktivistët kanë ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi çmimet e vendosura në marrëveshje për sterilizimin, duke shtuar se sterilizimi i dy seteve që nevojitet për një operacion kushton afërsisht sa paga mujore e një kirurgu.

Shiko Kallezimin e Plotë 

Pak kohë më parë ka qarkulluar në rrjet video e kirurgut Artan Koni, i cili nga ambientet spitalore ka ngritur një sërë shqetësimesh mbi këtë kontratë koncensionare.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *