Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Inspektorati i Punës: 34 persona humbën jetën në punë gjatë vitit 2019

Periudha janar-nëntor e vitit 2019 ka shënuar 34 persona të vrarë në kushte pune. Sipas një raporti të publikuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës, numri më i madh i vdekjeve është në qytetin e Tiranës, me 6 persona, i ndjekur nga qyteti i Lezhës me 5 persona dhe 4 persona ne Elbasan.Sektori me më shumë aksidente me pasojë vdekjen e punëtorëve është ai i ndërtimit, ku nga 34 që është numri total, 15 viktima janë shënuar në këtë sektor.

Sektori i dytë pas ndërtimit me më shumë aksidente me pasojë vdekjen është sektori i minierës, me 7 të vdekur gjatë 11 mujorit të vitit 2019.

Nga kontrollet e kryera, sipas inspektoratit në sektorin e ndërtimin janë vendosur masa administrative të llojit:

  • 102 masa për pezullim për shkelje të dispozitave ligjore dhe marrëdhënieve në punë,
  • 80 pezullime për shkeljen e sigurisë në punë,
  • 239 subjekte kanë marrë masën paralajmërim,
  • 27 subjekte kanë marrë masën gjobë, në një totale vlere prej 7,994 lekë.

Gjatë kësaj periudhe sipas Inspektoratit të Punës, janë kryer në terren kontrolle nga 84 inspektorë, nga të cilat:

  • në 9232 subjekte kanë qenë inspektime të programuara,
  • në 176 subjekte janë inspektime për shkak të aksidenteve në punë,
  • 539 inspektime janë kryer për shkak të ankesave dhe
  • 2012 inspektime kanë qenë rastësore për shkak të shkeljeve flagrante.

Krahasuar me vitin 2018 inspektimet e kryera për shkelje të ligjit dhe për shkak të ankesave të adresuara drejt Inspektoratit të Punës janë shtuar.

Përkatësisht: janë 314 Inspektime për shkelje flagrante në vitin 2018, ndërkohë në vitin 2019 janë 2012. Janë 467 inspektime për shkak të ankesave, ndërkohë në vitin 2019 llogariten në 539, pra 72 inspektime më shumë.

Mungesa e kontratave të punës

Janë 4270 punëmarrës ose 1.6% e të gjithë të punësuarve të cilët gjatë inspektimeve kanë rezultuar pa kontrata pune individuale.

Përqindja më e lartë e personave pa kontrata pune është në qytetin e Kukësit, me 8.6%, ndjekur nga qyteti i Vlorës me 8.2%, Gjirokastra me 7.20%, Lezha me 3%, Elbasani me 2.10%, Berati, Shkodra dhe Korça me 2%, Dibra dhe Durrësi me 1%, ndërsa Tirana me 0.43%.

Sektori  me numrin më të madh të punonjësve pa kontrata është ai i tregtisë, hotel dhe bar restoranteve me 2485 persona, ku 944 janë femra. Ndërmarrja prodhuese numëron 621 punëmarrës pa kontrata, nga të cilët 373 janë femra. Ndërtimi ka 447 punëmarrës pa kontrata, nga të cilët 25 janë femra.

Fasoneria

Nga 231 inspektime të kryera në subjektet fason, të cilat punësojnë 24,876 punëmarrës rezultojnë 159 pa kontrata pune.

Sipas të dhënave, në sektorin fason, në të gjithë Shqipërinë anë 50 punëmarrës nënë 18 vjeç, 50 të tjerë të pa siguruar dhe 9601 të siguruar me pagë minimale.

47 ndërmarrje fason kanë marrë masën administrative paralajmërim dhe 6 subjekte janë gjobitur me vlerën 1 720 000 lekë.

Viti 2020 ka nisur me aksidentin e një 36 vjecari në qytetin e Korcës, i cili po punonte në katin e katërt të një pallati, ku si pasojë humbi edhe jetën.

Aksidentet kanë pasuar edhe në minierën e Bulqizës, ku para dy ditësh minatorët Altin Kola dhe Mentor Gjeta u aksidentuan gjatë procesit të punës. Ky është rasti i dytë, pasi në 19 dhjetor, 2019 ishte Tush Asllani , minatori i cili po ashtu u lëndua në galeri, ku ushtron veprimtarinë kompania Albchrome.

Analizën statistikore të siguruar nga Shqiptarja.com e gjeni këtu. 

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *