Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ballsh: Naftëtarët protestojnë për të kërkuar pagat e prapambetura

Ditën e djelë në qendër të qytetit të Ballshit u zhvillua një marshim paqësor nga 800 punonjësit e rafinerisë së naftës së bashku me mbështetjen e familjarëve dhe qytetarëve. Ata kërkuan marrjen e pesë pagave të prapambetura dhe vazhdimin e punës së Uzinës, ndërkohë që dhjetë prej naftëtarëve janë në ditën e tyre të tetë të grevës së urisë.

Marshimi i naftëtarëve u bë nga qendra e rafinerisë drejt qendrës së qytetit. Në qendër të qytetit ata mbajtën fjalime ku kërkuan të drejtat e tyre.

Duke parë që në ditën e shtatë të grevës së urisë nuk ka reagim të drejtpërdrejtë, që do të thotë kërkesat që ne i kemi bërë të qarta janë të panegociueshme. E para pagat që ne kemi vënë kusht në tavolinë. E dyta të na bëhet e qartë ecuria mbi fatin e rafinerisë. Fati i rafinerisë është jeta e të gjithë qytetit, jo vetëm e naftëtarëve , por e gjithë qytetit, të gjithë bizneseve që operojnë në qytetin tonë”, u shpreh njëri nga naftëtarët që mori fjalën.

Naftëtarët i bënë thirrje shtetit dhe kompanive për tu dakordësuar dhe për ti dhënë zgjidhje situatës.

Jemi këtu për tu bërë thirrje dy aktorëve kryesorë që luajnë dramën tonë prej pesë muajsh, shtetit dhe kompanisë që operon. E vetmja zgjidhje është ulja e të dy palëve në tryezë një orë e më parë për ti dhënë zgjidhje kësaj situate. Ne sot jemi naftëtarë, por jeta dhe ekonomia jonë është jeta e gjithë qytetit. Pa naftën nuk ka biznes, që do të thotë në rast se ne nuk marrim pagën, nuk çojmë bukë në familjet tona, nuk ka arsimim, nuk ka shëndetësi, nuk ka tregti “, shprehu në megafon një tjetër naftëtar.


Në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit ishin edhe minatorët nga Bulqiza së bashku me Organizatën Politike, të cilët u solidarizuan me problemet e tyre. Drejtuesi i Sindikatës së Bashkuar të Minatorëve, Elton Debreshi u shpreh se problemet e dy vendeve me pasurinë më të madhe në Shqipëri janë të njëjta.

“Sindikata e Bashkuar e Minatorëve sensibilizohet me naftëtarët e Ballshit për problemet që kanë. Problemet në Shqipëri janë të njëjta, por kur erdha këtu dhe dëgjova se për 24 muaj naftëtarët nuk kanë marrë pagat , është kriminale. Në Bulqizë sot po dalin shumë tonelata me krom, në Ballsh po dalin me mijëra tonelata naft. Janë dy qytete që kanë dy industritë më të fuqishme në Shqipëri. Dhe Shqipëria pa ato është e mbaruar. Ndërsa neve jemi më të mbaruara sepse paguhemi me paga shumë të ulëta, saqë nuk mbajmë dot familjet me ushqim. Është e vështirë rruga sepse kemi kundra shtetin, kemi kundra pronarët, kemi kundra sindikatat, dhe e vetmja arsye është që të krijojmë sindikata të reja dhe të mbështesim njëri-tjetrin”. 

Protesta dhe greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit vjen fill pas asaj të naftëtarëve të Poçemit ,të cilët sot ndodhen në ditën e 13-të të urisë. Gjendja shëndetësore e tyre është rënduar. Tre prej naftëtarëve të Ballshit janë dërguar në qendrën shëndetësore për shkak të gjendjes së rënduar.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *