Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

8 Marsi, denoncimi këtë vit si detyrë dhe jo zgjedhje

Edhe pse dy ditë para 8 Marsit gratë janë mobilizuar për të nisur fushata ndërgjegjësuese për të drejtat e tyre në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

113 gra të vrara në nëntë vitet e fundit në vendin tone, vetëm këtë vit, në 2020, janë vrarë shtatë gra si pasojë e dhunës dhe krimit në familje, shkak ky që ka nxitur aktivistët për të nisur aksionet në mbrojtje të drejtave të grave më herët seç është parashikuar.

Prej disa ditësh në rrjetet sociale ka nisur fushata me hashtagun #harramtamlinenanës nga grupime të ndryshme feministe për të nxitur pjesëmarrjen në marshimin e tetë marsit në Tiranë.

Por duket se gratë në Shkodër, Elbasan, Berat nuk kanë pritur datën 8 Mars  për të shprehur indinjatën për ngjarjet e fundit. Mbështetës të lëvizjeve feministe  në këto rrethe kanë qenë edhe burrat të cilët me pankarta në duar kanë mrashuar për të njëjtin qëllim.

Elbasan: Marshim protestë kundër dhunës

Në qytetin e Elbasanit u mbajt sot manifestimi i titulluar “Në emër të grave që…” organizuar nga Forumi i Gruas, ku qytetarë, studentë dhe përfaqësues të institucioneve marshuan përgjatë bulevardit kryesor të qytetit duke shpërndarë mesazhe kundër dhunës.

“Gruaja nuk është vetëm për punët e shtëpisë, gratë nuk duhen të nënshtrohen. Gruaja nuk është shtojca e burrit, as pronë e tij. Gruaja është e lirë të vendos vetë. Dhuna nuk ka justifikim, grua kundërshto padrejtësitë”, këto ishin disa nga citimet që u dëgjuan në megafonat në qendrën e Elbasanit.

Berat: Të moshuarit marshojnë kundër dhunës

Ndërsa në qytetin e Beratit protesta nisi nga të moshuarit, të cilët inkurajuan kalimtarë që ti bashkoheshin kauzës së tyre.

“Mos dhuro lule por lumturi! Duaje, mos e lëndo, fali dashuri dhe qëndroi pranë! Shpëto jetë, denonco për ata që s’munden!”

Këto ishin disa nga shkrimet në pankartat e të moshuarve të cilët ishin shembulli i atyre që frymëzuan mobilizimin e qytetarëve.

Shkodër, mesazhe kundër dhunës, pro dashurisë

“Dashni jo vetëm në 8 Mars”, ishte slogani që u përdor në marshimin e grave në Shkodër.

“Mirënjohje për rrezatimin e këtyre grave shqiptare, zonja, nëna, motra, heroina të heshtura të shoqërisë së sotme, forca e të cilave gjeneron jetë e që është motivi ynë i përditshëm për të luftuar për më shumë të drejta, për barazi sociale dhe dinjitet.

Jemi me ju sot, çdo ditë”!

Tiranë: Lëvizja Vetëvendosje denoncon dhunën përpara Policisë së shtetit

Në kryeqytet aktivistët e lëvizjes  “Vetëvendosje” ditën e djeshme në një komunikim për median u shprehën se muaji mars është shpallur muaj angazhimi për gratë dhe vajzat, me barazinë si pikënisje.

Ndër të tjera aktivistja Evi Veliu theksoi:

“Muaji Mars vjen me pranverën dhe gjallërimin, jo vetëm të tokës por edhe të shoqërisë, por çka nuk vjen me ndryshimin e stinëve është vëmendja e duhur për gjysmën e shoqërisë. Sado që gjërat ndryshojnë shtypja e të drejtave të grave, shfrytëzimi i egër ekonomik ndaj tyre, dhuna strukturore dhe direkte mbeten të pa adresuara.”

 

Me tetë Mars ashtu siç është paralajmëruar aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë do të mblidhen tek Drejtoria e Policisë për të marshuar më tej drejt Kryeministisë në orën 11.30. Ndërkohë për të rritur pjesëmarrjen dhe për të promovuar protestën aktivistë të Organizatës Politike në Tiranë kanë ngjitur pankarta të ndryshme në rrugët e kryeqytetit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

One Response

  1. Keni harruar fushaten #harramqumeshtinenenes, qe pati jehone dhe pjesemarres nga shqiptaret e Kosoves, Maqedonise, jashte atdheut, personalitete te njohura ne vend e cila ishte NISME INDIVIDUALE, pikerisht per te treguar forcen e individit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *