Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shqiptarët i përgjigjen thirrjes për solidaritet, në ballkone për të duartrokitur mjekët dhe infermierët

“Në 17:30 duartrokasim së bashku”, ishte thirrja që ju bë shqiptarëve përmes një postimi në rrjetet sociale të emisionit dedikuar shëndetësisë në Top Channel “Hipokrati” .

Ndërkohë që vendi po kalon një situatë të vështirë karantinimi, qytetarët u përgjigjën nga ballkonet e tyre duke përshëndetur me një duartrokitje mjekët, infermierët, farmacistët dhe këdo që gjendet në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit Covid-19.

Numri i personave të prekur arriti sot në 38, mes tyre një e moshuar që ka humbur jetën. Masat ekstreme përfshijnë mbylljen e kufijve me të gjitha shtetet fqinjë nga sot në mesnatë, ndalimin e lëvizjes me automjete brenda në qyet dhe jashtë qyteteve si edhe pezullimin e aktiviteteve tregtare jo të domosdoshme.

Qytetarët që po qëndrojnë prej ditësh në shtëpi dhanë një mesazh kurajoje dhe mbështetjeje për ata që ndryshe nga profesioni i detyron të përballen me virusin.

Video: Durartrokitjet dhe mesazhe në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve 

Një duartrokitje e madhe nga ballkonet në solidaritet me mjekët, infermierët, oficerët e policisë dhe të gjithë ata që u shërbejnë qytetarëve në këtë kohë, është mesazhi që shpërndan faqja IntoAlbania në Twitter

Qytetarët e #Tiranës nderuan sot # 14March në 17:30 👏, mijëra mjekë dhe infermierë që luftojnë per jeten – është mesazhi që shoqëron videon e postuar nga pedagogia Ana Kekezi në Twitter

Në Shqipëri, qytetarët bashkohen me nismën “Një duartrokitje e madhe për mjekët dhe infermierët” në vijën e parë të luftës kundër #koronavirus, është mesazhi që ndan një tjetër qytetar bashkë me një video të duartrokitjeve nga Tirana.

“Magjike, qytetarët i bashkohen thirrjes së “Hipokratit”, dalin në ballkon për të duartrokitur mjekët”, e përshkruan Top Channel videon e postuar:

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *