Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

COVID-19: Identifikohet punëtori i parë i prekur në sektorin e fasonerisë në Shqipëri

Organizata Politike njoftoi dje nëpërmjet “Facebook” se është evidentuar rasti i parë me COVID-19 në fasoneri. Sipas tyre, e prekura është punëtore e fabrikës “ProDyn”. Në këtë fasori, shkruhet në postim, janë të punësuar rreth 1000-1200 individë.

Në vijim të njoftimit thuhet se rasti është pikasur që në datën 20 mars, por procesi i punës ka vijuar normalisht deri në 23 mars.

Siç na bëjnë të ditur punëtorë të kësaj fabrike, rasti është evidentuar që tre ditë para, më 20 mars, por fabrika ka vazhduar punën normalisht me gjithë shqetësimin e shprehur nga punëtorët për përhapje të infeksionit”.

Sipas deklaratës së Organizatës Politike, puna në këtë fasoneri është pezulluar për dy javë pasi edhe 10 punëtore të tjera kanë shfaqur simptoma të virusit. Ata denoncuan papërgjegshmërinë institucionale dhe përsëriten thirrjet që të mbyllen fasoneritë.

Vetëm tre ditë më pas, pasi 10 punëtorë të tjerë shfaqën simptomat e virusit dhe nuk u paraqitën në punë, pronarët vendosën të pezullojnë punën për dy javë”.

Denoncimi i Organizatës Politike është pranuar pjesërisht nga administratorja e kompanisë “ProDyn”, Etleva Laro. Nëpërmjet një bisede telefonike, ajo pranoi për BIRN se puna është pezulluar për dy javë por ka mohuar se ka raste të tjera në atë fasoneri.

Kemi pezulluar punën për dy javë. Nuk është e vërtetë që ka pasur raste të tjera”, theksoi Laro gjatë komunikimit me BIRN, duke njoftuar edhe se punëtorja e cila rezulton e prekur nga virusi nuk është paraqitur në punë që prej së mërkurës të javës së shkuar.

Shqetësimi i të punësuarve në këtë sektor është ngritur dhe nga qytetarë të tjerë të cilët kanë komentuar në profilin e Kryeministrit Rama, duke i kërkuar që të marren masa.

Kryeministri ka theksuar se nëse respektohen rregullat, duke larë duart shpesh dhe duke ruajtur distancën fizike, nuk paraqitet asnjë rrezik.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *