Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Si vizualizimi i të dhënave mund ta ndalë shpërndarjen e koronavirusit

Nga Stephanie Evergreen, studiuese e komunikimit efektiv të të dhënave

Kur aeroportet fillojnë skanimin e njerëzve për sëmundje ngjitëse, kuptohet se kemi të bëjmë me diçka serioze. Deri në këto momente në SHBA janë konfirmuar 155.000 raste me koronavirus dhe 2.854 viktima(worldometers). Përfaqësuesit e shëndetit publik po punojnë për të kuptuar sesi koronavirusi po përhapet, por ata janë dakort në një pikë të përbashkët: vizualizimi i të dhënave mund të ndihmojë për ta kuptuar këtë përhapje.

Profesionistë e shëndetit publik e kuptojnë se mbajtja nën kontroll e sëmundjes lidhet me edukimin e shoqërisë në përhapjen e saj, një urgjencë që i detyron njerëzit t’i kushtojnë vëmendje.

Historikisht ekspertët e shëndetit publik përdorin një gjuhë teknike komunikimi që është e vështirë të kuptohet nga masat. Dhe kur ekspertët flasin me ekspertit, ja si duket biseda:

Një tabelë me numra nuk e inspiron shumë publikun pasi truri jonë nuk i proceson dot mirë shifrat dhe nuk del në dritë asgjë me vlerë.

“Përfshini vizualizimin e të dhënave. Grafikët mund t’i mësojnë njerëzit se ku sëmundjet janë, si shpërndahen dhe si mund të ndalet kjo përhapje. Unë e di pasi unë merem më të dhëna dhe i mësoj njerëzit sesi t’i përdorin të dhënat në mënyrë më produktive Kam punuar me agjenci të shëndetit publik nga Alaska në Florida, nga departamentet e shëndetit publik në qëndrat tona kombëtare për kontrrollin dhe prandalimin e sëmundjeve në përmirësimin e vizualizimeve dhe si pasojë kemi shpëtuar jetë”. (citim nga autori)

Zyrtarët e shëndetit publik prej dekadash janë përfshirë në analizimin e të dhënave, por ajo që mbetet ende për tu përmirësuar është vizualizimi i tyre. Tani është më e rëndësishme se kurrë përdorimi i të dhënave për të komunikuar me masat në një kohë që publiku bombardohet me informacion tërë kohës dhe që i duhet të dallojë atë çka vërtet i nevojitet. Këto janë tre format ku vizualizimi i të dhënave dhe dizenjuesit po ndihmojnë zyrtarët e shëndetit publik në ndalimin e përhapjes së sëmundjeve infektuese:

  • Faza “Cfarë\Ku”

Faza e parë e vizualizimit të të dhënave të sëmundjes është tipike për të treguar se ku është identifikuar sëmundja në hartë. Kjo është faza “çfarë\ku” pra çfarë po ndodh dhe ku. Kjo wshtw harta qw CNN ka krijuar pwr tw ilustruar pwrhapjen e koronavirusit:

Përdorimi i ngjyrës së kuqe ndihmon për t’i tërhequr vëmendjen njerëzve, duke treguar se kjo nuk është diçka që po ndodh vetëm në Wuhan, aty ku nisi fillmisht përhapja. Shumë shtete ashtu si Florida psh. përdorin një skicim të ngjashëm për të treguar vendodhjen e viruseve të caktuara si psh. gripi.

Departamenti i Shendetit, Florida

Është padyshim e rëndësishme të dimë se ku përhapja është prezente. Sigurisht që nuk mjafton të dimë vetëm çfarë virusi është dhe ku është për të parandaluar përhapjen. Zyrtarët e shëndetit publik mund të ndihmojnë publikun për tu thelluar më shumë duke krijuar grafika që i japin përgjigje më shumë pyetjeve.

Faza “E çfarë pastaj”

Faza “e çfarë pastaj” e prezantimit të sëmundjeve ngjitëse kërkon që zyrtarët e shëndetit publik të tregojnë pak histori me të dhënat e tyre. Kjo grafikë e të dhënave të përjavshme të gripit në Florida lidhet me fazën “e çfarë pastaj”

Departamenti i Shendetit, Florida

Ata përdorin ikona për të treguar se edhe pse gripi po përhapet, është në rënie. Informacion i rëndësishëm.

Departamenti i Shëndetit në Arizona adresoi këtë fazë (e çfarë pastaj) në raportimin e tyre për sifilizin, duke përfshirë të dhëna historike në një grafik të zonës së kuqe, duke treguar një rritje të konsiderueshme dhe duke përdor katrorë të zinj tek ikonat për të shpjeguar lidhjen midis lindjes së foshnjave të reja dhe kësaj sëmundjeje. Po, vizualizimi i të dhënave mund ta bëjë këtë.

Departamenti i Shendetiti,Arizona

Ndoshta pamjet nuk mund të jenë aq të sofistikuara sa ato të New York Times, ky nuk është momenti për një art dizajn shumë të bukur apo artistik. Na duhet diçka e shpejtë dhe e thjeshtë për tu kuptuar nga njerëzit që kategorizohen nga mosha, njohuri dhe gjuhë të ndryshme.

Faza “e çfarë pastaj” është faza ku përfaqësuesit e shëndetit publik paraqesin pasojat e sëmundjes, për t’i komunikuar publikut urgjencën e situatës dhe t’i bëjnë ata të ndjejnë emocione. Tashmë njerëzit i kushtojnë rëndësi. Kjo është pikërisht faza ku këta përfaqësues prezantojnë skicimin e rradhës që synon drejpërdrejt kontrrollin dhe zhdukjen.

  • Faza “Po tani çfarë”

Sapo përfaqësuesit e shëndetit publik i japin kuptim të dhënave publiku është i predispozuar të kuptojë rëndësinë dhe qëllimin e problemit. Ata janë të gatshëm të ndërmarrin veprime. Ata po pyesin “Po tani çfarë”?

Faza “po tani çfarë”e vizualizimit të të dhënave për sëmundjen ndodh kur përfaqësues të shëndetit publik kanë mundësinë të edukojnë një grupim të shqetësuar për veprime të caktuara që duhet të ndërmerren për të ruajtur veten dhe tjetrin. Arizona përgjigjet “po tani çfarë” në grafikun poshtë seksionit “ Si mund ta mbrosh veten”.

“Qëndrat për Kontrrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” janë përpjekur të flasin për fazën “po tani çfarë” duke përkthyer thellësinë e tyre të njohurive shëndetësore përmes infografikave edukuese, psh. si gripi i shpendëve  mund të përhapet te njerëzit.

CDC

Ajo që është komunikuar tradicionalisht në paragrafët e një teksti që më pas kaloi në një tabelë të tendur të dhënash është tashmë një post i ilustruar që mund të varet në dhomën pritëse të një klinike.

Me diçka kaq kërcënuese globalisht si koronavirusi ne duhet të ndërmarrim veprime të shpejta. Zyrtarët e shëndetit publik duhet të marrin parasysh vizualizimin e suksesshëm të disa të dhënave dhe modelet e përdorura në fusha të tjera ndërgjegjësimi. Dhe ne, publiku, duhet të kërkojmë të dhënat, të paraqitura me mesazhe të qarta dhe vizuale të forta. Veçanërisht në një epokë ku disa lajme të vërteta etiketohen si të rreme dhe disa lajme të rreme duken shumë të vërteta, aq më shumë ne pyesim: Cfarë? Edhe çfarë? Dhe tani çfarë? nga burimet tona të lajmeve, sa më shumë që ne mund të bëjmë pjesën tonë për të përmirësuar dhe zhdukur para se një shpërthim të përhapet.

Lexo artikullin origjinal: https://www.fastcompany.com/90455933/how-design-can-stop-the-spread-of-the-wuhan-coronavirus

*Përthkeu dhe përtshtati: Elira Kadriu | Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *