Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shifrat e COVID-19 në Shqipëri, 259 të prekur në 17 qytete, 67 të shëruar

Rritet numri i të prekurve me COvid-19 përgjatë 24 orëve të fundit. Deri më tani janë testuar 1823 persona nga Instituti I Shëndetit Publik nga të cilët janë evidentuar në total 259 raste të prekur me Covid-19.

Numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 15, viktimat janë të moshave 66 deri në 80 vjeç dhe ISHP njofton se personat kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Në spitalin infektiv momentalisht janë te shtruar 79 persona, nga të cilët 7 ndodhen nën kujdesin intensiv, dhe 4 prej tyre ne gjendje kritike për jetën të intibuar.

24 orët e fundit janë 15 persona të cilët janë shëruar nga covid-19, duke e çuar numrin e personave te shëruar deri më tani në 67.

Rrethet më të prekura nga COvid-19 janë Tirana , Durrësi, Fier, Korça dhe Kavaja. Persona të prekur ka po ashtu në Lushnjë , Elbasan, Berat, Lezhë, Tropojë, Pukë , Mirditë dhe Rrogozhinë.

 Shpërndarja e personave të prekur nga COVID-19 sipas qyteteve:

  1. Tiranë: 140 persona, (shtatë kanë ndërruar jetë);
  2. Durrës: 29 persona, (dy kanë ndërruar jetë);
  3. Fier:  23 persona, (një ka ndërruar jetë);
  4. Lushnje: 4 persona; (një ka ndërruar jetë);
  5. Elbasan:  5 persona;
  6. Rrogozhinë:  2 persona;
  7. Kavajë: 5 persona, (dy kanë ndërruar jetë);
  8. Korçë: 16 persona;
  9. Vlorë: 5 persona; (një ka ndërruar jetë);
  10. Shkodër: 8 persona;
  11. Lezhë: 5 persona;
  12. Has: 2 persona; (një ka ndërruar jetë);
  13. Tropojë: 5 persona;
  14. Berat: 1 person;
  15. Krujë: 5 person;
  16. Pukë: 3 persona;
  17. Mirditë 1 person.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *