PHOTO: MARK RALSTON / AFP

Përkthyer nga Reporters Without Borders

Reporterët pa Kufij (RSF) tregojnë se, pa kontrollin dhe censurimin e imponuar nga autoritetet, mediat kineze do ta kishin informuar publikun shumë më herët për ashpërsinë e epidemisë së koronavirusit, duke kursyer mijëra jetë dhe ndoshta duke shmangur pandeminë aktuale.

Në një analizë të publikuar në 13 mars, studiuesit e Universitetit të Southampton sugjerojnë se numri i rasteve me koronavorus në Kinë mund të ishte zvogëluar me 86% nëse masat fillestare, të cilat u morën në 20 janar, do të ishin zbatuar dy javë më parë. Reporterët pa Kufij (RSF) demonstrojnë, bazuar në ngjarjet në ditët e para të krizës, se pa kontrollin dhe censurimin e imponuar nga autoritetet, mediat kineze do ta kishin informuar publikun shumë më herët për seriozitetin e epidemisë, duke kursyer mijëra jetë dhe me gjasë do të kishin shmangur pandeminë aktuale.

18 tetor: Media kineze mund të kishte raportuar rezultatin e frikshëm nga një pandemi e mundshme

Qendra Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, në partneritet me Forumin Ekonomik Botëror dhe Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, realizuan simulimin e një pandemie në 18 tetor 2019 dhe paralajmëruan komunitetin ndërkombëtar për rezultatet e trishtueshme: 65 milion vdekje në 18 muaj.

Nëse interneti kinez nuk do të izolohej nga një sistem i hollësishëm i censurës elektronike dhe mediat nuk do të detyroheshin të ndiqnin udhëzimet e Partisë Komuniste, publiku dhe autoritetet do të kishin qenë pa dyshim të interesuar për këtë informacion që vinte nga Shtetet e Bashkuara, të cilët i dhanë  jehonë epidemisë së SARS (sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes) në vitin 2003. SARS infektoi 8,000 njerëz dhe shkaktoi më shumë se 800 vdekje, kryesisht në Kinë.

20 dhjetor: Autoritetet e qytetit Wuhan mund të kishin njoftuar gazetarët

Një muaj pas rastit të parë të dokumentuar, qyteti i Wuhan tashmë ka 60 pacientë me një pneumoni të panjohur të ngjashme me SARS, disa prej të cilëve kishin frekuentuar tregun e peshkut në Huanan. Pavarësisht situatës, autoritetet nuk e shohin të përshtatshme për t’ia komunikuar këtë informacion mediave.

Nëse autoritetet nuk do të kishin fshehur nga media ekzistencën e një shpërthimi epidemie të lidhur me një treg shumë të populluar, publiku do të kishte ndaluar së vizituari këtë vend shumë kohë para mbylljes së tij zyrtare në 1 janar.

25 dhjetor: Doktor Lu Xiaohong mund ta kishte shprehur frikën në media  

Doktor Lu Xiaohong, drejtuesi i gastroenterologjisë në Spitalin Nr. 5 të qytetit Wuhan, i ranë në vesh rastet e infeksionit që prekën stafin mjekësor në 25 dhjetor dhe dyshon që nga java e parë e janarit se ky infeksioni është i transmetueshëm midis njerëzve.

Nëse burimet e gazetarëve në Kinë nuk do të përballeshin me dënime të rënda, duke filluar nga ato profesionale deri në kushtet e rënda të burgut, Doktor Lu Xiaohong do të kishte marrë përgjegjësinë për të paralajmëruar median, duke i detyruar autoritetet të ndërmarrin veprime, gjë që ndodhi vetëm tre javë më vonë.

30 dhjetor: paralajmërimi i hershëm i lajmësit do të ishte përcjellë nga media

Drejtori i departamentit të urgjencës në Spitalin Qendror Wuhan, Ai Fen, dhe një grup mjekësh fillojnë japin alarmin në lidhje me një “koronavirus të ngjashëm me SARS. Tetë prej tyre, përfshirë doktorin Li Wenliang, i cili më vonë vdiq nga sëmundja, do të arrestohen nga policia e Wuhan në 3 janar për qarkullimin ethashethemeve të rreme”.

Nëse shtypi dhe media sociale do të kishin qenë në gjendje të transmetonin lirshëm informacionin e transmetuar nga kallëzuesit në 30 dhjetor, publiku do ta kishte kuptuar rrezikun dhe do të bënte presion tek autoritetet për të ndërmarrë masa që kufizojnë përhapjen e virusit.

31 dhjetor: media sociale do të kishte transmetuar alarmin zyrtar në Kinë

Kina njofton zytarisht Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO) më 31 dhjetor, por në të njëjtën kohë detyron platformën e diskutimit të WeChat të censurojë një numër të madh fjalësh kyçe që i referohen epidemisë.

Pa censurë, rrjeti social WeChat, i cili ka një miliard përdorues aktivë në Kinë, mund t’iu mundësonte gazetarëve transmetimin e raporteve dhe këshillave paraprake duke kontribuar në përvetësimin e rregullave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore

5 janar: media shkencore do ta shpërndante më herët gjenomin e koronavirusit

Ekipi i profesorit Zhang Yongzhen në Qendrën Klinike të Shëndetit Publik në Shanghai arrin të  zbërthejë gjenetikisht virusin në 5 janar, por autoritetet duket se nuk dëshirojnë ta bëjnë gjenomin publik. Më 11 Janar, ditën kur Kina konfirmon vdekjen e saj të parë nga virusi, studiuesit zbulojnë informacion në platformat me burim të hapur, të cilat do të çojnë në ndëshkim, duke u mbyllur laboratorin e tyre.

Nëse autoritetet kineze do të ishin transparente, ata do të kishin komunikuar menjëherë sekuencën e gjenomit të koronavirusit në mediet shkencore, duke kursyer kohën e çmuar të komunitetit ndërkombëtar në hulumtimet e tyre për zhvillimin e një vaksine.

13 janar: komuniteti ndërkombëtar do ta kishte parashikuar rrezikun e një pandemie

Rasti i parë i infeksionit koronavirus jashtë Kinës, një turist nga Wuhan, raportohet në Tajlandë.

Nëse mediat ndërkombëtare do të kishin qasje të plotë në informacionet e mbajtura nga autoritetet kineze në shkallën e epidemisë para 13 janarit, ka të ngjarë që bashkësia ndërkombëtare do të kishte marrë masa dhe do ta parashikonte më mirë atë, duke zvogëluar rrezikun e epidemisë të përhapur jashtë Kinës dhe ndoshta do ishte shmangur shndërrimi i saj në një pandemi.

Kina renditet në vendin e 177 nga 180 në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror RSF 2019.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu