Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

31 organizata kundër ndryshimeve në Kodin Penal: “Cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”

Duke përdorur Facebook-un si mjet kryesor për të njoftuar masat e reja që përkojnë me menaxhimin e situatës pas pandemisë, Kryeministri Rama ka bërë me dije se do të ketë ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë dënime me gjobë, heqjen e lejes për të drejtuar automjetin apo arrest me burg për personat që shkelin masat qeveritare.

Këto masa, sipas tij, po merren për të mbrojtur popullin nga ata që ai quan “të pabindur”, duke iu referuar personave që nuk respektojnë urdhëresat.

Ky propozim i Qeverisë ka ngjallur reagimin e 30 organizatave të shoqërisë civile, të cilat i konsiderojnë këto masa si cënuese të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Duke theksuar se ndryshimet e paralajmëruara në Kodin Penela dhe Rrugor nga Kryeministri kanë vetëm qëllim ndëshkimor dhe jo riedukues, organizatat bëjnë thirrje të mos miratohen. “Propozimi ligjor për të dënuar deri në 15 vite burg moszbatuesit e rregullave qeveritare është represiv dhe jo human, duke cënuar kështu integritetin njerëzor”, thuhet në deklaratë.

Kushtetuta në neni 83/pika 3, e cilëson Kodi Penal në kategorinë e akteve që miratohen me shumicë të cilësuar dhe miratimi i këtyre ndryshimeve me procedurë të përshpejtuar është antikushtetues, informojnë organizatat e shoqërisë civile.

Gjithashtu, në këtë deklaratë theksohet se ekzistojnë ligje që ushtrojnë sanksione administrative ndaj qytetarëve që shkelin urdhëresat e organeve publike gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Propozimet për ndryshime në Kodin Penal, parashikojnë në të njëjtën kohë dy dënime kryesore; atë me gjobë dhe burg. Në vendimit nr. 47 të vitit 2012, Gjykata e ka deklaruar antikushtetues mbivendosjen e dy dënimeve kryesore penale. Ky parashikim i heq mundësinë gjykatave për të dhënë dënim penal të individualizuar, duke vlerësuar rast pas rasti rrethanat e çështjes në shqyrtim, vijojnë organizatat në deklaratën e tyre.

Shqetësimi i fundit që ngrenë organizatat ndaj dispozitave që priten të miratohen, është fakti që masat penale nuk nuk bëjnë asnjë dallim nëse subjekti është mbartës apo jo i virusit. Formulime të tilla mund të çojnë në cënime të lirive e të drejtave të qytetarëve dhe mund të çojnë në vlerësime të ndryshme arbitrare, përmbyllin deklaratën organizatat.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *