Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Instituti për Lirinë e Mediave: Shqipëria pjesë e vendeve ku media u cenua gjatë COVID-19

Instituti për Lirinë e Medias ka prezantuar një raport për lirinë e medias në vendet e Bashkimit Evropian dhe ato kandidate, gjatë pandemisë së COVID-19. Ky raport u nda me nënkryetaren e Komisionit Evropian për vlerat dhe transparencën, Věra Jourová.

Freedom of speech, access to information are more important than ever in crisis #COVID19, though journalists face pressure, threats

Call with media freedom organisations on further action & how EU-funded projects to support investigative journalists & provide legal aid can help pic.twitter.com/cmHm0OjEl3

— Věra Jourová (@VeraJourova) April 20, 2020


Raporti “Shkeljet e lirisë së medias në BE nën COVID-19”, tregon se si në një hapësirë të shkurtër kohe, disa shtete kanë zbatuar ligje dhe kufizime emergjente që sfidojnë aftësinë e gazetarëve për të informuar publikun dhe për t’i mbajtur ata që janë në gjendje të japin llogari.

Dy problematikat kryesore që u vunë re për Shqipërinë janë:

  • Mesazhi i Kryeministrit Rama më 23 Mars, e dërguar qytetarëve me zë përmes Vodafone duke këshilluar njerëzit të lanin duart kundër koronavirusit dhe “të mbrohen nga media”.
  • Dhe së dyti në po të njëjtën ditë, kërcënimi në mënyrë agresive i gazetarit të Ora News Elio Laze nga një punëtor i ndërmarrjes private të ndërtimit për punën e xhirimit në shkelje të shtetrrethimit të vendit nga COVID-19.

Ky hulumtim, i cili përfshin si vendet anëtare të BE-së dhe ato kandidate, nxjerr në pah katër probleme:

  • masat jo-proporcionale të urgjencës, në veçanti rregullimi i tepërt kundër dezinformimit,
  • kufizimet në qasjen në informacion,
  • sulme verbale dhe fizike që rrezikojnë sigurinë e gazetarëve, dhe
  • mbikëqyrjen dhe kërcënimet e privatësisë.

Sipas raportit të paraqitur, shkeljet më serioze janë në Evropën Qendrore dhe Lindore ku disa qeveri kanë rekorde të dobëta në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe rrezikojnë të përdorin pandeminë shëndetësore për të forcuar kontrollin e panevojshëm mbi rrjedhën e informacionit.

Shkeljet më të rënda në fushën e lirisë sipas raportit janë kryer nga shtete si Hungaria, Serbia dhe Turqia.  Ndërsa vërehen se edhe shtete të tjera kanë pasur kufizime për gazetarët, qoftë kjo përmes kufizimit të qasjes në informacion ose rritjes së sulmeve fizike apo verbale ndaj gazetarëvë që raportojnë për masat ndja COVID-19.

Shkeljet e lirisë së medias në vendet kandidate për Bashkimin Evropian 

Turqia 

  • Më 20 mars, gazetarët Mustafa Ahmet Oktay dhe Eren Sarıkaya nga Gazeta Halk me bazë në Bartın dhe Gazeta Pusula, u arrestuan për një artikulli të botuar në lidhje me përhapjen e COVID-19.
  • Më 25 mars, gazetari Tugay Can u akuzua për “krijimin e frikës dhe panikut mes  publikut” për raportimin e lajmeve mbi koronavirusin.
  • Më 31 Mars, gazetari, shkrimtari dhe aktivisti kurd Nurcan Baysal u thirr nga policia për të dëshmuar për shkëmbimin e letrave të të burgosurve dhe dy artikuj mbi pandeminë.
  • Më 31 Mars, gazetari Oktay Candemir, u thirr të dëshmojë për postimet e tij në mediat sociale për përhapjen e COVID-19 në rajon.
  • Më 31 Mars, u hap një hetim policor kundër korrespodentit të Agjencisë së Lajmeve të Mezopotamya Ahmet Kanbal, i cili u akuzua për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë” në një raportim mediatik në lidhje me masat e sigurisë koronavirus në një spital.
  • Më 3 prill, Hakan Aygun, një gazetar veteran turk që drejtonte kanalin televiziv anti-Erdogan, Halk TV, u arrestua për nxitje të urrejtjes me një postim në mediat sociale që demaskoi fushatën e Presidentit Erdogan për të mbledhur fonde për viktimat e koronavirusit.
  • Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTÜK) urdhëroi ​​ndalime të transmetimit të lajmeve në Fox TV për tre mbrëmje, pas komenteve kritike mbi politikat e shtetit ndaj Covid 19. Fox TV gjithashtu u gjobit me 3% të të ardhurave të saj nga reklamat.
  • Më 13 Prill, Parlamenti turk miratoi legjislacionin që lejon lirimin e parakohshëm të  90,000 të burgosurve më një ligj që përjashtonte ata të dënuar për krime të lidhura me terrorizmin, i cili është përdorur për të burgosur rreth  50 gazetarë për punën e tyre kritike.

Serbia 

  • Në Serbi, qeveria fillimisht hartoi një dekret që penalizonte institucionet vendore që lëshonin informacion të “pa-autorizuar” nga institucionet qendrore në Beograd rreth COVID-19. Direktiva, e cila u tërhoq më vonë, ishte pjesërisht përgjegjëse për arrestimin në 1 prill të gazetares serbe Ana Lalić nga portalit Nova.rs, e cili raportoi për kushtet e stafit që merrej me COVID-19 në një spital lokal.
  • Që nga lirimi i saj, Lalic ka marrë disa kërcënime serioze, thirrje për ndjekje penale nga mediat pro-qeveritare dhe është targetuar nga një fushatë njollosje në internet duke e quajtur atë një armik të shtetit.
  • Më 26 mars, një grup televiziv i stacionit KTV u arrestua pasi dyshohej se nuk i nënshtrohej dezinfektimit të detyrueshëm, ndërsa përpiqej të hynte në një ndërtesë administrative për të kryer një intervistë në lidhje me shitjet të tokave që po kryhen gjatë kohës së izoloimit për shkak të COVID-19.
  • Gazetarëve gjithashtu iu është ndaluar të marrin pjesë në konferencat ditore të vendit të lidhura me COVID-19 nga qeveria. Media ka mundësi të paraqesë pyetje vetëm përmes postës elektronike, pa pasur mundësi të ngrejë pyetje vijuese. Gazetarë të tjerë kanë kritikuar mungesën e qasjes në informacione nga ministrat dhe zyrtarët e shëndetësisë.
  • Afatet e Kërkesave për informacion janë pezulluar gjithashtu gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *