Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pandemia tregoi se rrjetet sociale mund të bëhen “arbitër i së vërtetës”

Burimi: Paul M. Barrett | Politico

Industria e mediave sociale është “ngritur nw kwmbw” me rastin e pandemisë së koronavirusit. Facebook, YouTube dhe Twitter kanë bllokuar përmbajtjet ku shfaqeshen kura të rreme apo artikuj sensacional, duke i orientuar përdoruesit drejt burimeve zyrtare të informacioneve mbi shëndetin. Në dy raste që tërhoqën vëmendje, Twitter ka fshirë postimet e Donald Trump dhe të presidentit brazilian Jair Bolsonaro, për shkak të shpërndarjes  së informacioneve të rreme në lidhje me koronavirusin.

Ndërkohë që ka shumë informacion të pavërtetë dhe toksik në lidhje me virusin në internet, platformat kryesore po bëjnë përpjekje serioze për ta luftuar atë, duke shkuar përtej asaj që bëjnë zakonisht. Agresiviteti që ato po demonstrojnë ndaj përmbajtjes së dëmshme duhet të transferohet edhe në aspekte të tjera kur gjërat t’i rikthehen normalitetit.

Në të kaluarën, Facebooku, Twitteri dhe You Tube (që është në pronësi të Google) i kanë justifikuar politikat e tyre të mos ndërhyrjes mbi përmbajtjen duke u shprehur se nuk janë “arbitra” të së vërtetës, por COVID-19 hodhi dritë të re mbi këtë pretendim.

Facebook po heq përmbajtjet mashtruese dhe teoritë konspirative në lidhje me pandeminë. Twitter po fshin materialet që kundërshtojnë ekspertët e shëndetësisë për tema të tilla si efektiviteti i trajtimeve të Covid 19. Nj¡ reagim nga Rudy Guliani (ish-kryetar i bashkisë së New Yoruk) që u fshi nga Twitteri citonte një aktivist konservator i cili mbrojti hidroksiklorurinën, një ilaç kundër malarjes, si një trajtim për Covid-19, edhe pse nuk është provuar i efektshëm për këtë qëllim. YouTube ka hequr mijëra video që lidhen me informacion të rrezikshme ose mashtruese si dhe tutorialet që përmbajnë metoda të paprovuara medicinale për të parandaluar Covid-19, të cilat mund të ngatërrojnë njerëzit që kërkojnë trajtim të ligjshëm.

Të tre platformat janë duke promovuar informacion të besueshëm nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nga Organizatën Botërore e Shëndetit (OBSH). Facebooku ka publikuar një ”Qendër Informacioni” me azhornimet e fundit nga CDC dhe OBSH në profilin e secilit përdorues. Twitter ka ndryshuar funksionin e tij të kërkimit në mënyrë që të favorizojë burimet zyrtare të shëndetit publik mbi ato të dyshimta.

Me fjalë të tjera platformat po shndërrohen në “arbitër” të së vërtetës, të paktën për çështjet mjekësore që lidhen me pandeminë.

Por a do të vazhdojë ky vullnet i ri të zhvillohet edhe për tema të tjera në kohë më të qeta? Gjatë një telekonference me gazetarët muajin e kaluar, themeluesi i Facebbok Mark Zuckerberg u pyet nëse kjo do të ndodhte edhe me dezinormimin politik. Ai u përgjigj negativisht.

Informacioni mbi shëndetin publik, tha ai, “është thjesht një klasë përmbajtjeje e ndryshme nga akuzat që një kandidat mund të bëjë për një tjetër gjatë zgjedhjeve”. Në një pandemi, shtoi ai, ka autoritete të besueshme që mund të identifikojnë mashtrimet dhe teoritë konspirative, duke e cilësuar këtë një dinamikë shumë të ndryshme sesa përpjekja për të qenë një gjyqtar i fjalimeve politike.

Përqendrohuni tek “gënjeshtrat materiale”

Ka një të vërtetë në krahasimin e Zuckerberg. Askush nuk do të donte apo do të priste që Facebook të lundronte në rrjedhën e lajmeve të fushatave politike duke  zhdukur  çdo mashtrim të mundshëm.

Por Zuckerberg e ekzagjeron dallimin. Eksperienca e koronavirusit na tregon se platformat mund të identifikojnë dhe të fshijnë materialet false. Për më tepër, ata e bëjnë diçka të tillë për qëllime të tjera, të kufizuara.

Marrim shembull kompaninë e Zuckerberg. Facebook ndalon përmbajtje që synojnë shtypjen e votës apo ke qorientimin e njerëzve, se ku dhe kur të shkojnë në votime. Në të njëjtën mënyrë siç ndalon edhe tentativat për të sabotuar censusin si psh. fushtata e  Trump që u hoq nga Facebooku muajin e kaluar me arsyetimin se krijon konfuzion për numërimin e popullsisë. Jashtë kontekstit rreptësisht qytetar, Facebook dhe platformat e tjera heqin informacionin e rremë që mund të çojnë në dëm fizik.

Facebook shkon dhe më tej. Në vazhdën e debutimit të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e 2016, kompania formoi një rrjet në botëror të organizatave për kontrollimin e fakteve për të zbuluar përmbajtje false në sferën politike dhe gjetkë. Nuk është mjaftueshëm, sepse grupi prej 60 organizatash që bën kontrollin e fakteve shpesh mbytet nga vëllimi i madh lajmeve të rreme dhe ka nevojë për më shumë burime – por ato identifikojnë dhjetëra fakte false në ditë, të cilat i konsiderojnë të rëndësishme. (As YouTube dhe as Twitter nuk bëjnë kontrollin e fakteve në këtë mënyrë.)

Deri më tani, Facebook nuk po i fshin informacionet që kontrolluesit e fakteve i konsiderojnë të pavërteta. Përkundrazi, thjesht i etiketon si të rreme dhe i demonstron ato në feed-in e përdoruesve. Kjo do të thotë që teksti ose imazhet e pavërteta mbeten të disponueshme për t’u shpërndarë. Një rast paradigmatik ishte videoja e Nancy Pelosi, e cila u manipulua për të bërë të dukej sikur spikerja e shtëpisë së bardhë ishte e pirë gjatë një fjalimi publik. YouTube e fshiu ndërsa Facebook dhe Twitter jo. Megjithëse ky sistem mund të jetë i papërsosur, ai tregon se kontrolli i fakteve është i mundur dhe funksionon.

Ngatërrimi i votuesve dhe minimi i demokracinë.

Një mësim i krizës së koronavirusit duhet të jetë që Facebook dhe rivalët e tij duhet të veprojnë me aftësinë e tyre për të treguar ndryshimin midis reales dhe të rremes, të vërtetës dhe të pavërtetës. Linja mund të jetë veçanërisht e ashpër kur shëndeti publik është në diskutim. Por nuk është më pak e rëndësishme në fushën politike, ku bllokimi i përditshëm i keqinformimit dhe dezinformimit ngatërron votuesit dhe minon demokracinë.

Një pjesë e logjikës se pse  kompanitë e mediave sociale i kanë rezistuar shqyrtimit të përmbajtjes politike është se kritikët konservatorë kanë kërcënuar të heqin dorë nga mbrojtja e përgjegjësisë së tyre, nën Seksionin 230 të Aktit të Mirëmbajtjes së Komunikimeve të vitit 1996, nëse ata veprojnë më shumë si botues, sesa si “platforma neutrale”. Seksioni 230 mbron platformat nga paditë mbi shumicën e përmbajtjeve të postuara nga përdoruesit. Por kritikët janë të pandershëm kur pretendojnë se mbrojtja e nenit 230 prezumohet mbi neutralitetin; thjesht nuk është ashtu. Në çdo rast, ajo që unë po kërkoj është një zgjerim i kontrollit të fakteve, jo për të shërbyer një axhendë partizane, por për të kufizuar sasinë e keqinformimeve dhe dezinformatave që ndotin jetën publike amerikane. Ky është vetëm një shërbim publik, në të njëjtën mënyrë si  heqja e dezinformatave për Covid-19 është një shërbim publik.

Platformat nuk mund dhe nuk duhet të përpiqen të referojnë çdo detaj të parëndësishme që politikanët tregojnë për njëri-tjetrin. Ata duhet të japin përparësi për çështjet dhe deklaratat pasuese të ditës, ashtu si  kontrolluesit e fakteve të Facebook tashmë përpiqen të bëjnë. Për të adresuar shqetësimet e ligjshme për përmbajtjen, madje edhe përmbajtjen e pavërtetë, duke u zhdukur nga procesverbali publik, platformat mund të mbanin një kopje të gjithçka që ata hiqnin dhe ta ruanin atë në një arkiv të koordinuar, i cili nuk mund të ndahej në internet. Në këtë mënyrë, studiuesit, gazetarët dhe anëtarët kureshtarë të publikut mund të shihnin materialin e fshirë pa rrezikun se ai do të bëhet viral.

Pandemia nënvizon se është koha që kompanitë e mediave sociale të heqin linjën e tyre të arbitrit të së vërtetës. Ata duhet të pranojnë që, edhe jashtë kontekstit shëndetësor, ata tashmë filtrojnë kategori të ndryshme të fabrikimit. Dhe ata duhet të shtojnë një kategori tjetër që ata do të survejojnë: pavërtetat e demonstrueshme që kanë rëndësi. Zgjerimi i mbikëqyrjes së tyre në këtë mënyrë nuk do të ishte domosdoshmërisht i lehtë, por përpjekja do t’i shërbente interesave të përdoruesve dhe shoqërisë në përgjithësi.

*Paul Barrett është zëvendësdrejtor i Qendrës Stern të New York për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut.

Lexo artikullin e plotë: https://www.politico.com/news/agenda/2020/04/14/social-media-coronavirus-184438?fbclid=IwAR0VpeXmeTWV2fSXCTyUbTVuzSBoCLN5xJGxFFR51d4KupZfJDvrAXbYt3I

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *