Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rikthimi në izolim pas “liri daljeve” të fundjavës shoqërohet me kritika për mungesë koherence në masat kundër COVID-19

Shqipëria sapo kaloi fundjavën e gjashtë në izolim për shkak të pandemisë së COVID-19. Qytetarët duhej të qëndronin të izoluar për më shumë se 55 orë, ndërkohë që një “leje e veçantë” e miratuar nga një njoftim i Kryeministrit në Facebook, ju dha pensionistëve dhe nënave më fëmijë, ndërkohë që burrat u udhëzuan të qëndrojnë në shtëpi e të bëjnë punët.

Fundjava i gjeti qytetet të mbushura me njerëz, dhe nuk munguan as postimet që shfaqnin një lloj krenarie për këtë regjim të çuditshëm masash nga përfaqësues të lartë të qeverisë.

Ndërsa sot kufizimet iu rikthyen normalitetit, por me rregulla të reja për sa i përket fashave orare të lëvizjes dhe rihapjes të disa bizneseve.

Kjo vjen si një strategji me katër faza që synon përfundimin gradual të  karantinës, plan që sipas qeverisë vjen i propozuar nga “Këshilli Teknik i Ekspertëve”. Qytetarët do të  kenë një leje dalje të vlefshme deri në dy orë kohë, duke ruajtur parametrat e distancimit social dhe do të nisë aktiviteti i më shumë bizneseve si dyqanet e tekstileve, veshjeve, luleve, elektro-shtëpiakeve etj.

Në vende të ndryshme të botës kanë nisur protestat kundër qeverive për shkak të privimit të lirive gjatë kohës së izolimit edhe në Shqipëri kanë nisur lëvizjet e para simbolike kundër menaxhimit të  situatës së pandemisë  COVID 19.

Më 23 Prill, Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar të Shkencës së bashku me dy gazetare protestuan jashtë parlamentit kundër shtyrjes së gjendjes së  jashtëzakonshme, të fatkeqësisë natyrore deri më 23 Qershor.

“Jo diktaturës, po lirisë” ishte moto e kësaj proteste, që ftoi edhe qytetarë të tjerë t’i bashkoheshin këtij qëndrimi.

Shumë figura publike kanë kundërshtuar masat e izolimt në vendin tonë duke bërë thirrje se dëmet ekonomike dhe psikologjike të popullsisë do të jenë më të larta se dëmi mjekësor.

Foto të lëvizjes në fundjavë kanë treguar një dyndje të qytetarëve në ambientet e hapura, e jo vetëm kategori të caktuara si pensionistët dhe fëmijët, gjë që për gazetarin Mentor Kikia e bën të pa efektshëm rikthimin në karantinë.

Ndërkohë edhe komuniteti i artistëve ka nisur të reagojë. Një pjesë, ajo e artistëve të pavarur, kërkuan përmes një letre të hapur të përfshihen në grupet që duhet të përfitojnë nga ndihma.

Aktorja Egla Ceno ka ndarë dje një video-mesazh ku ironizon masat që ndryshojnë vazhdimisht.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *