Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti i KE: Përkeqësohet liria e Medias në Shqipëri, rriten sinjalizimet për dhunë dhe intimidim të gazetarëve

Një raport i publikuar sot nga Këshilli i Evropës (KE) tregon përkeqësim të lirisë së medias në Shqipëri gjatë vitit 2019. Dokumenti i hartuar nga organizatat partnere të KE-së për mbrojtjen e gazetarëve thekson se masat e marra nga Qeveria shqiptare kanë vënë në rrezik lirinë dhe aktivitetin e gazetarëve.

Sipas raportit në Shqipëri numërohen 11 sinjalizime aktive në platformën e KE-së, (7 prej të cilave janë dërguar në vitin 2019, krahasuar me vetëm 1 sinjalizim gjatë 2018) që pasqyrojnë dhunë ndaj gazetarëve apo pengim në ushtrimin e profesionit.

Kjo rritje e dukshme sinjalizon një përkeqësim të kushteve të punës së gazetarëve në vend“, thuhet në raport.

ÇFARE ESHTE PLATFORMA E SINJALIZIMEVE TE KE ?

Platforma e sinjalizimeve të KE-së është një hapësirë publike për të lehtësuar përpilimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi shqetësimet serioze në lidhje me lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Kjo platformë synon të përmirësojë mbrojtjen e gazetarëve, të adresojë më mirë kërcënimet dhe dhunën ndaj profesionistëve të mediave dhe të nxisë reagimin brenda Këshillit të Evropës.

Ndër problemet kryesore renditen masat e marra nga Kryeministri Rama më 1 dhjetor të vitit 2019, me urdhërimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare  për të bllokuar portalet e lajmeve online për shkak të shpërndarjes së “lajmeve të rreme” që shkaktojnë panik pas një tërmeti të madh.

Katër sinjalizime lidhen me intimidimin dhe ngacmimin e gazetarëve, duke përfshirë dhunën fizike. Rasti i gazetares Alice Taylor që punon për median Exit.al me qendër në Tiranë, e cila u bë subjekt i një fushatë njollosje pas një prononcimi për median “Russa Today” rreth protestave të opozitës në Shqipëri.

“79 portalet lokale publikuan foto që akuzojnë gazetaren se ishte paguar dhe kishte lidhje me Federatën Ruse, dhe pretendonin se portali i saj ishte i lidhur me një parti opozitare”, thuhet në raport.

Vëmendje i kushtohet edhe mbylljes së emisioneve në televizionin News 24, përkatësisht emisionin “A Show”, të gazetarit Adi Krasta dhe emisionit “Të paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi. Veprime këto që sipas raportit erdhën nga qasja kritike që kishin ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Pjesa e plotë dedikuar Shqipërisë

Në fund të dhjetorit të vitit 2019 pati 11 sinjalizime për Shqipërinë, me shtatë raste të reja të paraqitura në Platformë në vitin 2019, në krahasim me një sinjalizim në 2018. Kjo rritje e dukshme tregon një përkeqësim të kushteve të punës së gazetarëve në vend .

Katër sinjalizime ishin të fokusuara në ngacmimin dhe frikësimin e gazetarëve, përfshirë dhunën fizike. Një gazetare britanike, Alice Taylor, e cila punon për portalin Exit.al ishte shënjestra e një fushate  njollosje pas një deklarate që ajo dha për  “Russia Today”

79 portalet lokale publikuan foto që akuzojnë gazetaren se ishte paguar dhe kishte lidhje me Federatën Ruse, dhe pretendonin se media e saj ishte e lidhur me një parti opozitare.

Shtatë sinjalizimet e reja në vitin 2019 tregojnë një përkeqësim të kushteve të punës së gazetarëve në Shqipëri

Më 13 Prill 2019, disa gazetarë u plagosën kur policia shqiptare gjuajti gaz lotsjellës në një turmë gjatë një demonstrate në Tiranë. Një reporter u lëndua nga gazi lotsjellës. Një tjetër u godit në kokë me një shkop metalik nga një oficer policie. Autoritetet shqiptare iu përgjigjën sinjalizimit në qershor, duke thënë se në asnjë rast policia nuk kishte kryer ndonjë dhunë kundër gazetarëve ose ekuipazheve të kameramanëve .

Më 29 qershor 2019, gazetari dhe kameramani Enver Doçi nga kanali televiziv News 24 u sulmua nga oficerët e policisë ndërsa po filmonte arrestimin e protestuesve në Dibër. Raportohet se policia e goditi dhunshëm në këmbë dhe në krah. Policia e Shtetit u përgjigj duke thënë se i vjen keq për “veprimin e pakujdesshëm të kryer nga një oficer policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke rrëzuar gazetarin Enver Doçi ndërsa ai ishte duke filmuar operacionin policor”.

Neës 24 njoftoi mbylljen e dy emisioneve: emisionin e Ylli Rakipi, “Të paekspozuarit” dhe emisionin e Adi Krastës “A Show”. Të dy programet ishin kritike ndaj Kryeministrit Rama.

Gazetarit Adi Krasta iu ndërpre kontrata pas “kërcënimeve” të kryetarit te bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj dhe Kryeministrit. Më 19 korrik 2019, gazetari Artur Cani zbuloi se Kryeministri kishte takuar pronarin e News 24 për të kërkuar shkarkimin e gazetarit Ylli Rakipi, dhe duke paralajmëruar se Adi Krasta ka të ngjarë të humbasë edhe punën e tij.

Këshilli Shqiptar i Medias, një organizatë e përbërë nga gazetarë dhe profesionistë të mediave, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka përdorur tërmetin e 26 nëntorit 2019 për të mbyllur ose bllokuar mediat kritike online. Më 30 nëntor 2019 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), bllokoi portalin e lajmeve joqalbania.com.

Një çështje madhore në Shqipëri ishte ndryshimi i ligjit nr. 9918 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe Nr. 97/2013 “Për median audio vizive në Republikën e Shqipërisë” që do të rrisë fuqinë e autoriteteve shtetërore për të kontrolluar median online.  Kjo u prezantua si një paketë “anti-shpifje” dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë më 3 korrik 2019. Në dhjetor 2019, Parlamenti shqiptar miratoi këto ndryshime me shumicë të votave. Organizatat për lirinë e medias paralajmëruan që paketa do të zëvendësonte vetërregullimin aktual të mediave online me kontrollin e shtetit mbi të dhe i hodhi poshtë ndryshimet kozmetike të minutës së fundit. Pas vetos nga Presidenti shqiptar, shumica parlamentare ranë dakord të presin mendimin e Komisionit të Venecias përpara se të votonin për paketën ligjore me një procedurë të përshpejtuar në Mars 2020.

Platforma e Këshillit të Evropës për të promovuar mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve regjistroi 142 kërcënime serioze për lirinë e mediave, duke përfshirë këtu 33 sulme fizike ndaj gazetarëve, 17 raste të reja ndalimi dhe burgosjeje, 43 raste ngacmimesh dhe frikësimesh si dhe dy raste të reja të pandëshkueshmërisë për vrasje. Të gjitha këto të marra së bashku sipas raportit tregojnë një rritje të tentativës për të frikësuar gazetarët, gjë që sipas raportit të KE-së kërkon veprime urgjente nga shtetet anëtare për të mbështetur rolin thelbësor të një shtypi të lirë në shoqëritë demokratike.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

One Response

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *