Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Dhjetë arsye pse një “Depresion i Madh” në vitin 2020 është i pashmangshëm

Burimi:  Nouriel Roubini | The Guardian

Pas krizës financiare 2007-2009, paqëndrueshmëria dhe rreziqet e ekonomisë globale u përkeqësuan nga gabimet në politika. Pra, në vend që të adresoheshin problemet strukturale dhe kolapsi financiar, qeveritë nuk morën përgjegjësitë që ju takonin, duke krijuar rreziqe më të mëdha që çonin drejt një krize tjetër të pashmangshme. Fatkeqësisht edhe nëse “Recesioni i Madh” çon në një rikuperim në formë U je këtë vit, një “Depresion i Madh” në formë L je do të vijojë gjatë kesaj dekade, për shkak të 10 tendencave të rrezikshme.

Trendi i parë ka të bëjë me defiçitet dhe rreziqet e tyre si borxhet dhe dështimet në shlyerjen e detyrimeve. Përgjigja e politikës ndaj krizës Covid 19 nënkupton një rritje masive të defiçiteve fiskale , në 10 % të GDP (PBB) ose më shumë, në një kohë kur nivelet e borxhit publik në shumë vende ishin të larta, apo edhe të paqëndrueshme.

Për më tepër, humbja e të ardhurave për shumë familje dhe kompani do të thotë që nivelet e borxhit të sektorit privat do të bëhen gjithashtu të paqëndrueshme, potencialisht duke çuar në falimentime. Së bashku me nivelet e rritjes së borxhit publik, kjo con në një rimëkëmbje më të dobët sesa ajo që pasoi recesionin e  madh një dekadë më parë.

Një faktor i dytë është sasia demografike në ekonomitë e zhvilluara. Kriza Covid-19 tregon se shpenzime publike duhet të investohen  më tepër për sistemet shëndetësore, dhe se kujdesi shëndetësor universal dhe të mirat e tjera publike janë domosdoshmëri, jo luks. Sidoqoftë, për shkak se shumica e vendeve të zhvilluara kanë shoqëri në plakje, financimi i shpenzimeve të tilla në të ardhmen do bëjë që borxhet e ardhura nga sistemi i kujdesit shëndetësor dhe sigurimet shoqërore të jenë edhe më të mëdha.

Një çështje e tretë është rreziku në rritje i deflacionit. Përveç shkaktimit të një recesioni të thellë, kriza po krijon gjithashtu një ngadalësim masiv të mallrave (makina dhe kapacitete të papërdorura) dhe tregjet e punës (papunësi masive), si dhe drejtimin e një kolapsi të çmimeve në mallra të tilla si nafta dhe metalet industriale. Kjo bën që deflacioni i borxhit të jetë i mundshëm, duke rritur rrezikun e falimentimit.

Një faktor i katërt  do të jetë zhvlerësimi i monedhës. Ndërsa bankat qendrore përpiqen të luftojnë deflacionin dhe të heqin dorë nga rreziku i rritjes së normave të interesit (pas ngritjes së borxhit masiv), politikat monetare do të bëhen edhe më të pazakonta dhe më të gjera. Në afat të shkurtër, qeveritë do të duhet të bëjnë defiçite fiskale të fituara për të shmangur depresionin dhe deflacionin. Megjithatë, me kalimin e kohës, tronditjet e përhershme negative të furnizimit nga de-globalizimi i përshpejtuar do ta bëjnë stagniacionin të pashmangshëm.

Një çështje e pestë është ndërprerja më e gjerë dixhitale e ekonomisë. Me miliona njerëz që humbasin punën e tyre ose punojnë dhe fitojnë më pak, boshllëqet e të ardhurave dhe pasurive të ekonomisë së shekullit 21 do të zgjerohen më tej. Për tu mbrojtur nga goditjet e ardhshme të zinxhirit të furnizimit, kompanitë në ekonomitë e përparuara do të rihapin prodhimin nga rajonet me kosto të ulët në tregjet e brendshme me kosto më të lartë. Por në vend se të ndihmojë punëtorët në shtëpi, kjo prirje do të përshpejtojë ritmin e automatizmit, duke ushtruar presion në uljen e pagave dhe duke tejkaluar më tej në nxitjen e populizmit, nacionalizmit dhe ksenofobisë.

Kjo çon në faktorin e gjashtë të madh: deglobalizimin. Pandemia është duke përshpejtuar tendencat drejt balkanizmit dhe copëzimit që tashmë ishin duke u zhvilluar. SHBA dhe Kina do të vecohen dhe shumica e vendeve do të përgjigjen duke miratuar politika akoma më mbështetëse për të mbrojtur firmat vendase dhe punëtorët nga ndërprerja globale. Bota pas pandemisë do të zhvilliohet me kufizime më të shtrënguara në lëvizjen e mallrave, shërbimeve, kapitalit, punës, teknologjisë, të dhënave dhe informacionit. Kjo tashmë po ndodh në sektorët farmaceutikë, pajisjet medicinale dhe ushqimore, ku qeveritë po vendosin kufizime të eksportit dhe masa të tjera mbrojtëse për t’iu përgjigjur krizës.

Reagimi kundër demokracisë do të forcojë këtë prirje. Drejtuesit populistë shpesh përfitojnë nga dobësia ekonomike, papunësia masive dhe pabarazia në rritje. Në kushtet e rritjes së pasigurisë ekonomike, do të ketë një impuls të fortë për të fajësuar emigrantët për krizën. Punëtorët e jakave të bardha dhe grupet e gjera të klasës së mesme do të bëhen më të ndjeshme ndaj retorikës populiste, veçanërisht propozimet për të kufizuar emigracionin dhe tregtinë.

Kjo tregon për një faktor të tetë: bllokimin gjeostrategjik midis SHBA-së dhe Kinës. Me administratën Trump që është duke bërë çdo përpjekje për të fajësuar Kinën për pandeminë, regjimi i Presidentit Kinez Xi Jinping do të dyfishohet në pretendimin e tij se SHBA po komploton për të parandaluar ngritjen paqësore të Kinës. Ndarja Sino Amerikane (mardhënia diplomatike SHBA- Kinë ose ndryshe Sino Amerikan) në tregtinë, teknologjinë, investimet, të dhënat dhe aranzhimet monetare do të intensifikohet.

Më keq, kjo ndarje diplomatike do të krijojë mundësinë për një luftë të re të ftohtë midis SHBA dhe rivalëve të saj – jo vetëm me Kinën, por edhe me Rusinë, Iranin dhe Koren e Veriut. Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ka çdo arsye për të pritur një zhvillim në luftën klandestine kibernetike, duke çuar potencialisht madje deri në përplasje ushtarake. Dhe për shkak se teknologjia është arma kryesore në luftën për kontrollin e industrive të së ardhmes dhe në luftimin e pandemive, sektori privat i teknologjisë amerikane do të bëhet gjithnjë e më i integruar në kompleksin kombëtar të sigurisë-industriale.

Një rrezik përfundimtar që nuk mund të injorohet është përçarja mjedisore, e cila, siç ka treguar kriza Covid-19, mund të shkaktojë shumë më tepër shkatërrim ekonomik sesa një krizë financiare. Epidemitë e përsëritura (HIV që nga vitet 1980, Sars në 2003, H1N1 në 2009, Mers në 2011, Ebola në 2014-16) janë ashtu si ndryshimi i klimës, katastrofat në thelb të prodhuara, të lindura nga standarde të dobëta shëndetësore dhe sanitare, nga abuzimi i sistemeve natyrore, etj. Pandemitë dhe simptomat e shumta të ndryshimit të klimës do të bëhen më të shpeshta, të rënda dhe të kushtueshme në vitet në vazhdim.

Këto 10 rreziqe, tashmë të mëdha që para se të goditeshim nga Covid-19, kërcënojnë të nxisin një stuhi që përfshin tërë ekonominë globale në një dekadë dëshpërimi. Deri në vitet 2030, teknologjia dhe udhëheqja politike më kompetente mund të jenë në gjendje të zvogëlojnë, zgjidhin ose minimizojnë shumë prej këtyre problemeve, duke krijuar një rend ndërkombëtar më gjithëpërfshirës, bashkëpunues dhe më të qëndrueshëm. Por çdo fund i lumtur supozon se ne do të gjejmë një mënyrë për t’i mbijetuar Depresionit të Madh që vjen.

*Nouriel Roubini është profesor i ekonomisë në Shkollën Stern të Biznesit të Universitetit të Nju Jorkut. Ai ka punuar për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Rezervën Federale të SHBA dhe Bankën Botërore.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *