Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Bukuria e panjohur e Lurës nën kërcënimin e HEC-eve”

Grupimi “Mbro Parkun Zall-Gjoçaj” ka publikuar një FactSheet të quajtur “Bukuria e panjohur e Lurës nën kërcënimin e HEC-eve”, ku janë bërë të ditura disa fakte shkencore lidhur me pasuritë në biodiversitet të asaj zone, pjesë e Matit, ku pritet të ndërtohen dy hidrocentrale.

Materiali i publikuar bën me dije se punimet po kryehen në një hapësirë të shpallur Park Kombëtar. Në vitin 2018, sipas një Vendimi të Këshillit të Ministrave, Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën, për të formuar kështu “Parkun Kombëtar Lurë – Mali i Dejës”.

Në këtë park pritet të ndërtohen hidrocentralet Sekë dhe Zais, në lumin Urakë dhe Flim. Ky projekt, nënvizohet në factsheet, “ndëshkon” rreth 10.800 banorë të 11 fshatrave, të cilët e kanë këtë burim parësor për ujë të pijshëm, vajditje, bujqësi, blegtori, rritje të bletës dhe për mullinjtë e blojës së miellit.

Jo vetëm njerëzit, futja e 97% të gjithë burimit ujor në tuba rrezikon edhe speciet e tjera. FactSheet-i i publikuar pohon se atje rriten të gjithë gjitarët që gjenden në Shqipëri, si ariu, ujku, rrëqebulli, macja e egër, derri i egër, dhia e egër dhe kaprolli. Njëkohësisht, atje ndodhen edhe 24 lloje drurësh, shkurresh dhe bimësh të rralla.

Ky dokumen nxjerr në dritë parregullsinë ligjore në dhënien e lejes, ku theksohet se nuk është marrë miratimi i komunitetit.

Dokumenti i parë dedikuar vlerave natyrore të zonës “Zall Gjoçaj”

Qëllimi kryesor i hartimit të këtij “factsheet”, me mbështjeten e organizatave në mbrojtje të mjedisit, është pasja e një dokumenti me informacion të detajuar rreth çështjes, pohon Aurora Leka, paraligjore pranë Klinikës së Ligjit, e cila përfaqëson banorët në Gjykatën të Shkallës së Parë, Tiranë.

Nuk ka patur asnjë dokument më përpara të kësaj natyre. Zall-Gjoçaj është ende një destinacion i pazbuluar, një ‘ishull’ i izoluar i natyrës floristike të vendit tonë, pjesa më e padëmtuar e ‘Parkut Lurë – Mali i Dejës’ e ndaj kërkohet të mbrohet me ngulm ruajtja e virgjinitetit të tij”, tregon më tej Leka.

Rrjetet sociale kanë shërbyer si kanal i rëndësishëm komunikimi, thekson ajo, ku vazhdimisht tek faqja “Mbro Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj” shpërndahen materiale rreth organizimit dhe rezistencës së banorëve.

Aurora Leka, paraligjore pranë Klinikës së Ligjit

Nëpërmjet një “medie” të vogël tonën që kemi krijuar në Facebook përpiqemi sa më shpësh t’ju kujtojmë njerëzve se sa e rëndësishme është mbrojtja e natyrës, se kjo luftë nuk duhet të jetë vetëm e banorëve të Zall-Gjoçaj por e çdo qytetari”.

Aurora Leka thekson se punimet e hidrocentraleve në këtë periudhë pandemie janë ndërprerë.

Pezullimi i aktiviteteve nga virusi e ka bërë shumë të vështirë organizimin e takimeve dhe tubimeve, por banorët qëndrojnë në gjendje vigjilence për çdo të re që ndodh në terren. Fatmirësishisht gjatë “pushimit” tonë të detyruar ka “pushuar” edhe kompania ndërtuese”, përfundon ajo.

Rezistenca vazhdon

Prej muajit tetor, banorët e Matit janë organizuar dhe kanë kundërshtuar lejet e dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Flim dhe Urakë. Në Zall-Gjoçaj ata kanë ngritur edhe çadrën e rezistencës dhe nuk kanë lejuar që punimet të përparojnë.

Paralelisht, ata kanë ngritur padi ndaj disa institucioneve shtetërore dhe kompanisë “Seka Hydropower” pranë Gjykatës të Shkallës së Parë, Tiranë. Padia e bërë vjen pasi ata pretendojnë se leja mjedisore është dhënë në kundërshti me ligjin, pasi nuk është marrë mendimi i komunitetit.

Seancat gjyqësore janë zvarritur disa here radhazi pasi kompania konçensionare nuk është paraqitur.

Protesta e fundit ishte ajo e datës 6 Mars, ky qytetarë që preken nga HEC-et por edhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan para Bashkisë së Matit. Ata u kërkuan përfaqësuesve të këtij institucioni të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë banorët.

Në shenjë simbolike, banorët i dorëzuan kësaj Bashkie një arkivol, si simbolikë e pasoja që do të sjellin HEC-et në natyre. Dorëzimi i aktit nuk është lejuar nga policia, të cilët u përplasën me banorët. Një prej prej protestuesve denoncoi forcat policore, ku sipas tij, ushtruan dhunë fizike, duke e goditur atë me grusht.

Në date 18 mars, makineritë pranë cadres së rezistencës janë djegur së dyti here, por nuk dihet autori. Tre banorë janë shoqëruar në komisariatin e Burrelit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *