Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Protestë në Durrës për Teatrin Kombëtar dhe trashëgiminë kulturore

Ditën e djeshme, u mbajt protesta e tretë e organizuar nga Aleanca në Mbrojtje të Teatrit, revoltë e cila mblodhi qindra pjesëmarrës përpara rrënojave të asaj çka ka mbetur nga Teatri Kombëtar. Kjo ngjarje pati jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat denoncuan mungesën e dialogut midis palëve por edhe dhunën e ushtruar nga forcat policore.

Vala e protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka patur përkrahje dhe nga organizime në qytete të tjera të Shqipërisë. Të mërkurën në Durrës, qytetarë dhe aktivistë u mblodhën përpara teatrit “Aleksandër Moisiu” për të kundërshtuar shembjen e godinës së teatrit ne Tiranë, por njëkohësisht për të denoncuar dëmtimin e vazhdueshëm të arkeologjisë në qytetin bregdetar.

Protesta u zhvillua në distancë duke respektuar rregullat e distancimit social dhe në mënyrë tërësisht paqësore, por pavarësisht kësaj u shoqëruan  në polici  dy prej organizatorëve, të cilët u liruan pasi u kryen veprimet procedurale në polici.

Foto nga Geri Emiri

“Dje Durrësin, sot teatrin, nesër ne” shkruhej në nje nga pankartat që mbanin në duar protestuesit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se kauza e tyre tashmë do të shpërndahet në qytete të ndryshme të Shqipërisë duke i bërë thirrje qytetarëve nga rrethe të ndryshme të bashkohen.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *