Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Punëtoret e një fasonerie në Durrës në protestë për “pagën e luftës”

Punonjësit e një fasonerie në Durrës protestuan sot përpara Drejtorisë së Tatimeve, për shkak të mungesës së mbështetjes financiare gjatë krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Të punësuarat shprehen se deri në muajin maj kanë marrë rrogë të pjesshme prej 10.000 lekësh dhe kërkojnë të përfshihen në skemën e miratuar nga qeveria, ku të mund të përfitojnë “pagën e luftës”.

Ne kemi ardhur për arsyen se duam të dimë pse ne nuk e përfitojmë “pagën e luftës” në të njëjtën kohë që ne kemi ndjejtur në shtëpi që nga momenti që janë mbyllur shkollat, kush për arsye se ka pasur fëmijë të vegjël, kush se nuk ka pasur transport”, shprehet një prej të punësuarave në këtë fasoneri.

Sipas raportimeve, janë rreth 70 punonjëse të këtij sektori që nuk kanë përfituar pagat.

Prej fillimit të muajit mars, ku u shfaqën dy rastet e para me Covid–19, qeveria shqiptare ka kaluar dy paketa ndihme për individët apo bizneset e prekur ekonomikisht nga virusi.

Paketa e parë, e miratuar në 27 mars, përfshiu tre kategori përfituesish; ata që marrin ndihmë ekonomike, personat që gëzojnë statusin e të papunit dhe të punësuarit/vetëpunësuarit në biznese me xhiron vjetore deri në 14.000.000 lekë.

Këto subjekte do të marrin përkatësisht vlerën prej 26.000 lekësh në bazë mujore gjatë pandemisë.

Ndihma e dytë financiare, e miratuar në datën 16 prill, ka në fokus individët të punësuar aktualisht apo ata janë larguar nga puna si pasojë e Covid-19. Këto subjekte do të përfitojnë vlerën prej 40.000 lekësh, e cila merret vetëm një herë si shumë e vetme dhe mbulon muajt e izolimit.

Në datë 24 mars, është identifikuar personi i parë i prekur nga koronavirusi në këtë sektor. Prej kësaj datë, rastet janë shtuar, duke çuar në mbylljen e dhjetëra fasonerive në Shqipëri.

Shqetësimi se përhapja e këtij virusi do ishte me ritme të shpejta në këtë mjedis është lajmëruar dhe artikuluar nga vetë të punësuarit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

2 Responses

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *