Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Video-mesazh për zgjedhjet në Universitet: “Kosh plehrash në vend të kutisë së votimit”

Saga e zgjedhjeve për rektor dhe anëtar senati në universitete publike, të shpallura në kohë pandemie dhe izolimi, ka frymëzuar aktivisten Anila Balla që të realizojë një punim ku shpalos qëndrimin e saj rreth kësaj situate dhe rolit që kanë studentët në sistemin arsimor.

Ajo ka vendosur një kosh në hyrje të disa universiteteve publike, sipër së cilit shkruhet “Studentë, votoni këtu” dhe e ka dokumentuar me anë të videos, të cilën e ka dërguar në redaksinë e Citizens Channel.

https://www.facebook.com/citizenschannel/videos/639497803321881/

Balla tregon se shpallja e zgjedhjeve për rektor dhe senat akademik në universitetet publike, teksa Shqipëria ishte nën izolim dhe auditorët ishin bosh, i dhanë asaj shtysën për ta realizuar materialin.

“Ministria e Arsimit, në kulmin e pandemisë dhe izolimit, shpall: ZGJEDHJE TË REJA UNIVERSITARE PA PJESËMARRJEN E STUDENTËVE”, shkruhet në hyrje të videos së saj.

“Si mund të shpallësh zgjedhje kur e di që studentët nuk mund të marrin pjesë?!”, ngre pyetjen, teksa thekson se studentët në Shqipëri nuk gëzojnë statusin që meritojnë në sistemin arsimor.

Anila Balla, aktiviste

Studenti nuk konsiderohet, ndërkohë që është kryesori. Në çdo vendim në lidhje me universitetin nën rreshta lexohet moskonsiderata për ta“.

Kjo mënyrë e funksionimit të arsimit, vijon Anila Balla, ndikon negativisht tek studenti shqiptar.

Për rrjedhojë, një pjesë e studentëve bëhen indiferent dhe largohen nga Shqipëria. Një pjesë, angazhohet dhe aktivizohet për të ndryshuar situatën. Këta të fundit duhet të shtohen“.

E ç’ndodhi me zgjedhjet në universitet?

Në datën tetë maj, 2020 do të mbaheshin zgjedhjet në universitetet publike. Pandemia çoi në shtyrjen e tyre dhe Ministria e Arsimit ricaktoi ditën e 12 qershorit për t’u zhvilluar këto zgjedhje.

Krahas saj, u shty edhe gjendja e fatkeqësisë natyre, e cila përfundon në 23 qershor. Në një periudhë të tillë, Kushtetuta ndalon mbajtjen e zgjedhjeve për Parlamentin, Presidentin dhe Bashkitë.

Nga krahu tjetër, universitetet e Tiranës në muajin qershor mund të frekuentohen vetëm nga studentët që janë në proces diplomimi. Për këtë arsye, të revoltuar nga përjashtimi prej këtij procesi, studentë dhe akademikë u mobilizuan dhe kundërshtuan mbajtjen e zgjedhjeve në një kohë kur vetëm një pjesë e tyre ndodheshin në auditorë.

Fill pas njoftimit, universitarët kanë krijuar grupimin online #Jo Zgjedhje Pa Studentë, i cili ka shërbyer si bazë informimi, shkëmbimi mendimesh dhe aksionesh konkrete.

Disa studentë i dërguan letër publike Ministres së Arsimit për shtyrje të zgjedhjeve, Besa Shahinit ndërsa të tjerë, në bashkëpunim me Qëndresën Qytetarë në datë tetë maj depozituan padi pranë Gjykatës Administrative për rrëzimin e Urdhrit të Ministrisë së Arsimit mbi datën e re të zgjedhjeve.

Në po atë ditë, Ministrja Shahini deklaroi se zgjedhjet në universitete do të shtyhen në një datë të papërcaktuar.

Disa nga anëtarët e komisionit të zgjedhjeve të Universitetit të Tiranës, pavarësisht shtyrjes pa afat, kanë vazhduar me përgatitjet për zgjedhjet duke miratuar edhe listën e kandidatëve për rektor si dhe për anëtarë të senatit akademik të Universitetit të Tiranës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *